• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Prof. Dr. Viktor Dimovski.

04/11/2020
| Aktuale, Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim përsosjen dhe trajnimin e kuadrove, shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe edukimit.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Prof. Dr. Viktor Dimovski.

Sipas drejtuesve, nënshkrues të këtij memorandumi, të dy institucionet do të bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe do të japin ndihmë dhe përkrahje të ndërsjellë në lëmenjtë vijues: mësim praktik për studentët e Universitetit, veprimtari aplikative dhe shkencore-hulumtuese, organizim të trajnimeve, tryezave të rrumbullakëta, debateve, konferencave dhe formave të tjera të ngjashme, bashkëpunim të ndërsjellë gjatë përgatitjes së dokumenteve me rëndësi strategjike nga fusha e sigurisë, përdorim të mjeteve dhe objekteve të Agjencisë dhe Universitetit, në kushte të përcaktuara nga Agjencia dhe Universiteti, shfrytëzim të literaturës profesionale nga fondi i bibliotekës së Universitetit për nevojat e Agjencisë, dhënie të ndihmës profesionale nga ana e Universitetit gjatë përgatitjes së akteve të caktuara ligjore dhe nënligjore, që janë nën kompetencë të Agjencisë, bashkëpunim në fushën e dhënies dhe ndarjes së bursave, si dhe dhënie të rekomandimeve për profilizim të kuadrove profesionale nga radhët e studentëve të Universitetit për nevojat e Agjencisë.

Ky bashkëpunim reciprok ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare është në dobi të të dyja palëve pasi i ndihmon institucionet përkatëse në ngritjen e kapaciteteve në sferën arsimor-shkencore, përmes shkëmbimit të materialeve të ndryshme, përvojave, ideve e rekomandimeve, si eksperienca që do të na ndihmojnë t’i aplikojmë në praktikë në fushën e caktuar ku veprojmë. ©Zyra për informim-UT


Publikimi i mëparshëm

RMV / 24 viktima dhe 913 raste të reja me Covid-19

Publikimi i radhës

Perspektivat e gjeneratës së ardhshme në ndërkombëtarizimin e arsimit

Publikimi i radhës

Perspektivat e gjeneratës së ardhshme në ndërkombëtarizimin e arsimit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.