• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Kryeakademiku Mehmet Kraja, duke u falënderuar për këtë vizitë zyrtare të AZGJ-së, u interesua në veçanti për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve dhe zbatimin e tij praktik në RMV, për kontaktet e AZGJ-së me institucionet simotra në vendet e tjera, si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me këtë institucion.

31/10/2020
| Kosovë, Kulturë, Maqedoni

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, bashkë me përgjegjësin e sektorit të përkthimit dhe të lekturimit në këtë institucion, Ahmet Selmani, dje zhvilloi një takim zyrtar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku u prit nga kryetari i saj, akademiku Mehmet Kraja, si dhe akademiku i mirënjohur Rexhep Ismajli. Gjatë takimit në fjalë, drejtori Y. Sela i njoftoi hollësisht nikoqirët për statusin, rolin dhe punën e AZGJ-së, duke u përqëndruar veçmas në aktivitetet e gjertanishme në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, si dhe në atë të sensibilizimit dhe udhëzimit të qytetarëve lidhur me të drejtat gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, ai shprehu interesim dhe u bëri ftesë pjesëtarëve të ASHAK-së për të marrë pjesë në aktivitetet shkencore që i organizon AZGJ-ja në raste të ndryshme, siç është Dita e Përkthimit dhe Dita Europiane e Gjuhëve.
Kryeakademiku Mehmet Kraja, duke u falënderuar për këtë vizitë zyrtare të AZGJ-së, u interesua në veçanti për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve dhe zbatimin e tij praktik në RMV, për kontaktet e AZGJ-së me institucionet simotra në vendet e tjera, si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me këtë institucion. Me këtë rast ai shprehu gatishmëri për të ndihmuar ose për të qenë të pranishëm në aktivitetet e AZGJ-së, duke kërkuar një ofertë konkrete se çfarë mund të bëjë ASHAK-ja në këtë aspekt.
Po ashtu, edhe akademiku Rexhep Ismajli shprehu gatishmëri të plotë për të ndihmuar AZGJ-në nëpërmjet pjesëmarrjes së tij në konferencat shkencore. Ai foli për pozitën e disa gjuhëve në vende të ndryshme të botës si në Spanjë, Belgjikë, Zvicër etj., duke e theksuar statusin dhe trajtimin e tyre nga shtetet përkatëse, me çka modeli i tyre do të ishte i lakmueshëm dhe i natyrshëm edhe për gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një gjuhë vendëse. Ai vuri në dukje se tani është koha kur gjërat duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, me punë dhe angazhim konkret, pa e politizuar dhe pa e rrezikuar askënd. Në këtë kontekst, ai theksoi se ka një avancim zyrtar të shqipes në RMV, por që gjithçka duhet të shihet si një proces i vazhdueshëm për të ecur edhe më tej përpara. Në fund të këtij takimi, nikoqirët i dhuruan edhe disa kopje të botimeve të ASHAK-së për bibliotekën e AZGJ-së.

Burimi: https://www.facebook.com/apjazgj/posts/1014959168966317?__tn__=K-R 


Publikimi i mëparshëm

RMV / 5 persona kanë ndërruar jetë me Covid-19, 934 raste të reja

Publikimi i radhës

UT dhe Shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” organizuan gara ndërkombëtare për kualitet të mjaltit

Publikimi i radhës
UT dhe Shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” organizuan gara ndërkombëtare për kualitet të mjaltit

UT dhe Shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” organizuan gara ndërkombëtare për kualitet të mjaltit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.