• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

112 – vjet Kongresi i Manastirit / Botohen kujtimet e Parashqevi Qiriazit

Kongresi i Manastirit është një nga pikat kryesore që na bashkon ne si komb.

21/11/2020
| Aktuale, Kulturë

Nëntori dhe posaçërisht Ditët e Kongresit të Manastirit janë me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe instutcionet aty padyshim që e shënojnë çdo vit Kongresin.

112 vite prej mbajtjes së tij u mbajt Akademia shkencore ‘Ditët e Alfabetit 2020’ në Shkup nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore dhe Shqiptarëve me praninë e zyrtarëve më të lartë shqiptarë, Kryetari i Kuvendit, Telat Xhaferri me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Akadëmisë së Shkencave të Maqedonisë së Veriut. Si çdo vit,  me të ftuar doemos edhe nga Shqipëria.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido ishte pjesëmarrës në këtë akademi shkencore.

Ardit Bido: Kongresi i Manastirit është një nga pikat kryesore që na bashkon ne si komb. Njësoj siç po mbahet kjo akademi në Shkup, në Tiranë dhe Prishtinë institucionet kulturore, gjithashtu po mbajnë aktivitetet e tyre.

Shqiptarët, pavarësisht historisë sonë të coptimit të represionit të të drejtae, shpesh herë gjatë historisë, frymojnë si një KOMB dhe ky frymim si një komb, ka sjellë që të ketë dy shtete dhe të ketë përfaqësim dinjotoz në shtet ku nuk është shumicë siç është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët janë element shtetformues.

Në këtë kuptim, Kongresi i Manastirit është një moment shumë i rëndësishëm i kombit tonë. Në pikëpamjen kulturore ne nuk kemi asnjë arsye pse të mos frymojmë si një komb prandaj edhe bashkëpunimi i institucioneve tona, pavarësisht shtetit se ku ndodhen, duhet të jetë gjithnjë e më i fortë.

Më vjen mirë që kulmimi i kremtimeve këtu në Maqedoninë e Veriut lidhur me Kongresin e Manastirit,  është botimi i kujtimeve të Parashqevi Qirjazit, një dosje e cila gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë dhe falë bashkëpunimit të DPA-së dhe Institutit tuaj të Trashëgimisë Kulturore, sheh dritën e botimit për të gjithë studiuesit shqiptarë.

Vlen të theksohet roli i rëndësishëm që Parashqevi Qirjazi ka pasur një rol të rëndësishëm në Kongresin e Mbajtur në Manastir (14-22 Nëntor 1908).

Si përfaqësuese e Shkollës së Vashave të Korçës, ajo ishte e vetmja delegate femër në Kongres. Ajo u zgjodh sekretarja e Komitetit, duke punuar gjithë ditën me të njëmbëdhjetët. Në vitin 1909, Parashqevia shkroi ‘Himnin e alfabetit’, botoi një abetare me alfabetin e ri, si edhe themeloi shoqërinë kombëtare për gra, ‘Yll’ i Mëngjezit’.


Publikimi i mëparshëm

Optikë kritike për dramën “Izraelite dhe Filistinë” të Nolit

Publikimi i radhës

Si e kujtonte Vedat Kokona takimin me Mid’hat Frashërin?

Publikimi i radhës

Si e kujtonte Vedat Kokona takimin me Mid’hat Frashërin?

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.