• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 13 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Artet liberale s’duhet të jenë zgjedhje e dorës së dytë

Çfarë iu sjell studentëve qasja e re ndaj arteve liberale? Zhvillimin e aftësive komunikuese dhe të menduarit kritik për të përgatitur liderë në biznes, shkencë dhe qytetarë të denjë.

23/06/2021
| Arsim, Bota

David A. Reingold, Washington Post – Ndërkohë që universitetet në të gjithë vendin presin të hapin klasat për studentët, shumë prej tyre, që janë duke nisur semestrin e tyre të parë, presin me pak entuziazëm të zhvillojnë lëndët e përgjithshme bazë.

Me tendencën në rritje për shkollimin në shkencat e natyrës, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM – science, technology, engineering, math) lëndët e edukimit bazë – histori, letërsi dhe filozofi – janë margjinalizuar dhe avash-avash janë kthyer në lëndë të dorës së dytë, që duhen kaluar për të vazhduar drejt lëndëve që kanë më shumë rëndësi dhe natyrë teknike.

Ideja e një kurrikule të super-specializuar në lëndët shkencore STEM u kundërshtua fort disa muaj më parë, në fillim të verës. Akademia Kombëtare e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë, autoriteti më i lartë në vend (në SHBA) në lidhje me politikat arsimore të këtyre disiplinave, publikoi një raport të rëndësishëm ku bënte thirrje për integrimin e lëndëve të shkencave humane dhe arteve në programet e arsimit të shkencave natyrore, inxhinierive dhe mjekësisë.

Megjithëse kjo thirrje theksohet shumë në raport, aty nuk përshkruhet mënyra se si të implementohet kjo politikë. Ne në ‘Purdue University’, kemi gjetur një zgjidhje, e cila nuk i përgjigjet vetëm boshllëkut që krijon super-specializimi, por që parashikon të ringjallë kurrikulën e arteve liberale, që deri tani ka qenë në stanjacion.

Agjencitë e akreditimit janë ndikuar nga specialistët e arsimit, që hartojnë objektivat që duhen arritur, por në fakt nuk thonë pothuajse asgjë mbi ato se çfarë mësojnë me të vërtetë studentët në universitet. Në të njëjtën mënyrë, administratorët e universiteteve kanë një qasje pragmatiste ndaj kurrikulës bërthamë dhe nuk nisen drejt asaj se çfarë e bën arsimin e lartë me të vërtetë të vlefshëm.

Si administratorët dhe akademikët kanë preferuar një kurrikul fluide dhe të përciptë të formimit bazë, e cila nuk nxit te studentët mendim kritik. Kjo sjell një situatë ku studentët i kalojnë pa interes dhe përpjekje këto lëndë duke mos gjetur ndonjë lidhje me degën e tyre të studimit.

Ne të arteve liberale kemi adaptuar një tendencë monopoliste me idenë se studentët do t’i frekuentojnë, duan apo jo këto lëndë. Kjo e ka kthyer në krejt instrumental rolin e dijes që ne duam në transmetojmë dhe ka zbehur plotësisht perspektivën.

Ne kemi harruar faktin se këto lëndë, kështu siç janë, mund të jenë bërë bajate, dogmatike dhe jo interesante për studentët. Madje kemi pranuar në heshtje rolin tonë si disa detyrime të padëshiruara në rrugën drejt diplomës.

Si rezultat i kësaj qasjeje të gabuar, artet liberale tanimë konsiderohen nga një pjesë e madhe e njerëzve jo si një pjesë thelbësore e asaj që do të thotë arsimi i lartë. Ato janë bërë lehtësisht të zëvendësueshme. Gjithçka është reduktuar në një aktivitet 3-javor jashtë klase për të përmbushur gjithë rolin dhe objektivat e shkencave humane, të paktën sipas planeve të edukimit.

Ne ‘Purdue University’, shumica diplomohen pa ndjekur ndonjë klasë historie, literature ose filozofie.

Artet liberale nuk kanë humbur thjesht studentët, por kanë humbur rëndësinë e tyre.

Nga viti në vit diplomohen qindra studentë, nga të cilët shumica nuk kanë dije mbi historinë tonë të përbashkët, mbi parimet themelore dhe mënyrën se si funksionin shteti dhe pa një formim mbi artin, letërsinë ose kulturën.

