• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Dimensionet e artit poetik të Frederik Rreshpjes

Rreshpja në mënyrë të shkathët e zhvendos fokusin duke i dhënë nerv e spontanitet poezisë; lëviz e përshpejtohet ritmi dhe nga një artikulim me ton të shtrirë kalon në tonalitet të lartë që shfaqet nëpërmjet një sintetizmi artistik.

25/01/2021
| Kulturë

Bujar Meholli – Poeti shkodran Frederik Rreshpja, kontaktet e para me lexuesit i pati me përmbledhjen poetike “Rapsodi shqiptare” në vitin 1967 e më pas me përmbledhjen tjetër të vitit 1972 me titull “Në këtë qytet”, ku spikat lirizmi dhe figuracioni i pasur rreshpjan. Qysh herët Rreshpja u përfaqësua nëpër antologji të ndryshme, por e denoncoi regjimi i kohës dhe e hoqi nga programi. Rreshpja, ishte cak i regjimit të asaj kohe, i cili ia largoi tekstet e tij nga shkollat. Megjithëkëtë, poezia e Rreshpjes është mjaft e pasur, me imagjinatë të fuqishme e koncept të pjekur artistik; Rreshpja ishte tërësisht i lirë për të bërë art të vërtetë, ndaj vepra e tij fiton dimensione lirike, intime, refleksive, estetike e metafizike.

Sa i përket gjuhës, Rreshpja, në vëllimin e parë përdor atë gegërishte, ndërsa më pas shkruan në gjuhën standarde. Duke qenë se vepra e tij, shtrihet në dy periudha kohore me sisteme të ndryshme politike e sociale, dimensioni i lirisë së krijimit është faktor mjaft i rëndësishëm në ligjërimin e tij poetik. Rreshpja në mënyrë të shkathët e zhvendos fokusin duke i dhënë nerv e spontanitet poezisë; lëviz e përshpejtohet ritmi dhe nga një artikulim me ton të shtrirë kalon në tonalitet të lartë që shfaqet nëpërmjet një sintetizmi artistik.

Për ta parë këtë do t’i shohim disa nga poezitë e tij. Poezia “Jemi ne”, e cila u fut nëpër tekste shkollore, fillon me pyetje retorike “Kush jemi ne?”, këtu poeti përgjigjet me metafora entuziaste: 

Jemi buzëqeshje e lirshme që u mungonte kohnave;

Jemi filizat e pranverës së ardhme.

Mbimë pas krismave partizane, mbas gjëmimesh

udhëve të jetës

udhëve të atdheut.

Poezia është e populluar me metafora e simbole, me ngarkesë emocionale e estesike dhe me mbartje kuptimore direkte për brezin e ri. Pyetja retorike “Kush jemi ne?”, e përcjellë nga metafora foljore jemi, ka një forcë e cila shkakton efekt ngulmues, e përveç kësaj kjo metaforë përcjell artistikisht idenë e lindjes së një shoqërie të re e të njeriut të ri.

Në vijim të kësaj gjendjeje ideologjike është edhe poezia “Udha”, e cila ngrihet mbi simbolin e udhës që shenjon një vijë nga e cila ecin njerëzit, mjetet, kulturat e idetë. Në kuptimin e dytë, pasqyrohet një idealitet e përfytyrim i një të ardhmeje.

Një tjetër poezi e Rreshpjes, me titull “Mëngjezi”,  shfaqet semantikisht si arketip i shpresës, i një fillimi të ri që ka brenda dritë e dëlirësi:

Partizan i vjetër që kthehesha nga zbori thotë ai; dhe,

sot unë hapa mëngjesin, …

Diellin e madh e solla unë.

Mesazhi është retorik. Partizani, i identifikuar me Unin e poetit është heroi lirik, si misionar i idesë së përparimit dhe ky lloj entuziazmi çon drejt afirmimit të këtij realiteti. Simbolika, i jep një lloj konotacioni drejt një teksti plot entuziazëm poetik. Në këtë strofë, vërejmë ndërtimin sipas konceptit të përjetimit:

Perdet e errta të reve lëkundeshin në lindje,

Dhe dielli i madh – ja ndjeva hapat,

Afrohej t’u vinte flakën reve.

Nëpër vargjet e Rreshpjes hasim në një lloj vetmie që bart elementet e saj të njohura; malli, pritja, trishtimi, mbyllja në vete; kur gjithçka i nënshtrohet ideologjitetit dhe vëzhgimi estetik për jetën e të bukurën i trajtojnë parimet e realizmit socialist.

Te poezia “Te liqejtë malorë”, hasim në një substancë me dramaticitet lëvizjesh, ngjyrash e tingujsh. Rreshpja shkruan:

U ngrit agimi që nga honi i ujnave,

mbi retë e rënda,

që enden në hapsinën e heshtur të liqenit.

Shenjohet agimi nga dita e re, lindja e saj, me lëvizje kontrastuese vertikale. Ndodh diçka e pazakontë; një përplasje si apokalips, siç është lindja e ditës së re, e cila përcillet me vuajtje e dhimbje. Heshtja e liqenit ndjehet sikur heshtja e vetmisë së tij që ka ndalur në përgjimin e tingujve, zhurmave, gjëmimeve e përplasjeve.

Si përfundim, tipologjia tematike e Rreshpjes ishte në logjikë tematike përgjatë realizmit socialist; motive të kufizuara që çonin drejt artit të porositur, por që në thelb kishte një censurë të pushtetit. Në thelb të strukturimit të poezive, Rreshpja, përdor me efikasitet imazhin si element surrealist. Bota poetike e Rreshpjes është shumë e madhe, e trallisur mes imazheve, perceptimeve, heroizmit e vetmisë, krizave ekzistenciale, dashurisë si melhem për çdo vuajtje e vështirësi.

Pas viteve ’90, lexuesit e poezisë së Rreshpjes u shumuan, po kështu ai i mbeti besnik veprës së tij. Rreshpja në poezi kërkonte realizimin estetiko-poetik: befasia e vargut, lirizmi i brishtë, ndjeshmëria e figurativiteti i thellë e spontan. Qasja ndaj ideologjisë, e ideve të reja kishin në qendër barazinë sociale.

Në një realitet të ri, pas viteve ‘90, poeti ka një prekje më të gjerë tematike. Liria dhe mungesa e kufizimeve të regjimit, i dhanë hapësirë dhe dimensione të reja artit të tij poetik, i cili u përvijua me tipare e elemente bashkëkohore, me sistem konceptual që i përafrohet atij modernist dhe post-modernist. Kjo poezi, cilësisht e evoluar në format e shprehjes, mëton drejt të panjohurave të qenies – me mjetet e gjuhës poetike, e plotëson dhe realizon arealin tipologjik të poezisë së tij, por gjithashtu profilizon dhe spikat individualitetin poetik. ©Gazeta Liberale

 


Publikimi i mëparshëm

Bashkëpunimi universitet-industri për t’i vendosur bazat për inovacion

Publikimi i radhës

Më 26 janar u nda nga jeta Ismail Qemali

Publikimi i radhës
?????????????????????????????????????????????????????????

Më 26 janar u nda nga jeta Ismail Qemali

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.