• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 13 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski / Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: Mirënjohje për kontributin e çmuar në zbardhjen e së vërtetës për bashkëkombësit tanë ortodoksë

Ne si Universitet, që ka në fokus studimin, kultivimin, mbrojtjen e gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare, kemi zhvilluar një bashkëpunim të frytshëm me Prof. Dr. Branisllav Sinadinovskin dhe e kemi mbështetur botimin e librit “Shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë”, studim me vlera të larta historike-shoqërore, i cili ofron dëshmi të pakontestueshme për një çështje tejet të ndjeshme siç është ajo e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoninë e Veriut.

05/02/2021
| Arsim, Maqedoni

Të nderuar miq,

është në detyrën tonë dhe sidomos të institucioneve që përfaqësojmë që t’i evidentojmë dhe t’u shprehim nderimet, falënderimet dhe mirënjohjen personaliteteve, studiuesve dhe veprimtarëve që mbrojtën çështje dhe kauza të drejta.

Njëri prej tyre është edhe Prof. Dr. Branisllav Sinadinovski, për të cilin u njoftova se së fundi është ndarë nga jeta. Profesor Sinadinovski për opinionin publik është i njohur për guximin për rikonfirmimin e identitetit të tij shqiptar ortodoks me origjinë nga Reka e Epërme.

Ne si Universitet, që ka në fokus studimin, kultivimin, mbrojtjen e gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare, kemi zhvilluar një bashkëpunim të frytshëm me Prof. Dr. Branisllav Sinadinovskin dhe e kemi mbështetur botimin e librit “Shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë”, studim me vlera të larta historike-shoqërore, i cili ofron dëshmi të pakontestueshme për një çështje tejet të ndjeshme siç është ajo e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoninë e Veriut. Përmes këtij botimi, ai la pas hulumtime disavjeçare  për këtë pjesë të popullit shqiptar, i cili ashtu si edhe pjesa tjetër e shqiptarëve gjatë historisë, janë përballur me vështirësi të shumta.

Profesor Sinadinovski deri në vdekje mbrojti kauzën për të cilën besonte se shqiptarët ortodoksë në vendin tonë dhe në vendet tjera janë popull autokton që e flasin gjuhën shqipe, dhe si të tillë janë pjesë e pashkëputshme e tërësisë së popullit shqiptar.

Ai, e mori me vete “pengun” e (mos)themelimit të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe mbajtjen e meshës në gjuhën shqipe, prandaj mbetet në detyrën e studiuesve të tjerë që ta realizojnë edhe këtë synim madhor.

Ne i jemi thellësisht mirënjohës  për kontributin e çmuar në zbardhjen e së vërtetës për bashkëkombësit tanë ortodoksë dhe njëherazi shprehim ngushëllimet tona familjes së tij, miqve, kolegëve dhe mbarë komunitetit shqiptar ortodoks.

U prehtë në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës


Publikimi i mëparshëm

Antidrama

Publikimi i radhës

Kur letërsia shqipe përfiton nga “përkthyesi i padukshëm” / Bisedë e gazetares Mimoza Hasani – Pllana me autoren skoceze Morelle Smith

Publikimi i radhës

Kur letërsia shqipe përfiton nga “përkthyesi i padukshëm” / Bisedë e gazetares Mimoza Hasani - Pllana me autoren skoceze Morelle Smith

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.