• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ngarkesa virale dhe çrregullimet psikosociale të mësuesve dhe nxënësve

Mësuesit sot duhet të mundohen që t’i shndërrojnë të gjitha vështirësitë në mundësi për t’u zhvilluar. Kam bindjen se mësuesit edhe kur nuk janë përballë nxënësve, profesioni i tyre nënkupton se duhet të punojnë (lexojnë, projektojnë detyra, planifikojnë, programojnë) me qëllim të përsosjes profesionale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë të ndryshimeve të mëdha dhe të mungesës së nxënësve. Shkolla është vendi ku mësuesit ndihen të plotësuar.

26/03/2021
| Arsim, Rajon

Prof. Dr. Xheladin MURATI – Paraqitja e virusit korona një vit më pare (mars 2020) dhe shpallja e pandemisë Covid-19 po debatohet gjerësisht për reflektimet virale tek nxënësit, tek mësuesit, tek njeriu në përgjithësi. Pandemia virale Covid-19 në fakt, është një katastrofë shkakësore që krijoi zemërim social dhe destabilizim psikosocial e emocional tek mësuesit dhe nxënësit, ajo është një lidhje midis agresivitetit dhe kohës së tashme. Pandemia ka cenuar edhe liritë demokratike. Pandemia nxjerr në pah një fakt të arsyeshëm, besimin e pa kontestueshëm të mësuesve për nxënësit dhe punën mësimore. Mbase mësuesit mendojnë, me të drejtë, se duhet të jenë pranë nxënësve. Mungesa e tyre nxiti tek mësuesit shqetësime, strese, anksiozitet, pasiguri, emocione negative. Ata u larguan nga qëllimi i tyre, ndërsa qëllimi i tyre është të punojnë me nxënësit në klasë. E kemi detyrë të mundim frikën e të shtojmë guximin. Detyrë ndaj vetvetes.

VEPRIMI I MËSUESVE NË KUSHTE PANDEMIE

Shumë artikuj dhe shkrime të ndryshme e kanë lidhur ngarkesën virale me shqetësime të mëdha që reflektojnë në jetën emocionale dhe intelektuale të njeriut të mësuesit dhe të nxënësit. Për shembull, libri “Arsimi dhe shkolla përballë sfidave të pandemisë”, 2020, artikulli Covid-19 lidhet me rrezikun e sëmundjeve mendore, artikulli “UNESCO bën thirrje qeverive: shkollat të qëndrojnë të hapura”, artikulli “Si të përkujdesemi për shëndetin mendor në kohë pandemie?”, dhe shumë të tjera të kësaj natyre. Të jetosh me sukses në një kohë pandemie ku shkollat janë të mbyllura është një objektiv brenda mundësive të mësuesve që janë në gjendje të organizojnë mësim në klasë në mënyrë efektive, duke përdorur tërë aparaturën didaktike për ta bërë mësimdhënien efektive, por në rastin e shoqërisë tonë kur pandemia virusale është tejet aktive dhe mësimi mbahet në largësi, mësuesit edhe pse nuk e kanë harruar kurrë nxënësin dhe mësimdhënien proaktive, ata janë të dëshpëruar, të stresuar e të mllefosur sepse nuk mund ta japin kontributin e tyre të konsiderueshëm edukativ-arsimor.

PREMISAT

  1. Mësuesi ka nevojë për nxënësit, mësuesi dhe nxënësi janë në një lidhje të pandashme.

2.S hmangia e kontakteve fizike mes mësuesit dhe nxënësit zbehën emocionet e tyre.

  1. Pavarësisht tendencës për infektim, mësuesit dëshirojnë të punojnë me nxënësit në shkollë mësim klasik, jo në largësi.
  2. Reflektimet virale ndikojnë te mësuesit dhe nxënësit në disa sfera si emocionale, sociale, intelektuale, komunikuese etj.
  3. Pandemia ka krijuar edhe dhunë psikologjike te mësuesit dhe nxënësit.
  4. Çrregullimet psikologjike e dëmtojnë aftësinë e të menduarit dhe e vrasin inteligjencën e nxënësit.
  5. Shkolla është vendi ku mësuesi ndihet i plotësuar.

QASJET DHE ASPEKTET

Sinqerisht çrregullimet emocionale dhe sociale të mësuesve nuk më habitën, sepse që nga shpallja e pandemisë, tash e një vit më pare (mars 2020), parandieja pandeminë e dytë e cila do ta prek shëndetin mendor, gjendjen sociale dhe emocionale. Mund vetëm të them se në këtë periudhë stresi, depresioni, anksioziteti, zemërimi, frika, ndjeshmëria emocionale kanë marrë hov të madh. Ato janë në rritje e pasojat psikologjike të mëdha. Pse te mësuesit dhe nxënësit shfaqet stresi dhe ndjenja të tjera negative në kohë pandemie?

