• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Përkujtim / Më 26 gusht u nda nga jeta Migjeni – poeti dhe prozatori i dashur shqiptar i viteve ’30 -të

Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë, të lumtur e me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen.

26/08/2020
| Kulturë
(Shkodër, 13 tetor 1911 - Torre Pellice, 26 gusht 1938)

(Shkodër, 13 tetor 1911 - Torre Pellice, 26 gusht 1938)


Më 26 gusht 1938, u nda jeta poeti dhe prozatori i dashur shqiptar i viteve ’30 Millosh Gjergj Nikolla, i njohur me emrin letrar Migjeni. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XX, një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma, ndikimi i të cilit mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Krijime të tij, si: “Poema e Mjerimit”, “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme“, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, flasin për varfërinë e viteve kur jetoi, dënojnë ashpër indiferentizmin ndaj vuajtjeve të popullit. U bë i njohur gjerësisht pas Luftës së Dytë Botërore, pas botimit të plotë të veprave të tij.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë, të lumtur e me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Poezitë e para, si: “Zgjimi”, “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Shpirtënit shtegtarë” etj., tregojnë për humanizimin e tij, dhe dëshirën për një botë më të mirë.
Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare të kohës dhe veprat e tij ndihmuan në formimin shpirtëror të saj.
Veprat e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, si dhe një varg botimesh të ndryshme. Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
Shtëpia ku lindi Migjeni ishte Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
Eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe nga Italia në vitin 1956. Iu dha titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957.

 


Publikimi i mëparshëm

Në UT zhvillohet me sukses afati i parë i regjistrimit për vitin akademik 2020/2021

Publikimi i radhës

RMV / 119 raste të reja me Covid-19, shërohen 297 pacientë

Publikimi i radhës

RMV / 119 raste të reja me Covid-19, shërohen 297 pacientë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.