• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 22 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Akademi përkujtimore për nder të aktorit, Luran Ahmeti

Lurani kishte prioritetet artin dhe përkushtimin e parezervë, që gërshetuar me potencën e tij artistike i sollën atij famë ndërkombëtare. Për veprën e Luran Ahmetit foli edhe Adem Karaga – drejtor i Teatrit Shqiptar Shkup, njëherit mik jete i tij.

29/03/2021
| Kulturë, Maqedoni

Në Teatrin Shqiptar në Shkup, u mbajt mbledhje komemorative dhe u bënë homazhet për nder të figurës së aktorit Luran Ahmeti. Luran Ahmeti lindi më 31 korrik të vitit 1974 në Shkup. Në vitin 1999 diplomoi në Fakultetin e Artit Dramatik pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi. Lurani ngelet një nga shtyllat kryesore të shtëpisë së tij amë – Teatrit Shqiptar Shkup, në të cilin në karrierën e tij 25 vjeçare realizoi role impozante dhe la gjurmë në historinë e artit dramatik.

Publiku do të kujtojë personazhet e luajtura nga Luran Ahmeti në: Dy pistoletat, Eshtrat që vijnë vonë, Oleoria, Edipi mbret, Repriza e lirisë, Nënkresbami, Akuariumi, Kafeneja në udhëkryq, Algereto Albania, Paraja, Gjymtimi, Darka e thërrimeve, Vdekja e Dantonit, Metoda, Bregu i pikëllimit sipas veprës së Teki Dervishit, të cilën fatkeqësisht nuk arriti që të performojë në premierën dhe shfaqje, e cila do duhej që të jetë edhe hapja e dyerve të teatrit për publikun pas një periudhe të gjatë të rekontruktimit të tij.

Ndër vite karriera kinematografike e Luran Ahmetit, pos në produksionet e Maqedonisë së Veriut, u zhvillua edhe në projekte të sukseshme rajonale dhe botërore, në filma artistik dhe serialet më të njohura të Turqisë e deri te filmat hollivudian. Mes tyre: Taken 2, Ballkan kan, Limonata, Elveda Rumeli, O sa mirë, Shekulli i madhërishëm, Dasma e Ballkanit, Reisi, Karakoll, Lugina e ujqërve, Një tregim Prishtine dhe shumë të tjerë.

Në akademinë u përmendën edhe disa nga thëniet e tij të njohura, ndër të cilat do të veçojmë: “Nëse prioritet e keni famën, atëherë kurrë nuk do të prosperoni”.

Lurani kishte prioritetet artin dhe përkushtimin e parezervë, që gërshetuar me potencën e tij artistike i sollën atij famë ndërkombëtare. Për veprën e Luran Ahmetit foli edhe Adem Karaga – drejtor i Teatrit Shqiptar Shkup, njëherit mik jete i tij. Fjalë rasti pat edhe ministrja e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zonja Irena Stefoska.

Lurani ishte nga aktorët e rrallë shqiptarë që arriti shpejt të depërtojë në produksionet më të njohura televizive dhe kinematografike të Turqisë. Në këtë rrugëtim ishte bashkë me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij, aktorin Ertan Shaban, i cili evokoi kujtimet me të. Pas tij fjalën e mori edhe kolegu dhe miku i tij Xhevdet Jashari. Në fund u dhanë edhe duartrokitjet e fundit për këtë aktor të madh të cilat me të ngritur në këmbë zgjatën disa minuta. Luran Ahmeti vdiq më datë 25.03 të vitit 2021 nga një sëmundje e rëndë. / koha.mk /


Publikimi i mëparshëm

Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së e fituan vendin e parë në International Youth Music Competitions

Publikimi i radhës

Takimet me muzikologun e shquar përpara një filxhani kafeje

Publikimi i radhës

Takimet me muzikologun e shquar përpara një filxhani kafeje

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.