Por përpara se Akademia Kombëtare e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë t’i thoshte mjaft arsimit të lartë të super-specializuar dhe të izoluar, ne në Kolegjin e Arteve Liberale të ‘Purdue University’ e kishim paraprirë këtë situatë.

‘Cornerstone Integrated Liberal Arts’ iu ofron studentëve në ‘Purdue’ tema, të cilat plotësojnë edhe më mirë pikat tona të forta. Një student mund të zgjedhë nga një gamë lëndësh në arte, shkenca humane ose sociale, të cilat lidhen me tematikat e teknologjisë, ambientin, sigurimin shëndetësor dhe mjekësinë, menaxhimin dhe organizimin, zgjidhjet e konflikteve dhe drejtësinë.

Në secilën disiplinë studentëve u kërkohet të plotësojnë detyrat e tyre, por kësaj radhe duke zhvilluar në të njëjtën kohë një sens kritik ndaj të kuptuarit të njeriut dhe shoqërisë.

Programe si ‘Cornerstone’ ekzistojnë për një grup të vogël studentësh elitë në kolegjet private të universiteteve që përbëjnë ‘Ivy League’ (bëhet fjalë për 8 nga institucionet më prestigjioze në botë të arsimit ku përfshihen universitete si Harvard, Princeton, Yale, Pennsylvenia, Columbia). Këto universitete ofrojnë një kurrikul bazë, e cila synon që studentët të zhvillojnë një kuptim më të gjerë të çështjeve komplekse. Kjo nxit gjithashtu iniciativën për hulumtime të reja nisur nga eksperiencat e përbashkëta të studentëve.

Por ndryshe nga këto universitete, ‘Purdue’ është një universitet që financohet nga fonde publike. Kjo e bën ‘Cornerstone’ një program të veçantë, dëshira për të çuar përpara një model edukimi të formësuar nga shkencat humane në një nga universitetet me numrin më të madh të studentëve të profilit të shkencave natyrore.

Programi ‘Cornerstone’ është i bazuar në kurrikulën e Librave të Mëdhenj (‘Great Books Program’ është një projekt i frymëzuar nga lëvizja me të njëjtin emër në vitet 1920, e cila kishte për synim rikthimin e traditës se arteve liberale perëndimore si një kundërpërgjigje dhe kritikë ndaj super-specializimit në kurrikula). Lëndët zhvillohen vetëm gjatë vitit të parë në formën e diskutimeve dhe detyrave me shkrim. Por gjithsesi ‘Cornerstone’ sjell risi në filozofinë e mësimdhënies. Lektorët që marrin pjesë në zhvillim e këtyre lëndëve janë më të mirët që mund të ofrojë fakulteti dhe nga një gamë e gjerë disiplinash.

Në universitetet e profilizuara drejt shkencave natyrore, mësimdhënia e arteve liberale është diçka e pazakontë. Në të shumtën e rasteve këto lëndë i lihen në dorë asistent-pedagogëve. Por ne besojmë se është thelbësore ideja e ndërtimit të një modeli të arsimit të lartë me shkencat humane. Një model, i cili nuk ekziston për hir të dhënies së diplomave, por për të nxitur ide të reja hulumtimi dhe një eksperiencë të veçantë të të mësuarit.

Integrimi i fakultetit të arteve liberale në vitin e parë të studimeve ndikon në krijimin e marrëdhënieve të reja. Në fakultetin tonë, ky grup historianësh, sociologësh, antropologësh, artistësh, gjuhëtarësh, filozofësh dhe studiuesish të shkencave politike lidhen intelektualisht rreth një misioni të përbashkët në funksion të zhvillimit të akademik.

Me rëndësi është të themi se çfarë i sjell studentëve qasja e re ndaj arteve liberale: zhvillimin e aftësive komunikuese dhe të menduarit kritik për të përgatitur liderë në biznes, shkencë dhe qytetarë të denjë. Liberale.al


Publikimi i mëparshëm

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, u takua me Rektorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike nga Republika e Shqipërisë, Akademik Prof. Dr.  Marenglen Verli 

Publikimi i radhës

Bill Clinton: Kam dashur gjithmonë të bëhem shkrimtar, por dyshoja në aftësinë time

Publikimi i radhës

Bill Clinton: Kam dashur gjithmonë të bëhem shkrimtar, por dyshoja në aftësinë time

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.