Karantinimi, mbyllja e shkollave dhe reduktimi i lirisë së lëvizjes në muajt e parë të paraqitjes së pandemisë nxiti mllefin tek mësuesit dhe nxënësit, shkaktoi stres dhe çekuilibrim emocional. Këtu shtrohet pyetja: Sa ngarkesa virusale ndikoi në çrregullimet psikosociale të mësuesve e të nxënësve? A është pandemia vetëm një element apo duhet të mësojmë të kuptojmë të ndihen të dëshpruar, të zemëruar për mungesën e nxënësve?

Shkollat duken të zymta pa nxënësit, korridoret po qajnë për zërat e nxënësve për shtyrjet që kanë në mes veti duke luajtur. Si ndihet mësuesi kur këto i mungojnë?Shumë keq, i mërzitur, i zymtë, i shqetësuar. Dhe përgjigja jonë është: Ngarkesa virale ndikoi dukshëm në çrregullimet psikosociale dhe emocionale të mësuesve dhe të nxënësve.

Në një anketë e realizuar me mësues (N – 52)në shtator 2020 në pyetjen tonë: Sa pandemia dhe mbyllja e shkollave ndikon në paraqitjen e stresit, mërzisë, të emocioneve negative te mësuesit? Morra këtë përgjigje: 31 apo 67 për qind e mësuesve mendojnë se pandemia ka ndikuar shumë në gjendjen shpirtërore dhe morale të tyre, 12 apo 23 për qind mendojnë se ka ndikime dhe 17 apo 9 për qind nuk kanë mendim. Në pyetjen e dytë: Ku reflektohen ndikimet më të mëdha të pandemisë te mësuesit, morra përgjigjet vijuese: 30 apo 58 për qind mendojnë në gjendjen psikosociale (shqetësime, stres, ankth, mërzi), 20 apo 42 për qind mendojnë në krijimin e pasigurisë, frikën, humbjen e komunikimit, shtrëngime nervore e të ngjashme.

Përgjigja jonë është affirmative se mësuesit në kohë pandemie reflektuan me emocione të shprehura negative e dëshpëruese pse u mungojnë nxënësit, ora mësimore, klasa e të ngjashme. Prandaj mësuesit mos vazhdojnë të pyesin pse nuk punojnë shkollat, por të mendojnë se si do të mbanë mësim pas kalimit të pandemisë. Zgjatja e gjendjes virale mund të shkaktojë ndryshime të paparashikueshme në gjendjen shpirtërore të mësuesit e nxënësit dhe sjelljen e tyre, duke rezultuar në shqetësime, vështirësi dhe reagime psikosomatike të konsiderueshme. Këto shqetësime, në fakt, shkaktojnë izolim apo shkëputje nga realiteti, shkëputje nga shoqëria, izolim social, mbyllje në vetvete e të ngjashme.

Analizat tregojnë se ngarkesa virale ka lidhje me çrregullimet emocionale dhe të sjelljes sociale tek mësuesit e nxënësit. Por çfarë nënkupton kjo? Shkurt. Ngarkesat virale tregojnë reflektimet psikologjike të saj në punën dhe jetën e mësuesit, në raportet që ka ai me nxënës, me prind dhe të tjerë. Ajo ndikon në reflektimet të shumanshme, në vështirësi komunikimi, në qëndrueshmërinë psikosociale, emocionale e të ngjashme. Sjellja e mësuesit, ndryshon dukshëm në punë, në shkollë, në marrëdhëniet me nxënësit, në aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore dhe raportet sociale. Kjo për arsye sepse te mësuesit paraqitet:

– ndjenja e trishtimit, zemërim social;

– një gjendje e pashpresë,paraqitet një nervozizëm i tepruar;

– krijohet një ndjenjë shqetësimi dhe ankthi për ardhmërinë për punë;

– ngjallë pesimizmin dhe zbeh optimizmin në punën mësimore.

Këtu shtrohet pyetja: Si të mos shqetësohen mësuesit dhe nxënësit kur pushteti dhe politika i mbyll shkollat kurse i lë hapur restorantet, kafeteritë, lokalet e natës, madje edhe më keq në afërsi të shkollave 500-1000 metra larg punojnë bastoret. Si mund të ngritet niveli arsimor dhe vetëdija për luftën kundër virusit? Si të mos shqetësohen dhe trishtohen mësuesit kur nxënësit në vend që të jenë në shkollë e ai të edukon, ata rrinë në lokale? Duke menduar në këtë linjë kam bindjen se ndjenjat negative do të krijojnë te mësuesit e nxënësit edhe probleme mendore. Në të njëjtën kohë është më e vështirë që të kontrollojnë vetveten, kanë tendenca për ta humbur harmoninë shpirtërore. Pandemia dhe mbyllja e shkollave krijoj edhe dhunë psikologjike te mësuesit e cila ka karakter emocional. Si rrjedhojë dhuna psikologjike e rëndon stabilitetin biopsikosocial dhe njëherësh e vështirëson funksionimin normal të individit.

