• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

“Formula e Presidentit: K—BE + NATO + SHBA”

Libër i publicistit QEMAL SAKAJEVA, një trajektore në 42 vjet: 1977-2019.

21/08/2020
| Kosovë, Kulturë

Libri në dy vëllime, me titull “Formula e Presidentit: K—BE+NATO+SHBA”, i publicistit Qemal Sakajeva, botim i Shtëpisë Botuese “55”, sapo është shpërndarë në libraritë kryesore të kryeqytetit. Përmbajtja e tij është e konceptuar në katër pjesë. Pjesa e parë: Koha e klithmës; Pjesa e dytë: Koha e bombardimit; Pjesa e tretë: Koha e lirisë; Pjesa e katërt: Koha e pavarësisë.

Libri “Formula e Presidentit” vjen nga përjetimi, informimi, leximi dhe analiza e përdishme, e përjavëshme, e përmuajshme dhe e përvitshme, në një trajektore kohore prej 42 vjetësh (1977-2019), dhe pandalim. Përmbajtja nuk është historia e Kosovës, por janë shtjellime për shumëçka të rëndësishme përgjatë 42 vjetëve të fundit të historisë së Kosovës. Çfarë shkruhet nuk është ditar, por janë analiza nga përditëshmëria kronologjike e  dramatikes dhe tragjikes 42-vjeçare të Kosovës. Derisa, dhe më në fund, Kosova u bë një problem botëror, aq sa për Kosovën dhe me Kosovën janë marë e merren shtetet më të rëndësishme të globit, dhe nga “çështje e Kosovës” është kthyer në një “çështje gjeostrategjike”.

Në qendër të librit është populli, territori, personalitetet dhe politika e Kosovës, e vështruar “si element me shumë valenca”: në raport me vetveten, me Serbinë, me Shqipërinë, me shtete të Ballkanit, me Bashkimin Europian, me SHBA, me Rusinë si dhe me tri organizma me fuqi ndikuese botërore -OKB, NATO dhe Tribunali i Hagës.

Qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë, zhvillimet në Kosovë rrodhën në një vijë me thënien e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, e përsëritur aq shumë herë nëpër vite, përcaktim politik që mori trajtën e   një formule fizike apo kimike: ”Kosovë e pavarur, e anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Nëse shtjellimi i parë i përket  muajit qershor të vitit 1977, për sjelljen e eshtrave të Hasan Prishtinës  nga Selaniku i Greqisë (atëherë nuk u lejua botimi i tij), ato më të fundit gjatë vitit 2019, përfshijnë pikëpamje mbi komplotin për ndarjen e Kosovës nëpërmjet të ashtuquajturit “korrigjim i kufirit” apo “përkufizim ndërmjet  serbëve dhe shqiptarëve”, dhe deri te  “Minishengen i Ballkanit”, që ende vazhdon të vërdalliset nëpër zyrat e Serbisë, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Në faqet e librit ndeshen rreth 350 emra, të cituar apo përmendur, personalitete të mëdha të lirisë dhe deri te individë kriminelë.


Publikimi i mëparshëm

Për 4 muaj në karantinë / Artisti krijon pikturën më të madhe në botë, sa 4 fusha basketbolli

Publikimi i radhës

RMV / 115 raste të reja me Covid -19, shërohen 225 persona

Publikimi i radhës

RMV / 115 raste të reja me Covid -19, shërohen 225 persona

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.