• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Jam me fat që linda në një familje ku lexohen librat

Jam me fat sepse linda në një familje ku lexohej ndaj librat nuk më munguan ndonjëherë, ndryshe nga shumë të tjerë. Por im atë ishte i persekutuar nga frankizmi, ju ndalua të jepte mësim në Spanjë dhe të publikonte në shtyp deri në vitet pesëdhjetë, dhe iu desh të nënshkruante bashkëpunime me emra që nuk ishin emri i tij, pavarësisht se ishte ai autori.

05/12/2020
| Bota, Kulturë

Javier Marias – Nëse ka diçka që po shtohet në kohërat tona, ai është  oportunizmi. Mes atyre që shkruajnë -shkruajmë- në shtyp, gjithmonë e më shumë zvogëlohet numri i atyre që janë në modë dhe ekuivalent me kriterin anonim të rrjeteve sociale. Njerëz të cilët paguhen për të menduar për veten e tyre -supozohet- që me shpejtësi heqin dorë nga vetja për tu hedhur në një baticë të re. Në fund të fundit është më e lehtë që ti japin dikujt diçka të përtypur, ngjiten në rrotën që sjell duartrokitje dhe pak rëndësi ka se pas një muaji do jetë në rrotën e kundërt: ngjiten gjithsesi, shfrytëzojnë faktin që askush nuk e përdor kujtesën dhe askush nuk do ti fyejë. Për ta ilustruar me një shembull, kur kam lexuar kujtimet e Woody Allen, lexoja se si ata që para pak kohësh e kishin dënuar tani e lavdëronin. Ndoshta dhe Placido Domingon do ta kërkojnë të njëjtët që e fundosën.

 

 

Disa prej atyre opinionistëve i ngatërrojnë qëllimisht konceptet, për të veshur posturat e tanishme të tyret. 153 intelektualë që mbrojnë lirinë e mendimit u publikuan në revistën Harper´s disa prej tyre (Chomsky, Anne Applebaum, Atwood, Rushdie, Martin Amis) oportunistët nga ana tjetër kanë vënë në peshore nëse ju intereson të jenë pro apo kundër. Duke qenë se kjo e dyta është më populiste e demagogjike, shumë e bënë këtë zgjedhje duke e bazuar kritikën e tyre në dicka të rremë dhe zvarritëse.

Pavarësisht se sa liberalë e progresitë janë ata që firmosën, gjithmonë do konsiderohen si ¨të privilegjuar¨ që rebelohen kundër popullit dhe i mbrojnë ¨privilegjet¨ e tyre dhe ¨prestigjin e lartë e pushtetin shoqëror¨. Kemi arritur në një pikë ekstreme ku secila arritje konsiderohet privilegj, gjë që është një devijim dhe një padrejtësi. Nëse dikush është i famshëm, i pasur, i suksesshëm, automatikisht etiketohet si ¨i privilegjuar¨, fjalë me konotacionin negativ. Nuk është kështu, bëni mirë ti riktheheni fjalorit ndonjëherë.

Ai që arrin diçka në jetë, që triumfon në profesionin e tij, pothuajse asnjëherë nuk ka qenë një i privilegjuar, edhe pse sigurisht ka përjashtime. A janë të tillë Joaquin Sabina, Ana Belen, Almodovar, apo novelistët: Cercas, Molina, Landero? Absolutisht jo! Asnjëri prej tyre s´e ka patur të lehtë. Landero e shpalos mrekullueshëm këtë në librin e tij ¨Ballkoni në dimër¨ nëse nuk e mbaj mend gabim . Nëse tani kanë një pozicion prej të privilegjuari, e kanë sepse e kanë fituar ata vetë përmes shumë sakrificash. A jam unë një i privilegjuar? Varet nga cili kënd e shikon. Jam me fat sepse linda në një familje ku lexohej ndaj librat nuk më munguan ndonjëherë, ndryshe nga shumë të tjerë. Por im atë ishte i persekutuar nga frankizmi, ju ndalua të jepte mësim në Spanjë dhe të publikonte në shtyp deri në vitet pesëdhjetë, dhe iu desh të nënshkruante bashkëpunime me emra që nuk ishin emri i tij, pavarësisht se ishte ai autori. Emilio Lledo që i njihte prindërit e mi, më tregonte sesi e kalonin ditën me 2, 5 peseta në ditë, si të mundnin, me shumë punë.

Nuk është aspak e rëndësishme origjina e 153 individëve që firmosën në Harpers, ata janë ata që janë për shkak të punës së tyre, kanë shfrytëzuar momentin e duhur dhe kontaktet e duhura por jo për shkak të prejardhjes së tyre. Lexova në këtë gazetë një artikull nga një shkrimtar i mirë, relativisht i ri, që ka fituar disa çmime; i quante ata që kishin firmosur ¨të privilegjuar¨. Veten sigurisht nuk e fut në të njëjtin thes ose ekziston një alternativë më e keqe akoma, artikulli i tij ishte një demonstrim më shumë i oportunizmit, duhet të vihemi në vendin e atyre që ju mungon ¨prestigji intelektual¨.

Jemi përpara një absurdi të krahasueshëm me këtë shembull: Në një ligë futbolli, gjykohen ata që janë në krye sepse janë ¨të privilegjuar ¨ dhe ata që janë në fund të hierarkisë janë  ¨viktima¨. Buxhetet e klubeve  të futbollit janë të pakrahasueshme mes tyre, e saktë, por ky fakt pranohet dhe nuk ndahen për këtë arsye. Privilegj do ishte nëse përpara lojës, ti dhurohej pikë njërës skuadër. Po arrihet një ujdi konceptuale mendimi, që nuk ka rëndësi se cfare ka bërë secili përgjatë jetës, dhe sikur dikush të ketë pasur talent, meritë, vazhdimësi, fat, qoftë dhe dinakëri, ti vishet mbiemri ¨i privilegjuar¨ elitar. Si do ti dukej Sabinës, Ana Belen dhe njerëzve të këtij soji ky mbiemër?
Shqipëroi: Albana Murra / Javier Marias është shkrimtar dhe përkthyes spanjoll / Panorama.al


Publikimi i mëparshëm

Idetë e At Gjergj Fishtës për organizimin e shtetit shqiptar

Publikimi i radhës

Sot, kujtojmë 223-vjetorin e lindjes së Naum (Bredhi) Veqilharxhit

Publikimi i radhës

Sot, kujtojmë 223-vjetorin e lindjes së Naum (Bredhi) Veqilharxhit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.