• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, e vizitoi Universitetin e Tetovës

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e falënderoi ministrin Nuredini për mbështetjen e ofruar për Universitetin e Tetovës, sidomos në përzgjedhjen e projekteve hulumtuese që realizohen nga Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore.

07/05/2021
| Arsim, Maqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e priti sot në  takim pune ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Qeverisë së vendit tonë, z. Naser Nuredinin. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e frytshëm që zhvillohet në mes dy institucioneve, kontributin e përbashkët në projektet shkencore – ekologjike si dhe u shqyrtuan mundësitë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e falënderoi ministrin Nuredini për mbështetjen e ofruar për Universitetin e Tetovës, sidomos në përzgjedhjen e projekteve hulumtuese që realizohen nga Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore.

“Universiteti ynë, me kapacitetet kadrovike, hulumtuesit shkencorë ndër vite është angazhuar që të kontribuojë në projekte me rëndësi, si studimin e biodiversitetit floristik dhe faunistik të masivit malor të Sharrit përmes rritjes së bashkëpunimit  rajonal  ndëruniversitar, projekt ky që i parapriu iniciativës për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park kombëtar, sikundër angazhohemi që përmes Institutit Ekologjik dhe Teknologjik të kontribuojmë me studime të reja të japim zgjidhjen për tejkalimin e problemeve në fushën e ekologjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit jetësor”- deklaroi Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Po ashtu Rektori bashkë me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibraimi,  e falënderuan ministrin, z.Naser Nuredini për mbështetjen e projektit  ”Hulumtimi i kualitetit të ajrit në Tetovë dhe rrethinë”, i cili do të realizohet nga Universiteti i Tetovës, përkatësisht nga FSHMN-ja.

Ky projekt shkencor do ta hulumtojë- analizojë nivelin e ndotjes së ajrit në Tetovë dhe rrethinë, sikurse do të bëhet  përcaktimi i koncentrimit të grimcave PM10 dhe PM2.5 mikrometër si dhe analiza e përbërjes kimike të këtyre grimcave.

Realizues të këtij projekti janë profesorët nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Dr. Neset Izairi, Prof. Dr. Mimoza Ristova, Prof. Dr. Muhamed Shehabi, Prof. Dr. Shefket Dehari, Prof. Dr. Fadil Ajredini  dhe studentë nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

Ministri Naser Nuredini theksoi rëndësinë që kanë këto projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe si të tilla duhet të mbështeten nga institucionet përkatëse.

“Është në detyrën e dikasterit që unë drejtoj të përkrahim, mbështesim hulumtuesit shkencorë dhe zhvillimin e këtyre projekteve që janë në dobi të të gjithë qytetarëve tanë. Ne për këtë vit e kemi përzgjedhur këtë projekt si një nga iniciativat serioze që do të realizohet gjatë vitit 2021, që me analizën dhe kompetencën shkencore do t’i ndihmojë institucionet e vendit në marrjen e masave përkatëse për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit”- tha ndër të tjera Naser Nuredini- ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Në përfundim të takimit  u theksua nevoja që në të ardhmen të firmoset edhe marrëveshje tripalëshe në mes Universitetit të Tetovës, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit të Shtipit për shfrytëzimin e laboratorit të kësaj ministrie për monitorimin e ndotjes se mjedisit në çdo kohë në formë digjitale.


Publikimi i mëparshëm

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës –Mbretëreshës së Këngës Shqipe

Publikimi i radhës

Dhjetë këngët e sibilave në kujtim të Pjetër Bogdanit

Publikimi i radhës
Rudolf Marku

Dhjetë këngët e sibilave në kujtim të Pjetër Bogdanit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.