Një ditë pas festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë , më 29 nëntor 2021, është ndarë nga jeta aktivisti i palodhur, veprimtari i dalluar dhe luftëtari i paepur i UÇK-së, z. Lezam Ramadani nga fshati Vicë i Komunës së Tetovës.
Për opinionin publik në vendin tonë dhe në hapësirën gjithëkombëtare, u bë i njohur jo nga funksioni apo pozita, por nga veprimtaria e ngjeshur atdhetare.
Ishte dhe do të kujtohet si një veprimtar i devotshëm që tërë jetën ia kushtoi kauzës sonë. Qindra e mijëra miq që e kanë njohur, do ta kujtojnë si idealist me virtyte të larta që punoi pareshtur për të mirën e përgjithshme.
Lavdi veprës së tij të pavdekshme!