• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

SHERIF MERDANI – ASKUSH NUK DO TË KTHEHET NË VENDIN E FATKEQËSISË

Sherifi nuk denoncoi asnjeri, nuk kërkoi drejtësi, nuk kërkoi që të evidenconte ato vlera që ai dhe një brez artistësh si ai, i ngritën në një lartësi që nuk kishin qenë më parë.

01/09/2021
| Kulturë, Rajon

Sadik Bejko – Sherif Merdani u nda nga jeta më 29 gusht 2021. 81 vjeç. Ai ishte një nga zërat më të bukur të muzikës së lehtë në Shqipërinë e viteve ‘60-‘70 të shekullit që shkoi. Ai bëri 16 vjet burg se këndonte bukur këngët e muzikës së lehtë shqiptare dhe këngë të Al Banos, të Tom Xhons etj.

Për atë u bënë kallëzime nga njerëz të vënë prej Sigurimit. Ata e denonconin në fshehtësi për mendimet që Sherifi shprehte në bisedat me ta, mendime që i pëlqenin autorët e njohur botërorë të muzikës së lehtë. Që nuk i pëlqente muzika me curle e me daulle e fshatrave të Shipërisë, etj. Këto ishin “krimet” e Sherifit për të cilat u dënua me 10 vjet burg.
Sherifi në ato vitetë suksesit ishte i ri, i pashëm, me sy blu plot shkëlqim. E donin vajzat. E donte jetën. Ishte i kënaqur nga që e kishin lejuar të këndonte, të dëgjohej në skena, në festivale, në Radio-televizion. Sherifi nuk kishte ndërmend të dilte kundër shtetit. Kundër rendit apo ligjeve të kohës.
Sherifi vërtet që nuk e shkonte ndërmend përplasjen me shtetin, por shteti i ishte vënë pas me spiunë, me sekretarë partie, me mbledhje të fshehta gjer në mesnatë, mbledhje në Librazhd, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve, në Radiotelevizion, mbledhje me relacione vrasëse, sekrete, që shkonin deri në kupolën më të lartë të Partisë. Shteti po kërkonte kokën e artistëve dhe të shkrimtarëve, i kishte shpallur armiq dhe i kishte hedhur ata në thonjtë e zyrtarëve të pashpirt, në duart e partiakëve të mykur, të sigurimsave dhe të gjyqtarëve të cilët vërtet kujtonin se me këngë, me poezi, me drama mund të rrëzohej pushteti i tyre. Këtyre zyrtarëve u erdhi dita t’u vinin hakut artistëve, të cilët ishin aq hundëpërpjetë e të paespektueshëm me ta ngaqë i donte e çmendej për ta publiku.
Me Sherifin shteti i kohës kishte dhe një armiqësi të fshehtë, armiqësi që nuk buronte nga mospëlqimi i tij për këngët e barinjve dhe të bujqve, apo nga pëlqimi i tij për bitëllsat dhe grupet më të njojhura muzikore të viteve ‘70. Ku duket kjo? Te ajo që nuk u mjaftuan me dënimin me 8 vjet burg, shoqëruar me punë të rëndë nëntoke në Spaç që ia dhanë më 1973. Atje në burg atë e ridënuan edhe me 10 vjet të tjerë se nuk pranoi të bëhej spiun i Sigurimit.
Cila ishte kjo arsye e fshehtë?
Sherif Merdani ishte me origjinë nga një familje e pasur korçare. Me këtë prejardhje familjare ai nuk mund të merrte arsim të lartë, por diçka ndryshoi…
Me ardhjen e Hrushovit në pushtet u hoq lufta e klasave për brezin e dytë dhe të tretë të familjeve “me biografi të keqe”. Fëmijtë me prejardhje pronarësh e tregtarësh do të lejoheshin të vazhdonin universitetin dhe më pas të punësoheshin në administratën e shtetit shqiptar. Nga kjo zbutje e luftës së klasave përfituan fëmijët e familjeve korçare të Fundove, të Merdanëve, të Hysenbegasve etj.
Më pas shteti shqiptar do të pendohej për këtë lëshim politik. Disa nga këta bij të të pasurve të dikurshëm do të pushoheshin nga puna për shkak të origjinës klasore të familjeve të tyre. Disa do të bëheshin shembull për keq e do të degdiseshin zi më zi burgjeve, internimeve sa të mos ngrinin më kokë.
Në narativën e gjithë së majtës botërore përmendet F. G. Lorka si poeti i vrarë e i dhunuar nga fashizmi.
