• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Del nga arkivi i Clintonit deklarata e Rugovës në SHBA / Si u njoftua bota me terrorin e Serbisë ndaj Kosovës?

Ndër të tjera Ibrahim Rugova, kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Kombet e Bashkuara ndihmë nëpërmjet një plani prej 10 pikave.

16/11/2020
| Bota

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj, ka zbuluar një deklaratë të presidentit historik Ibrahim Rugova, të bërë më 16 shkurt të vitit 1993, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj-Stublla, ka publikuar në Twitter nga arkivi i ish-presidentit të SHBA-ve Bill Clinton, se si ishte njoftuar për terrorin që Serbia bënte ndaj Kosovës.

Presidenti kishte kërkuar ndihmë nëpërmjet një plani 10 pikësh.

“Delegacioni ynë ka ardhur në Amerikë këtë javë, me qëllim që t’i informojë udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nëpërmjet mjeteve të informimit edhe popullin amerikan, për shtypjen dhe dhunën në rritje, të të gjitha të drejtave civile, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Republikën e Kosovës. Ne jemi këtu për të shpallur një Kartë të Drejtash të Kosovës dhe të propozojmë një plan veprimi dhjetëpikësh për ta zgjidhur krizën e Kosovës dhe për t’i dhënë fund padrejtësisë”.

“Republika e vuajtur e Kosovës është në fakt problem bosht në krizën aktuale në ish-Jugosllavi. Ekspertët ndërkombëtarë parashohin se nëse Serbia vazhdon fushatën e saj të gjenocidit në Kosovë, ka shumë të ngjarë që konflikti në Ballkan të përhapet edhe në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe mbase edhe në Turqi. Një luftë tinëzare më e gjerë do të pasonte në Ballkan”.

Rugova kishte bërë me dije se populli i Kosovës do të bënte rezistencë paqësore ndaj regjimit serb.

“Pasojat do të ishin të dimensioneve globale. Me dy milionë shqiptarë të pambrojtur nën mëshirën e makinerisë serbe të armatosur mirë, një masakër e përmasave të mëdha do të ndodhte brenda një kohe të shkurtër. Qeveria ime po punon pareshtur për të parandaluar dhe për ta shmangur këtë mundësi. Populli i Kosovës është i përkushtuar për të bërë një fushatë të rezistencës paqësore kundrejt ligjit të imponuar serb të luftës”.

“Populli ynë jeton nën pushtetin e terrorit, të frikësimeve, keqtrajtimit dhe rrahjeve nga regjimi i Beogradit, i cili ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vendin tonë. Liria e shtypit, liria e tubimit paqësor, liria e arsimimit, liria për të punuar, liria e qasjes në kujdesin shëndetësor, liria e shprehjes politike, liria e lëvizjes, liria fetare, liria nga të gjitha format e diskriminimit etnik dhe liria nga kontrolli dhe arrestimi, të gjitha janë shfuqizuar nga Serbia derisa Kosova mbetet pre e peshës gati të papërballueshme të një shteti policor që ka treguar se në vendin tonë mungojnë të drejtat themelore”.

Ndër të tjera Ibrahim Rugova, kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Kombet e Bashkuara ndihmë nëpërmjet një plani prej 10 pikave.

1. Vënien e menjëhershme të një numri domethënës të trupave të OKB-së apo të NATO-s në Kosovë;

2. Vënien e Kosovës nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara;

3. Vënien e shumë më tepër vëzhguesve të OSBE-së në vendin tonë;

4. Zgjerimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Kosovë;

5. Ndalimin e “spastrimit etnik” të heshtur të Kosovës, i cili po kryhet nëpërmjet kërcënimeve të serbëve;

6. Çarmatimin dhe shpërndarjen e njësive paramilitare serbe, vënien e artilerisë së rëndë serbe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare;

7. Rihapjen e Aeroportit të Prishtinës për fluturime të ndihmës humanitare;

8. Ndalimin e kolonizimit të Kosovës nga Serbia;

9. Lejimin që të mblidhet Kuvendi i zgjedhur me vota të lira;

10. Përjashtimin e Kosovës nga sanksionet ndërkombëtare të vëna mbi Serbinë dhe Malin e Zi.

Statement by Dr. #IbrahimRugova, The 1st & Historic President of the Republic of #Kosova on February 16, 1993 while in an official visit to the #UnitedStates.
(From the recently declassified documents from @BillClinton Presidential Library). pic.twitter.com/bsPfxPooLU

— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 15, 2020


Publikimi i mëparshëm

Sa shumë shenja në Krajen….të marrë ca nga dashuria ime për ato vise e t’i shohë me syrin tim

Publikimi i radhës

Studimi i arteve dhe shkencave humane – thelbësor për demokracinë

Publikimi i radhës
SARAH CHURCHWELL

Studimi i arteve dhe shkencave humane - thelbësor për demokracinë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.