• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Filma shqiptarë në festivalin e New Yorkut

“New York True Venture Film Festival” ishte menduar që të mbahej në maj të këtij viti, mirëpo për shkak të pandemisë, është shtyrë për muajin shtator dhe planet janë që të mbahet në versionin online.

01/09/2020
| Bota, Kulturë

Tre filma të regjisorëve shqiptarë janë pjesë e kategorive garuese në “New York True Venture Film Festival”, që këtë vit nis rrugëtimin e vet me edicionin e parë.

“Rruga”, filmi i shkurtër nen regji të Besim Ugzmajlit garon për filmin më të mirë në kategorinë e të drejtave të njeriut dhe aktori Mal Noa Safçiu është nominuar për rolin më të mirë si fëmijë. Për skenarin më të mirë e regjinë më të mirë është nominuar filmi i shkurtër “Vulë” nen regji Valmir Tertinit, ndërsa filmi i shkurtër “Lugatka” nën regji të Altin Sulaj garon për filmin me të mirë eksperimental. Festivali, me bazë në New York dhe i themeluar nga një shqiptar, skenaristi, regjisori e producenti Julian Biba, është një ngjarje dedikuar fuqizimit të filmbërësve të pavarur.

“New York True Venture Film Festival” ishte menduar që të mbahej në maj të këtij viti, mirëpo për shkak të pandemisë, është shtyrë për muajin shtator dhe planet janë që të mbahet në versionin online.

“Ne besojmë që duke u dhënë një mundësi ideve të reja të krijuesve unikë dhe inteligjentë, do t’i japim audiencës një mundësi për të vlerësuar artin”, është thënë në përshkrimin e këtij Festivali.

Filmi “Rruga” ka në fokus Lenën (37), luajtur nga Gresa Pallaska, dhe Gentin (11), që e gënjejnë njëri-tjetrin duke e përshkruar jetën e tyre. Imagjinata është e kundërt me realitetin. Të dy janë viktima të realitetit të njëjtë – trafikimit me qenie njerëzore. Regjisori Ugzmajli ka thënë se “New York True Venture Film Festival” është festival i ri, por interesant dhe fakti që ky festival promovon filmin e pavarur, e bën edhe më të veçantë. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

Nis muaji i Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri

Publikimi i radhës

Notat e mira nuk janë më të mjaftueshme për të marrë një vend pune

Publikimi i radhës

Notat e mira nuk janë më të mjaftueshme për të marrë një vend pune

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.