Një forum i Times Higher Education ka vënë re se akademikëve mund tiu nevojitet një qasje më eksploruese dhe bashkëpunuese për të përmirësuar mësimdhënien online, qasje kjo e ngjashme me rrugën që ndjekin kur drejtojnë një punë kërkimore. Në këtë mënyrë edukimi I lartë do të arrijë të gjejë mënyrën më të mirë për të përdorur teknologjinë si mjet mësimor.
Diana Laurillard, profesore e të mësuarit me teknologjinë digjitale në Institutin e Edukimit UCL, është shprehur se pavarësisht faktit që teknologjia e mësimdhënies online ka qenë prezente që prej disa vitesh, ne nuk arrijmë ta përdorim siç duhet dhe një pikë themelore për të përmirësuar këtë është edukimi I komunitetit akademik.
“Një nga gjërat që mendoj se do të jetë një aspekt I rëndësishëm në kthesën tonë drejt përdorimit të teknologjisë është të ndërmarrim një qasje më eksploruese dhe zhvilluese drejt rrugës ku mësimdhënia trajtohet si mësim I ndërsjellët” u shpreh profesore Laurillard ndaj panelit të diskutimit mbi edukimin e lartë përtej pandemisë.
Ajo sugjeroi që kurset masive të hapura online (mooc) në mësimdhënien online mund të jenë thelbi I kësaj përqasjeje – duke vënë gishtin drejt popullaritetit global të FutureLearn Mooc në subjektin e lançuar në mars si përgjigje ndaj pandemisë.
Një Mooc, pra një kurs online i hapur masiv, për profesore Laurillard është më tepër se aq, “mund të jetë një bashkëpunim masiv online I hapur sepse është një proces mësimor social, dhe i sjell mësuesit së bashku për të ndarë idetë e tyre dhe ti rishikojnë ato.”
Ajo shprehet se “është pothuajse si të marrësh profesionin e mësimdhënies në të qenurit përgjithësisht më akademik, kur të gjithë mësojmë nga njëri tjetri.”
“Mësimdhënia është shndërruar në një fushë të rëndësishme të zhvillimit të njohurive dhe të ekperimentimit që ne duhet të sillemi më tepër në një mënyrë të tillë.”
Në momentin që kjo qasje ngulitet në komunitetin akademik, do të pasohej pastaj normalisht drejt studentëve që mësojnë online, u shpreh ajo, në mënyrë që ata të shndërrohen “në një trup njerëzish që po bëjnë të njëjtën gjë, mësojnë së bashku, bashkëpunojnë e në vijim.”
Gjithsesi, ajo shprehi frikën se shpërndarja e kësaj në botën akademike “ kërkon pak organizim: të nevojiten më shumë teknologji mësimore përreth për të mbështetur këtë proces dhe një ndjesi për çdo akademik se mund tia dali.”
Ndërkohë, David Ouchterlonie, drejtori I angazhimit global në Universitetin e Notingamit, i shprehu forumit – të mbajtur në partneritet me Universitetin Shtetëror Kazan– se universitetet e kishin surprizuar veten me aftësinë e tyre për të lëvizur online gjatë pandemisë.
Pavarësisht pëlqimit të universiteteve ndaj një procesi vendimmarrës intensiv, si në burime ashtu dhe në kohë, pandemia ka treguar se”ne në të vërtetë mund të jemi mendjeprehtë dhe të marrim vendime të shpejta dhe se mund të implementojmë ndryshime madhore pa pasur nevojën e një komiteti, një sërë dokumentash, pa hezitim dhe frikë ndaj rrezikut. ”
Pavarësisht kësaj, ai u shpreh se edukimi I lartë tashmë kishte nevojë për mbështetje nga qeveritë dhe nga media rreth lëvizjes së dhënies së mësimit online.
“Mendoj se qeveritë tona mund të japin më shumë në lidhje me termat e rregullacionit dhe fleksibilietit, siç është njohja e degëve që janë zhvilluar tërësisht ose pjesërisht online. Dhe më tepër mbështetje për institucionet që po e përqafojnë këtë botë të re të edukimit të lartë digjital,” tha z.Ouchterlonie. “Dhe unë mendoj se ne kemi një rol për të lujatur në ndihmesën ndaj mediave dhe komuniteteve tona për të kuptuar se eksperienca e edukimit po përmirësohet nga kjo rrugë e re, nuk po dëmtohet.” Gazeta Liberale