• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sllupçani dhe arti janë një familje

Kolonia artistike e maleve të Sllupçanit “Art Camp” ka përfunduar edicionin e saj të dytë. Për katër netë me radhë Komuna e Likovës është bërë qendër e artit, ku shumë artist, adhurues të pikturave, muzikë e filmit shfaqën talentin e tyre përgjatë mbrëmjeve të freskëta të maleve të Maqedonisë Veriore.

27/08/2020
| Kulturë, Maqedoni

Drejtori i Art Camp Adrian Kadrija ka thënë se ndonëse pandemia ka kufizuar procese e punë të shumta programi i këtij viti ka pasur shumë aktivitete interesante si dhe një respektim të rregullave për parandalimin e pandemisë.

“Pandemia ka kufizuar shumë punë, por si do qoftë programi ka qenë plotë i mbushur me aktivitete interesante, janë respektuar rregullat e mbajtjes së maskave dhe dezinfektuesve. Çdo ditë ka pasur diçka te re, e veçanta ishte edhe ligjërata nga Metin Izeti, ku në natyë biseduam për artin dhe të vërteten”, ka deklaruar ai.

Edicioni i dytë i kolonisë artistike krahas pikturës ka qenë mbushur edhe me komedi, shfaqje muzikore dhe filma të metrazhit të shkurtër. “Ballkoni”, “Ajo”, “Më fal” dhe “Toka” janë vetëm disa nga dokumentarët që  të përkuan netët e freskëta verore në koloninë e malit të Likovës.

Sipas Kadriaj pjesëmarrësit dhe vizitorët e maleve të Sllupçanit dhe kolonisë artistike kanë qenë të habitur nga mikpritja që kanë bërë banorët e këtij fshati.

“Gjithsej ishin 45 artistë pjesëmarrës dhe shumë vizitorë, te gjithë kaluan bukur në gjithë ngjarjet artistike që kanë qenë në program. Vizitorët dhe pjesëmarrësit që kanë ardhur në Sllupçan, kanë qenë të habitur dhe shumë mirënjohës nga mikpritja e fshatarëve te këtij fshati” ka pohuar ai.

Kolonia artistike këtë vit ka mirëpritur mbi 25 pjesëmarrës nga shumë qytete shqiptare, Korça, Mitrovica, Suhareka, Prizreni, Kërçova, Tetova, Tirana, Prishtina, Gostivari, Shkupi, Struga e Gjakova.

Sipas Adrian Kadriaj kolonia dhe Sllupçani nuk mund të përshkruhen më mirë se sa me fjalët e artistit nga Shqiperia, Sajmir Strati, që Sllupçani dhe arti janë një familje.

“Siç ka thënë edhe artisti i madh nga Shqipria Sajmir Strati, Sllupçani dhe arti janë një Familje. Është e vërtetë qe ka shumë gjëra të shtrenjta ne botë, por asnjë gjë nuk është më e shtrenjtë se familja, e Sllupçani është një familje”, ka deklaruar drejtori i Art Camp.

Kadriaj ka shtuar se banorët e këtij vendi kanë nevojë për art, madje sipas tij ata janë të uritur për art dhe është detyra e kësaj kolonie artistike që të ofrojnë art sa më shumë që të munden në ditët në vijim. Ai shpreson që vitin tjetër të gjejnë përsëri përkrahje nga Ministria e Kultures dhe Komuna e Likovës.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme në faqen zyrtare të Art Camp në Facebook është njoftuar se lokacioni i Art Camp për vitin e ardhshëm do të ndryshoj kjo për shkak se disa nga banorët e fshatit janë kundër kësaj ideje e kolonie.

Në postim gjithashtu thuhet se përgjatë netëve të Art Camp 45 pjesëmarrësit kanë mësuar më shumë për fshatin dhe malet e Likovës. Sipas tyre Art Camp nuk ka qenë më i zhurmshëm sesa dasmat. Tutje në njoftimin e tyre ata kanë falënderuar banorët e fshatit Sllupçan për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre si dhe kanë shtuar se kolonia artistike e maleve të Likovës do të shkoj në një vend të ri shumë larg fshatit Sllupçan, por jo për të festuar e  e lëshuar muzikë më shumë. Suada Qorraj / KultPlus.com


Publikimi i mëparshëm

Roli i universiteteve / T’i aftësojnë studentët për t’u përballur me një botë komplekse

Publikimi i radhës

Epidemiologu i njohur: Lajme të mira nga shumë shtete, ja situata me Covid-19

Publikimi i radhës

Epidemiologu i njohur: Lajme të mira nga shumë shtete, ja situata me Covid-19

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.