• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

E ku ta dija unë se do të kisha edhe “një vjeshtë pa lamtumirë”

KANDILI DHE ROMEO & ZHULJETA

25/08/2021
| Kulturë, Rajon

Zija Çela – Në vitin 1979 kisha botuar romanin e parë me titullin “Një verë pa lamtumirë”. E ku ta dija une se do të kisha edhe “një vjeshtë pa lamtumire”, por me “mirupafshim”?! Sepse, po atë vit, shkova në Kosovë me Dritëteroin, në perberje tê delegacionit kur do te nenshkruhej marreveshja mes Lidhjes se Shkrimtareve nga ana e Tiranes dhe Shoqates se Shkrimtareve nga pala e Prishtines.

Dritero Agolli dhe Ibrahim Rugova me kandil nenshkruan pasi, natyrisht me kast, në ate zyrë ku u ndodhem, u ndal rryma elektrike. Mirëpo fati ka edhe parathomat e drites së vet. Pikerisht ai mjedis i vogël do te behej selia e pare e LDK dhe kabineti i pare i Presidentit te ardhshëm Rugova.
Me duket se të nesermen mbrema ndoqem ne teater Sofren e Poezise, me vargje të Fan Nolit. Ne salle binte në sy një grup maturantesh. Pikerisht keta të rinj e të reja, mbasi mbaroi shfaqja, me kerkuan te bashkohesha me ata. Mirepo aso kohe, kur dilje pertej kufijve, nuk lejohej qe asnje anetar i delegacionit të shkeputej nga grupi. Ia tregova Driteroit kerkesen e maturanteve dhe ai, pa një e pa dy, tha: “Shko, Zija.”
Ajo nate ne Prishtinë me ka mbetur e paharrueshme. Nata kur beme gjithashtu aq fotografi, sa nuk po na dilnin dinaret e mbledhur së bashku për t’i paguar. Por fotot, ashtu si një kujtim ne vargje, nënshkruar nga “Malësirja”, sidoqoftë do ta gjenin rrugen per te mbërritur deri tek une.
Prej atij udhëtimi shkruajta e botova tregimin “Mermeri që pikon”. Janë aty stalaktiti dhe stalakmiti prej mermeri te Shpellës së Gadimes, të njohur ndryshe si Romeo e Zhuljeta. Prej një force te pandalshme terheqese, ata jane nisur në drejtim të njëri-tjetrit për t’u takuar. Dhe tregimi, ndryshe nga tragjedia e Shekspirit, ka perfundimin se shpirtrat që duhen një ditë bëhen bashkë. Madje, edhe në terr e gjejnë njëri-tjetrin.

Publikimi i mëparshëm

Simbolet që i përdori principata e Kastriotëve

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Jemi me fat që i takojmë kombit të shenjtores – Nënë Terezës

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Jemi me fat që i takojmë kombit të shenjtores - Nënë Terezës

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.