• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Epidemiologu i njohur: Lajme të mira nga shumë shtete, ja situata me Covid-19

Shumica e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-CoV-2.

27/08/2020
| Bota, Covid-19, Opinione

Epidemiologu i njohur shqiptar, Dr. Ilir Alimehmeti, pjesë e stafit të Fakultetit të Mjekësisë, UMT, ka vijuar të sjellë analiza mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë, përmes shifrash krahasuese. Kësaj here jep një tjetër lajm optimist, se pandemia po shfaq një kuadër më të mirë të rezultateve të infektimit. Ja statusi i plotë i tij në Facebook:

“E vërteta nuk kërkon askënd. Ajo pret që ta gjejnë!”
Cit.: Suzy Kassem

 Lajme të mira nga shumë shtete miqtë e mi!

Shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-CoV-2.

Për këtë nuk duhet t’i mbajmë sytë vetëm te rastet e reja, por t’i shohim ato së bashku me problemin më të lartë të sëmundjes (vdekjet).

Në krahasim me periudhën mars-prill, tashmë në shumicën e shteteve kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja.
Ka një diferencë shumë të dukshme mes tyre.

Konkretisht:
Francë: numri i rasteve të reja është pothuajse i njëjtë me periudhën mars-prill, por vdekshmëria është krejtësisht e ulët. (Fig. 1)

Spanjë: numri i rasteve të reja është në rreth 60% të periudhës së mars-prillit, por vdekshmëria është sërish krejt e ulët. (Fig. 2)
Kujtoj që, në verbërinë e saj, Spanja ditët e kaluara ka nxjerrë ushtrinë nëpër rrugë! ❗

Hollandë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 3)

Çekia: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 4)

Belgjika: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 5)

Danimarkë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 6)

Zvicër: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 7)

Austria: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 8)

Gjermani: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 9)

Itali: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 10)

E kështu mund të vazhdoja për shumë shtete të tjera, por për efekt gjatësie të mesazhit po ndalem.

Dy raste që do të trajtoj me në veçanti janë SHBA dhe Suedia. Kjo sepse SHBA-të janë krejtësisht kontinent tjetër, si edhe kanë dinamika dhe demografi shumë më ndryshe se Europa, ndërsa Suedia, siç e dimë, nuk ka pranuar mbylljen e shoqërisë (lockdown) kurrë.

SHBA: numri i rasteve të reja është më shumë se dyfishi i periudhës mars-prill, por vdekshmëria është më pak se gjysma e periudhës mars-prill. (Fig. 11)

Suedia: ka qenë në rritje rastesh të vazhdueshme deri në fund të qershorit, duke arritur dyfishin e vlerave të mars-prillit, por vdekshmëria filloi të bjerë që në gjysëm të prillit dhe vazhdoi të binte vazhdimisht duke arritur në vlera krejt të ulëta tashmë. (Fig. 12)

Këto dinamika vijnë për shumë arsye të ndryshme (lista nuk është e plotë, pasi mund të ketë edhe arsye të tjera):
 Përmirësimi i protokolleve të trajtimit mjekësor
Heqja e medikamenteve pa efekt ose të dëmshme
 Rritja e kapaciteteve spitalore, intensive dhe jointensive
 Integrimi i mjekut të familjes në trajtimin e hershëm
 Rritja e eksperiencës së stafit mjekësor në diagnostikimin dhe trajtimin e COVID-19
 Përshtatja e virusit me njeriun, përmes mutacioneve të tij. (Literatura shtohet përditë në këtë drejtim dhe do të fokusohem më shumë në një tjetër postim)

 Edhe OBSH-ja jep për herë të parë një lajm inkurajues duke treguar ngadalësimin në nivel botëror të coronavirusit, me 5% më pak infektime dhe 12% më pak vdekje në javën e fundit në krahasim me javën paraardhëse. (Fig. 13)

 Kujdes, pasi ky ngadalësim nuk vlen për shtetet si Shqipëria që nuk e kaluan valën e parë, për shkak të mbylljes së plotë dhe shumë të shpejtë, po e kalojnë në këtë periudhë situatën e valës së parë që, megjithatë, edhe në këto shtete është më e butë në krahasim me rezultatet që do të kishim po ta goditeshim nga vala e parë në mars-prill.

Forca miq!
Sinjalet janë të mira nga shumë anë!
Shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe ruhuni sa më shumë, sepse nuk ka trajtim më të mirë se parandalimi.

 

https://www.facebook.com/iliralimehmeti11/posts/3217862671624253


Publikimi i mëparshëm

Sllupçani dhe arti janë një familje

Publikimi i radhës

Pandemia në RMV / 89 raste të reja me Covid-19, shërohen 215 pacientë

Publikimi i radhës

Pandemia në RMV / 89 raste të reja me Covid-19, shërohen 215 pacientë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.