• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

UT e shënoi 245-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

Për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, në terrenet sportive të UT-së u zhvillua një ndeshje volejbolli në rërë. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, shefi i Kabinetit të tij, Prof. Dr. Faton Shabani, kryetarja e Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku, koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, z. Gëzim Sulejmani,  studentë dhe shumë pjesëmarrës të tjerë sportdashës.

04/07/2021
| Aktuale, Bota

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike, përmes disa aktiviteteve sportive e shënuan 245-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, në terrenet sportive të UT-së u zhvillua një ndeshje volejbolli në rërë. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, shefi i Kabinetit të tij, Prof. Dr. Faton Shabani, kryetarja e Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku, koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë, z. Gëzim Sulejmani,  studentë dhe shumë pjesëmarrës të tjerë sportdashës.

Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, zonjusha Eliesa Zhaku vlerësoi se ky aktivitet sportiv e bën edhe më të bukur shënimin e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që janë aleatët më të mirë të popullit shqiptar. “Parlamenti Studentor, tani më vite me radhë, përmes aktiviteteve të ndryshme e shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve. Ne, asnjëherë nuk mund ta harrojmë kontributin e SHBA-ve, që kanë dhënë për kombin tonë, e sidomos kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si edhe mbështetjen që u kanë dhënë Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e aleancës euro – atlantike. Ne si popull jemi me fat dhe të bekuar për miqësinë që kemi me SHBA-të dhe gjithmonë duhet ta ruajmë atë. Po ashtu, në të ardhmen të punojmë sa më tepër, që përveç bashkëpunimit që kemi me disa nga universitetet më prestigjioze amerikane, të lidhim ura bashkëpunimi edhe me shumë universitete të tjera dhe sa më shumë ta forcojmë partneritetin tonë  me këtë vend mik të shqiptarëve” – theksoi kryetarja e Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku.

Aktiviteti për shënimin e 245-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve u përmbyll me ndarjen e disa certifikatave për lojërat, në shenjë mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre në ndeshjen e volejbollit në rërë. Lojtarëve pjesëmarrës, certifikatat ua ndau Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Gjithashtu, mirënjohje iu nda edhe koordinatorit të Këndit Amerikan në Tetovë, z. Gëzim Sulejmanit, në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer, që tanimë është krijuar mes Këndit Amerikan në Tetovë dhe Universitetit të Tetovës.


Publikimi i mëparshëm

Faleminderit Amerikë që mbetesh mikja më e preferuar e shqiptarëve

Publikimi i radhës

Riviera shqiptare një nga gurët e çmuar të Adriatikut

Publikimi i radhës

Riviera shqiptare një nga gurët e çmuar të Adriatikut

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.