• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UT organizoi panel diskutimi, me temë: “Kanceri i gjirit – muaji i ndërgjegjësimit”

Grupi shkencor i FSHM-së, nën drejtimin e koordinatores, Prof. Dr. Arbresha Feratit, ka organizuar dhjetëra aktivitete dhe veprimtari të ndryshme, që synojnë vetëdijesimin e shoqërisë sonë për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme.

29/10/2021
| Arsim, Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës, Grupi shkencor i studentëve nga Fakultetit i Shkencave të Mjekësisë organizoi panel diskutimi, me temë : “Kanceri i gjirit – muaji i ndërgjegjësimit”. Ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin lidhur me zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në vendin tonë dhe më gjerë. Për çdo vit, gjatë këtij muaji realizohet fushatë vjetore ndërkombëtare, që synon të shpërndajë informacione dhe t’i edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit.

Grupi shkencor i FSHM-së, nën drejtimin e koordinatores, Doc. Dr. Arbresha Feratit, ka organizuar dhjetëra aktivitete dhe veprimtari të ndryshme, që synojnë vetëdijesimin e shoqërisë sonë për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme.“Ne, para pandemisë Covid-19 kemi realizuar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve, si në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, po ashtu edhe në terren, në qendrat e arsimit fillor dhe të mesëm, në institucione të tjera, veprimtari që synojnë vetëdijesimin e opinionit për parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Më vjen mirë, që sot, duke i respektuar protokollet, masat kundër përhapjes së Covid -19,  jemi rikthyer me një panel diskutimi, në të cilin specialistë të njohur dhe përfaqësues të shoqërisë do të referojnë për domosdoshmërinë e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Ne kemi gatishmërinë, resurset dhe kapacitetet, që të vijojmë angazhimin tonë për t’i shërbyer shoqërisë, duke e njoftuar me rreziqet, pasojat që sjellin sëmundje të ndryshme, nëse nuk i parandalojmë ato” – theksoi Doc. Dr. Arbresha Ferati.

Dekania e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Nexhibe Nuhii e përshëndeti këtë iniciativë të Grupit shkencor, që funksionon në kuadër të këtij fakulteti, për kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që japin në dobi të shëndetit. “Jam shumë krenare për punën e studentëve tanë. Falënderoj edhe pjesëmarrësit e këtij paneli për angazhimin në lidhje me shpërndarjen e informacioneve për kancerin e gjirit. Të edukosh një vajzë, ke edukuar një familje, një shoqëri, sepse baza e familjes dhe e shoqërisë është femra. Andaj, në shoqëri duhet të ketë femra të shëndetshme. Bëj apel, si dekane, profesoreshë, nënë, që çdo femër të kujdeset për shëndetin e saj, të bëjë kontrolle të rregullta, të bëjë ekzaminimet dhe të kujdeset që çdo shenjë ta paraqesë te mjeku, sepse kanceri është patologji që nuk manifestohet me shenja të dhimbjes. Prandaj, duhet të bëhen kontrollet e rregullta, që ta zbulojmë në kohë, meqë, sa më herët të zbulohet aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin e tij. Të gjitha ju gra, motra, nëna dhe vajza të guximshme, që jeni të prekura nga kjo sëmundje, por nuk jeni dorëzuar, ju lusim që rrëfimet tuaja t’i ndani me gratë dhe vajzat e tjera, sepse kështu do të ndihmoni në zbulim të hershëm, do të shpëtoni jetë njerëzish! Nuk ka asgjë më të vlefshme se sa jeta e njeriut, prandaj duhet ta çmojmë atë”, tha dekania e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Nexhibe Nuhii.

I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Ilir Hasani, i cili e falënderoi Universitetin e Tetovës për ftesën dhe theksoi, se ndjehet i privilegjuar që merr pjesë në këtë ngjarje ku trajtohet një temë mjaft e rëndësishme, e cila lidhet me shëndetin tonë.

Ai tha, se njerëzit ende nuk janë të bindur, se me trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit, ne mund të sigurojmë jetëgjatësi, por në të njëjtën kohë mund të sigurojmë edhe një cilësi të jetës më të mirë për këta pacientë. Është një periudhë kur ne duhet të gjithë të angazhohemi në të gjitha fazat e trajtimit të kancerit të gjirit, duke filluar nga faza e parandalimit, respektivisht identifikimin e tij, si dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Debatues në panelin e sotëm ishin: Dr. Ilir Ismaili- Specialist i Onkologjisë; Dr. Nexhati Jakupi – Specialit i Kirurgjisë Torakale; Narta Kasa Iseni – Kryetare e Lëvizjes “Nëna dhe Familja”, si dhe profesoresha Lirie Xhaferi – aktiviste kundër kancerit të gjirit.


Publikimi i mëparshëm

Historiania e njohur bullgare e vizitoi Universitetin e Tetovës

Publikimi i radhës

Entela Kasi e boton librin “Nëna e Atit” / Besnik Mustafaj: Vlera e poetes qëndron te ndershmëria e saj estetike

Publikimi i radhës

Entela Kasi e boton librin “Nëna e Atit” / Besnik Mustafaj: Vlera e poetes qëndron te ndershmëria e saj estetike

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.