98 raste të reja, 56 të shëruar dhe 2 viktima është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit. Shkupi edhe sot ka regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar, ndërsa numri i lartë i personave të prekur vazhdon të mbetet në Kumanovë, Prilep dhe Tetovë.
Në qytetet e tjera ka më pak se 10 të infektuar, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve sot arrin në 8 për qind.
Rastet aktive i afrohen numrit 2.000, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri tani në vend janë bërë mbi 160 mijë teste.