• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 23 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Vjosa Selimi: Pandemia na detyroi ta vlerësojmë momentin dhe t’i gëzohemi të tashmes

Intervistë ekskluzive me zëdhënësen e EVN-së, Vjosa Selimi

26/05/2021
| Maqedoni, Spektër

Cilat janë ritualet dhe shprehitë tua të mëngjesit?

Vjosa Selimi: Gjëja më e rëndësishme për mua është që të ngrihem herët dhe menjëherë pason bërja e planeve për obligimet e përditshme, por çdoherë duke u mbështetur në të menduarit pozitiv. Besoj që mënyra e të menduarit në minutat e para pas zgjimit e përcakton rrjedhën e tërë ditës.

Përgatitem për në punë gjithnjë e shoqëruar nga muzika. Më tërheq thjeshtësia, andaj i përmbahem në të gjitha fushat e jetës. Përpiqem të bëj gjëra që janë praktike, por që njëkohësisht do të më nxisin dhe do të më japin energji. Sa i përket të ushqyerit e respektoj rregullën që gjithmonë të ushqehemi para se të pimë kafe.

Mendoj që çdonjëri nga ne duhet ta fillojë ditën së paku 2 orë para takimit të parë ose detyrës së parë në punë.

Si rrjedh një ditë pune e ytja?

Vjosa Selimi: Shumë shpesh dita e punës më fillon me telefonata. Gjithashtu shumë shpesh më ndodh që të fillojë edhe para se mbërrij në punë.

Funksionoj në zyrë por edhe jashtë, pa orar pune të caktuar. Shpesh ndodh që të punoj jashtë orarit të punës. Me pak fjalë, çdo ditë është e ndryshme.

Natyra e punës si zëdhënëse ta imponon që të përballesh me shumë sfida dhe punë të paplanifikuara gjatë ditës. Megjithatë me kalimin e kohës kjo shndërrohet në rutinë dhe mësohesh të punosh në këtë dinamikë pune.

Kjo punë kërkon fokus dhe vëmendje, ndërsa sqarimet gjithmonë duhet të jenë të sakta dhe të qarta.

Jam shumë me fat që kam kolegë të mrekullueshëm në Departamentin e Komunikimit ku punoj. Të gjithë jemi shumë kolegjial dhe i ndihmojmë njëri tjetrit. Në departament dominon energjia pozitive dhe kjo më ndihmon dhe më shumë në kryerjen e detyrave të punës.

 Këshilla më e mirë që e ke marrë në jetë është…

Vjosa Selimi: „Asnjëherë mos harro që ti je personazhi kryesor në historinë tënde të jetës“ janë fjalët e mençura që m’i ka thënë kolegu dhe shoku im më i çmuar Atanas Kovaçevski i сili shumë herët u nda nga ne në vitin e kaluar.

Kjo rregull e artë për të cilën jam emocionalisht e lidhur, do të jetë përgjithmonë pjesë e imja dhe e vendimeve të mia të jetës.

 Si e plotësoni kohën tuaj të lirë?

Vjosa Selimi: Më bën të lumtur koha e kaluar me më të dashurit dhe miqtë, prandaj edhe pjesën më të madhe të kohës së lirë e kaloj me ata. Më pëlqen leximi dhe të shikoj filma në kinema.

 Në çka përkushton më shumë vëmendje në lidhje me dukjen tënde?

Vjosa Selimi: Vëmendjen dhe kujdesin më të madh e ndaj për lëkurën, e në vend të dytë vijnë vetullat dhe qerpikët. Sigurisht që kjo nuk është e gjitha por në qoftë se duhet të bëj një renditje, këta do të kishin përparësi. Flokët e gjatë i kam thjeshtë një gjenetikë të mirë të trashëguar.

Më pëlqejnë vetëm ngjyrat e errëta dhe zakonisht kam rroba të tilla. Të mos harroj të përmend që i adhuroj palltot e gjata.

 Ku e sheh veten për 10 vite?

Vjosa Selimi: Për 10 vite, mbi gjitha e shoh veten me të njëjtin shpirt luftarak që e kam patur gjithmonë. E rrethuar me më të dashurit dhe edhe më e realizuar profesionalisht dhe në jetën private.

 Si ta ndryshoi jetën pandemia Covid?

Vjosa Selimi: Pandemia na detyroi që ta vlerësojmë momentin dhe t’i gëzohemi të tashmes. E kuptuam se sa të rëndësishme janë vendimet tona dhe se një ditë patjetër do të duhet të ballafaqohemi dhe të jetojmë me to. Mësuam se shëndeti është mbi gjitha dhe që duhet t’i mënjanojmë të gjitha gjërat që na ndikojnë negativisht ose që na bëjnë të ngecim në jetë. Më e rëndësishmja është që të rrethohemi me njerëz që na duan dhe respektojnë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të motivuar për përparim. Gostivarpress.mk


Publikimi i mëparshëm

Kontributi i Arvanitasve në themelimin e Greqisë së Re dhe heronjtë e tyre

Publikimi i radhës

BOTA SHQIPTARE – VËSHTRIM KRITIK

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

BOTA SHQIPTARE – VËSHTRIM KRITIK

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.