• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Krijimtaria e begatë e shkrimtarit të shquar gjerman

Ishte poet, dramaturg dhe historian gjerman i shquar. Njihet pranë Goethe (Gëtes) si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane.

10/11/2020
| Kulturë
Friedrich Schiller

Friedrich Schiller


Më 10 nëntor 1759 lindi Friedrich Schiller, poet dhe dramaturg i shquar gjerman. Emri i tij i vërtetë ishte Johann Christoph Friedrich Schiller (Johan Kristof Fridrih Shiler). Kurse nga viti 1802 u njoh si von Schiller (fon Shiler). U lind më 10 nëntor të vitit 1759 në Marbach am Neckar dhe vdiq më 9 maj të vitit 1805 në Weimar (Vaimar).

Ishte poet, dramaturg dhe historian gjerman i shquar. Njihet pranë Goethe (Gëtes) si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane.

Ai ishte djalë i një oficeri dhe një vajze bukëpjekësi. Shilerit, përderisa ishte në akademinë ushtarake të themeluar nga hercogu Karl Eugeni prej Vyrtembergut (von Wurternberg), në vitet 1773-1780, ju deshtë të studionte judikaturën dhe mjekësinë. Urdhri ushtarak i pashpirt i shkollës, shumë herët e detyrojë Shilerin që të merrte një qëndrim opozitar.

Ai lexoi veprat e Zhakues Rouseseut, Gëtes, dhe Uiliam Shekspirit dhe më 1779/80 fshehtas përmblodhi veprën e parë “Grabitqarët” e cila u botua anonime më 1781. Suksesi sensacional i kësaj pjese që shfaq më 1782 në Manhaim, e popullarizuan shumë shkrimtarin e ri mirëpo në Vyrteberg i sollën ndalesën e shkrimeve, arrestim dhe përjashtim. Shiler iku në Manhaim dhe nga aty shkoi në rezidencën Henriete von Volcogens.

Gjatë kësaj kohe ai përfundoi pjesën pikëlluese “Betimi i Fieskos Së Guinesë” dhe përpiloi “Intrigë e Dashuri”. Më 1783 Shileri u bë shkrimtar i teatrit në Manhaim. Ai e lëshoi këtë vend pasi që kishte papajtueshmëri me itendatin e Dalbergut, i cili për dallim nga planet e Shilerit për teatrin si qendër edukative nacionale, mendonte më shumë për arkën e teatrit.

Lexo edhe :  Balla: Përpjekjet për të bërë pis luftën e Kosovës do të dështojnë

Gjatë 1785-1787 Shileri gëzoi mikpritjen e familjes Kërner në Lajpcig dhe në Dresden nga ku më 1787 arriti të mbaroi pjesën “Don Kalos” dhe filloi që më me intensitet të merret me studimin e historisë. Pas suksesit të tij me “Historia e shkatërrimit të Holandës së Bashkuar nga Qeveria Spanjolle” filloj punën si profesor i historisë në Universitetin e Jenës dhe më 1790 u martua me Sharloten e Lengfeldit (Charlotte von Lengfeld). Në vitet pasuese krijoj veprat mbi historinë, si bie fjala “Historia e luftës tridhjetëvjeçare” (1792); përmbajtje rreth çështjes etike si “Tuta dhe Krenaria” (1793), “Mbi edukatën etike të njeriut” (1795) si dhe vepra me mendime lirike. Miqësinë me Gëten e filloi më 1794.

Ndërsa më 1799 u shpërngulë në Vaimarë ku realizoi disa preokupime rreth teatrit në teatrin e oborrit të Vaimarës. Përveç përpunimit të pjesëve të autorëve tjerë ai krijoi edhe veprat e mëdha, dramën historike të tij “Valenshtai”n-trilogji (1798/99), “Maria Stuart” (1800), “E virgjëra e Orleansit” (1801), dhe “Vilhelm Tel” (1804). Me dramën “Nusja e mesinës” (1803) Shileri provoj që të zgjonte për gjeneratat e tij, formën e tragjedive të grekëve antikë. Vepra e tij e fundit “Demetrius” – një tragjedi rreth një kandidati të rrejshëm për fronin rus – mbete një fragment. fjala.al

 


Publikimi i mëparshëm

Përveç politikës, Joe Biden adhuron edhe makinat

Publikimi i radhës

Edukimi i lartё duhet tё ndihmojё nё adresimin e polarizimit tё SHBA-ve

Publikimi i radhës
Edukimi i lartё amerikan ёshtё njё ekosistem kompleks prej universiteteve kёrkimore, tё kuptuarit rajonal, instituteve teknike, kolegjeve komunitare dhe – njё institucion veçanёrisht amerikan – universitetet e arteve liberale.

Edukimi i lartё duhet tё ndihmojё nё adresimin e polarizimit tё SHBA-ve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.