• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Më 6 dhjetor u nda nga jeta Pjetër Bogdani

Me veprimtarinë e tij misionare, kishtare, shoqërore, kulturore dhe politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e vet teologjike “Cuneus Prophetarum De Christo Salvatore Mundi, Et Eius Evangelica Veritate”, apo sipas përkthimit të françeskanit At’ Justin Rrotës “Çeta e profetëve", imzot Pjetër Bogdani është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes shqiptare e teolog i shquar.

06/12/2020
| Kulturë, Rajon

Më 6 dhjetor të vitit 1689, u nda nga jeta, në Prishtinë, personaliteti i shquar i Kishës dhe kulturës, ipeshkvi i jashtëzakonshëm imzot Pjetër Bogdani. Prift, ipeshkëv, kryeipeshkëv, teolog e filozof nga Hasi, atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të vlefshëm në teologji e në përpjekje për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane, për zhvillimin dhe përparimin e kulturës së shqiptarëve.
Imzot Pjetër Bogdani lindi në vitin 1627 në Has. Mësimet e para i bëri në Ciprovac, Bullagri. Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos. Pas studimeve filozofike e atyre teologjike shugurohet prift. Më 1651 ushtron detyrën e meshtarit në Pult e në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes. Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta teologjike në Kolegjin papnor të Propagandës së fesë. Aty i mëson gjuhët e Lindjes. Më 1658 kreu studimet e larta të teologjisë e filozofisë në Romë dhe mori titullin doktor. Pas një kohe veprimtarie e apostullimi si meshtar, emërtohet ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. Në vitet 1663–1664 njihet dhe i bën shërbime Kardinal Barbarigo, i cili në atë kohë jetonte e punonte në Romë. Më 1675 e shkruan librin “Çeta e profetëve” dhe ia paraqet Kongregatës së Vatikanit Propaganda Fidae për botim. Rekomandimi i Propagandës ishte të përkthejë libri edhe në latinisht e italisht.
Me veprimtarinë e tij misionare, kishtare, shoqërore, kulturore dhe politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e vet teologjike “Cuneus Prophetarum De Christo Salvatore Mundi, Et Eius Evangelica Veritate”, apo sipas përkthimit të françeskanit At’ Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, imzot Pjetër Bogdani është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes shqiptare e teolog i shquar.
Krahas misionit shpirtëror, pra atij ungjillor, imzot Pjetër Bogdani, punoi edhe në kultivimin e identetitetit e të mbrojtjes së popullit. Merret aktivisht me organizimin e rezistencës antiturke dhe u bën vizita të gjitha bashkësive kishtare në territorin e Kryedioqezës së vet e edhe më gjerë. Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Imzot Pjetër Bogdani niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje.
Në Prizren imzot Pjetër Bogdani sëmuret nga murtaja. Ndërroi jetë më 6 dhjetor 1689, në Prishtinë, ku edhe varroset.  diasporashqiptare

Publikimi i mëparshëm

Shkrimtari bën letërsinë e gjuhës së tij, përkthyesi bën letërsinë botërore

Publikimi i radhës

Një film shqiptar në festivalin e Amsterdamit

Publikimi i radhës

Një film shqiptar në festivalin e Amsterdamit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.