• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Promovohet vepra e Anton Çettës, personalitetit me të cilin identifikohet një epokë

Kryeministri Avdullah Hoti, duke vlerësuar lartë kontributin e Çettës, tha se ai së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova kanë bërë histori moderne.

26/11/2020
| Kosovë, Kulturë

Në 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës, dhe në 25 vjetorin e vdekjes së tij, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Kosovës, është promovuar botimi i kompletit të veprave të veprimtarit, shkrimtarit, mbledhësit të folklorit shqiptar, profesor Anton Çettës.

Muaji nëntor me vendim të qeverisë është shpallur muaji i Anton Çettës me propozim të ministres Vlora Dumoshi e cila ishte në këtë aktivitet bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, drejtorin e Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, vajzat e Anton Çettës, Donika dhe Agata, dhe shumë personalitete tjera. Aktiviteti në fjalë u shënua në kuadër të këtij muaji.

Kryeministri Avdullah Hoti, duke vlerësuar lartë kontributin e Çettës, tha se ai së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova kanë bërë histori moderne.

”Përgëzojmë punën që kanë bërë këta hulumtues për personalitetin me emrin e të cilin identifikohen epokat. E ka ndarë historinë para dhe pas ngjarjes me të cilën Çetta identifikohet, pra me pajtimin e gjaqeve. Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërrimin e kulturës. Ai dhe Rugova kanë bërë histori moderne”, tha Hoti.

Ndërsa Ministrja e Rinisë Kulturës e Sportit Vlora Dumoshi, tha se ky aktivitet po shënohet në kuadër të muajit të Anton Çettës, të shpallur nga kryeministri Hoti. Duke e vlerësuar profesorin Çetta, si një nga studiuesit më serioz të folklorit shqiptar ka themeluar edhe çmimin Anton Çeta.

“Viti 2020 shënon 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së profesorit Anton Çetta. Edhe sot së bashku jemi në aktivitetin e radhës të muajit të Anton Çettës të shpallur nga kryeministri Hoti. Sot promovojmë një pjesë të konsiderueshëm të botimeve të profesorit”, tha ministrja e cila edhe sqaroi se MKRS-ja ka publikuar thirrjen publike për të konkurruar për çmimin Anton Çetta, i cili është themeluar në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Ministrja Dumoshi falënderoi të gjithë ata që kanë bërë të mundur botimin e kompletit të veprave të profesor Çettës. Hysen Matoshi drejtor i Institutit Albanogjik, tha se kompleti i veprave të Çettës përmban 13 vëllime e të cilat janë të njohura për lexuesin.

Donika Çetta, vajza e profesor Antonit tha se ky përvjetor i përkujtimit për babanë u erdhi më ndryshe dhe për këtë shprehu mirënjohjen në emër të familjes Çetta për të gjithë ata që mundësuan botimin deh promovimin e veprave të tij.  KultPlus.com


Publikimi i mëparshëm

”I treturi”, filmi më i ri i regjisorit Arben Thaçi

Publikimi i radhës

Iliaz Vrioni – Firmëtari i Pavarësisë që u flak në Osum

Publikimi i radhës
Iliaz Vrioni

Iliaz Vrioni – Firmëtari i Pavarësisë që u flak në Osum

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.