• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Nxënësit kthehen në shkolla me masa mbrojtëse kundër koronavirusit

Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra.

14/09/2020
| Aktuale, Arsim, Kosovë

Në Kosovë, më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor, teksa Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të zhvillohet duke respektuar masat për mbrojte nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra.

Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

Autoritetet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar se kanë shpërndarë gjysmë milioni maska nëpër shkollat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se inspektorët sanitarë do të mbikëqyrin nëse shkollat po respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se top-prioritet në punën e tyre tani do të jetë shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënësve. Drejtori i këtij insituticioni, Naser Ramadani, është zotuar se çdo rast i dyshuar me koronavirus në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve do të trajtohet brenda ditës.

Viti i ri shkollor në Kosovë është dashur të nisë më 1 shtator, por u shty, pasi Ministria e Arsimit tha se kjo u bë me qëllim që të sigurohen kushtet e sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit. Rel


Publikimi i mëparshëm

RMV / 2 viktima dhe 98 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Publikimi i radhës

Turizmi “patriotik” e shpëtoi sezonin veror në Shqipëri

Publikimi i radhës

Turizmi “patriotik” e shpëtoi sezonin veror në Shqipëri

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.