Njëkohësisht tek mësuesit reflektohen edhe ndjenja të tjera të cilat e ulin disponimin për punë dhe takim me nxënësit si: lodhje, ndjenja e pavlefshmërisë, apati, humbja e energjisë për punë e të ngjashme. Nëse do të flasim në vija të përgjithshme, për aq kohë sa zgjat pandemia virusale do të mungoj edhe cilësia në arsim dhe dis-harmonia shpirtërore dhe morale e mësuesit dhe nxënësit. Megjithë këto vështirësi përcjellëse, kam bindjen se tre elemente shumë të rëndësishme nuk i humb mësuesi por që shpresën e tij e ndikojnë. Këto elemente janë:

– aftësia për të menduar është e qëndrueshme edhe pse mund të ketë tendenca për zvogëlim;

– të menduarit për punë dhe rikthim në procesin mësimor me nxënës është e madhe;

– mësuesi nuk e humb interesin dhe kënaqësinë për punë me nxënës.

Lidhja e ngarkesës virale me sjelljen e mësuesit ka edhe reflektime të tjera në sferën emotive, mungesa e nxënësve krijon dhembje te mësuesi, e zbeh gëzimin dhe dashurinë, krijon pesimizëm të theksuar e të ngjashme. Gjendja pandemike ka krijuar edhe urrejtje. Urrejtja i lodhë nxënësit dhe mësuesit. Urrejtja i hanë gjërat e mira që i kanë krijuar. Mësuesit janë të gatshëm të sfidojnë ndjenjat negative, të çlirohen nga to. Dhe unë mendoj se ata duhet të shkarkohen nga këto ndjenja e kjo do të ndodhë kur shkollat të hapen për nxënësit. Çfarë duhet të bëjnë mësuesit për të reduktuar ndikimet negative emocionale dhe psikosociale?Të gjejnë një mënyrë për të rivendosur harmoninë në jetën e tyre. Nuk ka një linjë të qartë në mënyrë që të thuhet se po kalon gjendja virale dhe stabilizohet njëkohësisht mësuesi dhe nxënësi. Por mund të merren masa për të parandaluar paraqitjen e ndjenjave të cilat rezultojnë me dezorganizim të jetës, të të menduarit, të shëndetit mendor. Duhet ndërmarrë masa që gjendja shpirtërore e mësuesit dhe e nxënësit të normalizohet dhe stablizohet, të evitohen situatat depresive e stresuese.

PËRFUNDIM

Derisa shoqëria, institucionet arsimore dhe udhëheqësit e arsimit të vetëdijesohen për rëndësinë dhe misionin që ka arsimi në jetë, atëherë do të kemi trajtim objektiv dhe tjetërfare të tij edhe në kushte pandemie. Ndryshimi i gjendjes faktike, asaj të jetës sonë të përditshme virusale kërkon angazhimin e pakontestueshëm të shkollës, mësuesit dhe nxënësit. Paraqitja e virusit korona dhe pandemia krijoi barriera të mëdha në raportet mes nxënësit dhe mësuesit. Ajo ka cenuar edhe liritë demokratike. Distanca fizike dhe ajo sociale krijoi te mësuesit shqetësime të mëdha dhe çrregullime psikosociale. Mësuesi ndjehet i plotësuar kur zhvillon mësim përballë nxënësve në klasë.

Është pozitiv fakti se ndjenjat negative të mësuesit kanë bërë shqetësime, dëshpërime, por nuk kanë krijuar urrejtje ndaj nxënësve dhe profesionit. Mësuesit sot duhet të mundohen që t’i shndërrojnë të gjitha vështirësitë në mundësi për t’u zhvilluar. Kam bindjen se mësuesit edhe kur nuk janë përballë nxënësve, profesioni i tyre nënkupton se duhet të punojnë (lexojnë, projektojnë detyra, planifikojnë, programojnë) me qëllim të përsosjes profesionale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë të ndryshimeve të mëdha dhe të mungesës së nxënësve. Shkolla është vendi ku mësuesit ndihen të plotësuar. / koha.mk /


Publikimi i mëparshëm

Në UT u përurua Këndi Arkivor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë

Publikimi i radhës

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘‘Marubi’’, gati për në UNESCO

Publikimi i radhës

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘‘Marubi’’, gati për në UNESCO

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.