• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Zâ Fest” jehon me poezi e muzikë nëpër bukuritë natyrore

Aktorja prishtinase, Ilire Vinca, e ulur në gurët e një kulle të shembur, ka interpretuar lehtë këngën “Vijnë pamporat, nanë, bregut të detit…”.

28/09/2020
| Kulturë
Bukuritë e Thethit kanë qenë prapavija idilike që kanë shoqëruar interpretimet poetike të aktores Ilire Vinca dhe përcjelljet me kitarë nga Vlashent Sata.
E dhjetëra kilometra më në perëndim, Kalaja e Rozafës, në Shkodër, ka hapur dyert e saj për këngëtarë e bende nga Prishtina e Tirana.

Bukuritë e Thethit kanë qenë prapavija idilike që kanë shoqëruar interpretimet poetike të aktores Ilire Vinca dhe përcjelljet me kitarë nga Vlashent Sata. E dhjetëra kilometra më në perëndim, Kalaja e Rozafës, në Shkodër, ka hapur dyert e saj për këngëtarë e bende nga Prishtina e Tirana.


“Zâ Festi” bie aty ku fillon jeta: magjia e Thethit dhe e Kalasë, ta kujton sa e shtrenjtë është jeta. Me këtë evokim poetik, aty ku ujërat e shkumbëzuara të Valbonës vijojnë rrjedhën e përjetshme, muzika dhe tradita shqiptare janë shartuar me dialogë e interpretime.

Ndërkaq, larg nga aty, në Kalanë e Rozafës që sheh si në pëllëmbë të dorës krejt ultësirën me Bunën pranë, drita skenografike të kuqe, të kaltra e të manushaqta fjafuritin gurët e mureve mijëravjeçare. E në “skenën” e improvizuar nuk luheshin legjendat e murimit, por performanca muzikore.

Mbrëmjen e së dielës “Zâ Fest”, në të kartërtin edicion të tij, udhëtoi nga Kalaja e Rozafës e peizazhet e Thethit epik për të dhënë të përziera performanca poetike e interpretime muzikore.

Aktorja prishtinase, Ilire Vinca, e ulur në gurët e një kulle të shembur, ka interpretuar lehtë këngën “Vijnë pamporat, nanë, bregut të detit…”.

Kjo këngë ka shënuar, në fakt, edhe fillimin e performancës të dhënë premierë online të dielën në faqen e festivalit që ka nisur katër vjet më parë.

Bashkë me aktoren prishtinase ishte edhe vetë themeluesi i këtij festivali, këngëtari e kompozitori Vlashent Sata.

Ndërsa minutat rridhnin me pamjet idilike të Thethit, aktorja Vinca ka shkëputur vargje të shkrimtares e aktivistes egjiptiane Nawal el Saadawi. Dhe recitali menjëherë krijonte zhytjen në fjalët e ndjera të një gruaje drejtuar të bijës.

“Shkrimi nuk iu lejohej grave dhe sklleverëve. Fati i tyre ishte me vdekë e në amshim kishte vend vetëm për zotat burra”, ishin fjalët e aktivistes egjiptiane nga pjesëza e saj “Shkruaj, bijë, që të jetosh”.

 


Publikimi i mëparshëm

Kujdes me ata që i quani budallenj

Publikimi i radhës

Ndahen çmimet e edicionit jubilar të “EtnoFest”-it

Publikimi i radhës

Ndahen çmimet e edicionit jubilar të "EtnoFest"-it

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.