• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 10 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Me moton “Edukimi i rinisë drejt të ardhmes evropiane”, UT e shënoi Ditën e Evropës

Në shënimin e kësaj date i ftuar special ishte ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij David Geer.

10/05/2021
| Arsim, Maqedoni

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti Juridik,  organizoi një diskutim online për ta shënuar këtë ditë të rëndësishme për kontinentin tonë.

Në shënimin e kësaj date i ftuar special ishte ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij David Geer. Këtë aktivitet e shpalli të hapur prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu, ndërkaq dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, mbajti një fjalim përshëndetës.

Diskutimi kishte në fokus zhvillimet aktuale rreth procesit integrues të vendit tonë drejt BE-së, përfshirë sfidat që mbizotërojnë si dhe mundësitë për tejkalimin e tyre. Në fjalën e tij, ambasadori Geer e vuri theksin në vështirësitë e shkaktuara nga pandemia Kovid-19 dhe qasjen proaktive të BE-së për të mbështetur vendet e Ballkanit në këtë sfidë. Ai po ashtu, potencoi edhe nevojën për riafirmim të vazhdueshëm të vlerave mbi të cilat funksionon BE-ja, siç janë solidariteti e bashkëpunimi, gjë që bëhet e nevojshme posaçërisht në kohë sfidash e vështirësish. Meqë slogani i ngjarjes ishte “Edukimi i rinisë drejt të ardhmes evropiane”, z. Geer e nënvizoi rëndësinë e arsimimit dhe edukimit të rinisë për t’u shndërruar në qytetarë të angazhuar aktivisht në çështjet shoqërore.

Takimi online u moderua nga Doc. Dr. Gjeraqina Leka, ndërsa diskutimi  me studentët nga Fakulteti Juridik dhe stafin akademik u zhvillua në temat që prekin marrëdhënien midis BE-së e Ballkanit perëndimor, me theks të veçantë vendin tonë.

Diskutimi i përbashkët u përmbyll me shpresë se vitin e ardhshëm, kjo ditë do të shënohet në kushte të normalizuara dhe me prezencë fizike, ndërsa ambasadori Geer premtoi se në të ardhmen e afërt do ta vizitojë Universitetin e Tetovës.

 


Publikimi i mëparshëm

Jetojmë në një botë muresh – ja një dritare për të shpëtuar

Publikimi i radhës

ANTISHQIPTARIZMI SLLAVO-MAQEDONAS – POLITIKË SHTETËRORE

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ANTISHQIPTARIZMI SLLAVO-MAQEDONAS – POLITIKË SHTETËRORE

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.