• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Universitetin e Tetovës u mbajt panel diskutimi me temë “Covid-19 në mesin tonë dhe vaksinimi”

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof.Dr. Nevzat Elezi, tha se ky është një shans jashtëzakonisht i mirë për t’u vaksinuar duke u bazuar edhe në atë se këto ditë bëhet vaksinimi masiv i popullatës dhe hapen punktet e reja edhe në vendbanime ku nuk ka qasje për qytetarët që të marrin vaksinën.

16/07/2021
| Arsim, Maqedoni

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës organizoi panel diskutimi me temën “Covid-19 në mesin tonë dhe vaksinimi”. Në këtë debat morën pjesë dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi, profesorë, studentë dhe anëtarët e panelit, përgjegjësi i Covid qendrës në Tetovë, z.Gëzim Nuredini, udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, z.Ahmed Qazimi, profesoresha Mr. Sc. Rrezearta Elezi dhe studenti Diturim Xheladini.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof.Dr. Nevzat Elezi, tha se ky është një shans jashtëzakonisht i mirë për t’u vaksinuar duke u bazuar edhe në atë se këto ditë bëhet vaksinimi masiv i popullatës dhe hapen punktet e reja edhe në vendbanime ku nuk ka qasje për qytetarët që të marrin vaksinën. “Vendosja e punkteve nëpër fshatrat malore dhe rurale është mjaft mirë dhe duhet që të sensibilizohet popullata nëpërmjet mjeteve të informimit dhe përmes këtyre tribunave të cilat i organizojmë të vazhdohet me marrjen e vaksinës për arsye se derisa Republika e Maqedonisë së Veriut nuk arrin imunitetin kolektiv të marrjes së vaksinave qofshin përmes kalimit të sëmundjes, ata të cilët e kanë kaluar, të bëhet një imunizim në numër më të madh. Jo rastësisht e përmendim vjeshtën, ku shpresojmë se do të na kthehen nxënësit nëpër shkolla, studentët në fakultete që të jemi të imunizuar, të jemi të përgatitur për vazhdën e mëtutjeshme. Trupi i njeriut duhet të ketë ushtarët e vetë, të ketë antitrupthat e prodhuara dhe kështu të mund ta tejkalon në rast të një vale të re të sërishme ose ndonjë riinfeksioni te personat edhe të vaksinuar ose që e kanë kaluar sëmundjen për arsye se qelizat mbajnë mend dhe do të jetë reagimi i imunitetit shumë më i shpejtë dhe kështu do të kemi simptoma më të lehta. Shpresojmë pa vërejtje të kalojmë edhe valën tjetër. Edhe njëherë do të kisha apeluar, pasi që shteti e bëri të veten, i lëshoi punëtorët shëndetësorë nëpër punkte, ardhja e vaksinës deri në shtëpi faktikisht, është e mirë që t’i përgjigjemi në numër më masiv dhe të bëjmë imunizimin e popullatës” deklaroi Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof.Dr. Nevzat Elezi.

Kjo ngjarje u përmbyll përmes bashkëbisedimit të të pranishmëve, gjegjësisht studentëve dhe anëtarëve të panelit, ku fokusi ishte vaksinimi, dobitë dhe rreziqet eventuale që mund të sjellë ai.


Publikimi i mëparshëm

Shkollat e Ernest Koliqit, vepra më e madhe kombëtare në 100 vjetshin e fundit

Publikimi i radhës

Arti si pasion dhe mision

Publikimi i radhës

Arti si pasion dhe mision

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.