• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Maqedoni

Shpallja e Malit Sharr Park Kombëtar / Debat publik në Tetovë, Gostivar, Tearcë dhe Vrapçisht

Ministria informon se do të organizohen katër debate publike edhe atë: më 13 tetor, e martë në ora 14:00 në Universitetin e Tetovës, të nesërmen, më 14 tetor në orën 15:00, në Sallën e Këshillit të Komunës Gostivar dhe në orën 18:30 në sallën e sporteve në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit dhe më 15 tetor, të enjten, në ora 18:00 pas dite, në sallën e sporteve në fshatin Tearcë, Komuna e Tearcës.

11/10/2020
| Maqedoni, Spektër

Debatet publike për Projektligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë të mbrojtur të kategorisë II – Park Kombëtar, do të fillojnë javën e ardhshme dhe do të mbahen në komunat Tetovë, Gostivar, Tearcë dhe Vrapçisht. Banorët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e këtyre qeverive lokale do të duhet të japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre mbi projektligjin dhe dokumentet e tjera që do t’ju duhen për të mbrojtur natyrën dhe biodiversitetin e një prej zonave më unike në vend, njofton Portalb.

Debatet publike janë një hap para miratimit zyrtar të ligjit dhe mbrojtjes faktike të Malit Sharr, si zonë me vlera të jashtëzakonshme, specie të rralla dhe endemike dhe ekosisteme unike. Ka kohë që publiku kërkon mbrojtjen e duhur të Sharrit dhe parandalimin e shkatërrimit të tij, nga aktivitete si prerja e paligjshme, por edhe nga projekte të ndryshme ndërtimore që e kërcënojnë mbijetesën e jetës së egër, siç është ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.

Ministria informon se do të organizohen katër debate publike edhe atë: më 13 tetor, e martë në ora 14:00 në Universitetin e Tetovës, të nesërmen, më 14 tetor në orën 15:00, në Sallën e Këshillit të Komunës Gostivar dhe në orën 18:30 në sallën e sporteve në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit dhe më 15 tetor, të enjten, në ora 18:00 pas dite, në sallën e sporteve në fshatin Tearcë, Komuna e Tearcës.

Projektligji është publikuar në Regjistrin e vetëm kombëtar elektronik të rregulloreve www.ener.gov.mk dhe në faqen e internetit të ministrisë www.moepp.gov.mk dhe të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin komente, vërejtje dhe konsulta jo më vonë se dhjetë ditë nga mbajtjen e seancës së debatit publik, përkatësisht deri më 25 tetor 2020 në infoekomoepp.gov.mk. Për të respektuar protokollet shëndetësore, pjesëmarrja në debatet publike duhet të paralajmërohet në skj.mzsppgmail.com“, informojnë nga Ministria.

Sipas tekstit të projektligjit për të shpall Malin Sharr park kombëtar, qëllimi është që të ruhet gjendja autentike e natyrës dhe të parandalohen veprimet që mund të shkaktojnë prishjen e ekuilibrit natyror të ekosistemeve. Ky akt parashikon krijim të kushteve të favorshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e diversitetit biologjik dhe peizazhit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në mënyrë që nuk e rrezikon mbijetesën e specieve dhe ekuilibrin e tyre natyror.


Publikimi i mëparshëm

RMV / 7 persona me Covid -19 kanë ndërruar jetë, 383 të tjerë janë infektuar

Publikimi i radhës

“Polikarpi”, një nga komeditë e para arbëreshe dhe shqiptare

Publikimi i radhës

“Polikarpi”, një nga komeditë e para arbëreshe dhe shqiptare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.