Nuk dua të vë shenjë barazimi me Lorkën, ai e pagoi për bindjet e tij të majta, por komunizmi shqiptar dënoi me eliminim të talentit artistik poetë, piktorë, shkrimtarë, këngëtarë. Stavri Rafael, Llukë Kaçaj, Sherif Merdani janë disa nga zërat e bukur të skenave shqiptare që u kalbën burgjeve, me një urrejtje ndaj tyre sa ata duhet të dënoheshin e ridënoheshin derisa të vdisnin edhe fizikisht të mbeteshin burgjeve. Këta u dënuan me etiketa politike, por në fakt ata thjesht ishin artistë të papërshtatshëm me shijet e shtetit për artin. Vetëm kaq.
Në Shqipëri përmendet me shenjën e negativitetit maksimal togfjalëshi terrori fashist, fushatë fashiste, fashizmi i zi. Po nuk thuhet komunizmi i zi (Libri i zi i Komunizmit), terrorizëm komunist. Antikomunizmi u përdor në politikë nga klani i ish-komunistëve në pushtet kundër klanit tjetër po komunist, por në opozitë.
Nuk di sa shembuj të një politike të tillë mund të ketë në botë. Për dje dhe për sot. Këtu komunizmi (i zi) mbetet i bardhë. Dalëngadalë pinjollët e familjeve të mëdha komuniste erdhën në pushtet. I ke edhe sot. Disa nga ata që denoncuan Sherifin apo Lukë Kaçajn u dekoruan si Mjeshtra të mëdhenj, si Nder i Kombit.
Sherifi dhe shokët e tij duhet të kërkonin punë për të jetuar te pushtetarët e rinj, të cilët ishin bij të etërve që Sherifin e patën ndëshkuar. Bota e pasburgut pak kishte ndryshuar.
Burgu i gjatë, puna e detyruar, përndjekjeja e verbër, kjo situatë mosndëshkimi, bënë atë që disa prej artistëve si Sherifi iu vra nervi për të urryer të keqen, për të protestuar kundër saj.
Sherifi nuk denoncoi asnjeri, nuk kërkoi drejtësi, nuk kërkoi që të evidenconte ato vlera që ai dhe një brez artistësh si ai, i ngritën në një lartësi që nuk kishin qenë më parë. Disa si Justina Aliaj etj, ikën jashtë vendit. Këta artistë të shquar që e pësuan, nuk bën koncerte retrospektive që të rikëndonin këngët e tyre dhe të autorëve botërorë të kohës së tyre, këngë për të cilat dhe u dënuan dhe e paguan keq. Ata duhet ta tregonin veten dhe duhet t’i afishonin vlerat që mbeten të tilla edhe sot. Vlera që, së paku, mbeten të pashlyera në vijën historike të artit muzikor shqiptar.
Por komunizmi dhe burgjet ata i vranë edhe pas burgut. Nuk u kthyen te vlerat e dikurshme, mbase se askush nuk do të kthehet në vendin, në kohën e fatkeqësisë. Nuk do të vihet në rrethanat, në shoqëritë ndër njerëzit ende mbartës të shenjave të fatkeqësisë.
E ftova, po nuk më erdhi në koncertin tim recital, tha Justina Aliaj.
Këta ishin autorë që i ikën, ju fshehën historisë. Mbase ata nuk besonin më tek ajo. Historia i kishte braktisur dikur dhe tani ajo nuk mund të ishte një zonjë te e cila mund të kesh besim dhe prej së cilës mund të shpaguhesh me drejtësi.
Shumë nga këta autorë e panë se ishin zbuar me fshesë nga skena dhe provuan të jetojnë të vetmuar, në fshehtësi, të zgjidhin halle të jetës së përditshme, t’u përulen gëzimeve të vogla jetike, të ulin kokat që mos t’i shohin kur jetojnë si të harruar e të mallkuar nga ajo jetë, jeta artistike që dikur e besuan dhe i dhanë aq shumë talent, energji. Burimi: https://www.facebook.com/sadik.bejko.3

Publikimi i mëparshëm

KIÇI DHE SHUNDI

Publikimi i radhës

BALLKANI PERËNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA TË BE-së

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

BALLKANI PERËNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA TË BE-së

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.