• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Metafora” është revistë e së ardhmes, e përpjekjeve dhe e vizioneve të reja

Synim themelor i "Metaforës" është ngritja shpirtërore e njeriut në këto udhëkryqe ballkanike, shpeshherë të ngulfatur nga atavizmat e së kaluarës. Me frymën e saj të re, të kthjellët dhe të shëndetshme, revista paraqet një vlerë krejtësisht të re në mjedisin tonë.

16/12/2021
| Kulturë, Rajon

Prof. Xhelal Zejneli – Revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora” të cilën e boton Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, redaktohet nga persona kompetentë të lëmit të letërsisë, të artit dhe të kulturës të hapësirës sonë.

Në revistën e sipërthënë janë angazhuar intelektualë eminentë, shumica e të cilëve janë profesorë universitarë, hulumtues të dëshmuar të fushës së letërsisë dhe të kulturës, si dhe artistë kreativë të sferës së artit figurativ apo të artit muzikor.

 Ajo që e bën të veçantë këtë revistë është fakti se në faqet e saj trajtohen kryesisht çështje të lëmenjve të lartpërmendur që kanë të bëjnë me të tashmen dhe me të ardhmen e që janë në dobi dhe në interes të brezave të rinj. Me fjalë të tjera, revista “Metafora” është revistë e së ardhmes, e përpjekjeve dhe e vizioneve të reja, për një të nesërme më të mirë dhe më të sigurt.

Synim themelor i “Metaforës” është ngritja shpirtërore e njeriut në këto udhëkryqe ballkanike, shpeshherë të ngulfatur nga atavizmat e së kaluarës. Me frymën e saj të re, të kthjellët dhe të shëndetshme, revista paraqet një vlerë krejtësisht të re në mjedisin tonë. Në të afirmohen vlerat që i çelin shtigjet e bashkëjetesës midis popujve dhe të forcimit të saj, që çojnë drejt paqes dhe qëndrueshmërisë, që ngjallin mirëbesim të ndërsjellë, që i luftojnë paragjykimet dhe që sugjerojnë tolerancë e mirëkuptim midis njerëzve. Vlerat estetike të “Metaforës” na mësojnë sesi midis dallimeve të shohim dhe të vërejmë bukuri dhe pasuri.

Ajo i nxjerr në sipërfaqe porositë që i bashkojnë njerëzit dhe jo veprimet, sjelljet apo diskurset që me gjuhën e urrejtjes e të jotolerancës mbjellin përçarje dhe shkaktojnë zënka e konflikte. “Metafora” është zëri i arsyes dhe i shpirtit të lirë, pikërisht për faktin se letërsia, arti dhe kultura janë vlera të cilat nuk mund të paramendohen jashtë arsyes njerëzore. “Metafora” është gjuha poetike vetë. “Metafora” dëshmon se poezia apo fjala artistike janë e bukura vetë, janë vlera që nuk njohin kufij midis njerëzve, që arrijnë edhe në qytetërimet më të largëta.

Revista “Metafora” në faqet e saj pasqyron vlera dhe porosi universale, të pakufizuara në kohë dhe hapësirë. Faqet e revistës përçojnë mesazhe integruese dhe kundër çintegrimeve, porosi paqeje dhe kundër zënkave e konflikteve, mesazhe ndershmërie dhe kundër pandershmërive, porosi për sundimin e së vërtetës sokratiane dhe kundër sjelljeve mefistofeliane. “Metafora” synon të na e bëjë me dije se ambiciet makbetiane vrasin ëndrrat dhe gjumin e pafajshëm, se terri i obskurantizmit mposhtet me dritën e iluminizmit volterian, se mendësia provinciale çlirohet me vrullin faustian.

Të vetëdijshëm se pasuria shpirtërore është ajo që e shquan njeriun si qenie njerëzore, parësore për “Metaforën” është respektimi i parimit të harmonisë dhe të qenies që shpijnë drejt dritës. Me përmbajtjen shumëdimensionale dhe të shumanshme të saj, revista “Metafora” i lë pas dhe i tejkalon kufizimet retrograde dhe anakronike. Sartri thotë: “Ekzistenca i prin esencës”. Pikërisht për këtë arsye, revista e sipërthënë është në funksion të njeriut, të këtij njeriu i cili në këtë univers të pafund rrezikon të humb qenësinë e vet.

Si një revistë e hapur, transparente dhe pranuese për personat me pikëpamje bashkëkohore dhe të shëndosha ndaj jetës dhe ndaj krejt asaj që e bën njeriun të jetë ai vetë, “Metafora” qëndron larg gjykimeve dhe shpirtngushtësisë provinciale. Duke e afirmuar modernen dhe bashkëkohoren, kjo revistë i bashkon njerëzit e pikëpamjeve bashkësive të ndryshme. Ajo është e hapur për çdokënd i cili rrëzëllen urti, mençuri dhe optimizëm. Ajo luan rol të jashtëzakonshëm për emancipimin e shoqërisë në trevat tona dhe aspiron drejt përkryerjes së pafund të njeriut si një qenie e vetëdijshme, e ndërgjegjshme dhe e mëvetësishme, qenie që mbron lirinë e vet dhe të tjetrit, që e fiton lirinë e vet pa e rrezikuar lirinë e tjetrit. Ajo është revistë e lirisë individuale të njeriut si qenie e mëvetësishme.

 Burim drite i “Metaforës” janë idetë karteziane dhe volteriane që mbjellin mirësi dhe humanizëm për të gjithë ne dhe përreth nesh, pa dallime mbi çfarëdo baze qoftë.


Publikimi i mëparshëm

Askush në shtypin amerikan nuk e kujtoi Faikun më bukur se sa kritiku i Sekretarit Hull, Drew Pearson

Publikimi i radhës

Shqetësimi intelektual i letërsisë

Publikimi i radhës

Shqetësimi intelektual i letërsisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.