• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Letër lamtumirëse për Prof. Dr. Galip Veliun

Për ne, që kishim fatin ta kemi pranë e që po mbetemi pas tij është një detyrë: ta ndjekim rrugën që e trasoi. Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse ne jemi mësuar vetëm të bashkudhëtojmë me të këtyre shtigjeve të pashkelura, e shpeshherë edhe të thepisura e me plot pengesa...

04/08/2020
| Arsim, Maqedoni

Kushtrim Ahmeti – Është mjaft e vështirë të zgjedhësh fjalët për t’i thënë sot, akoma më vështirë t’i përmbash emocionet…
Për atë sot jam me letër para jush, edhe pse Ai asnjëherë nuk më donte të tillë-sepse e donte spontanitetin, fjalën dhe mendimin e lirë.
Ishte i mahnitur nga idetë iluministe të Rilindasve tanë, të cilët i përjetësoi me “Diturinë”, dhe me të drejtë mund ta quajmë Rilindasi i kohëve tona, i cili një jetë të tërë ishte në shërbim të dijes dhe studentëve!
“Pse mërzitesh, unë s’kam vdekur, e kur të vdes…”, ishin fjalët e profesorit me të cilat çdoherë kishte zgjidhje për hallet dhe problemet tona. E tash e tutje do të kemi vetëm një të tillë-mungesën e tij, sepse me asgjë nuk mund të plotësohet boshllëku që la pas.
“Ku ka më e mirë se vdekja, njeriu e jeton jetën vetëm për ta shijuar atë moment!Sikur ta kuptonim se sa i madhërishëm është ai moment, do t’i gëzoheshim të gjithë”. Këto ishin fjalët e tij dhe ja shpirti e shijoi vdekjen, dhe tash është i lirë amshueshëm, u çlirua plotësisht, e fitoi përjetësinë.
Për ne, që kishim fatin ta kemi pranë e që po mbetemi pas tij është një detyrë: ta ndjekim rrugën që e trasoi. Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse ne jemi mësuar vetëm të bashkudhëtojmë me të këtyre shtigjeve të pashkelura, e shpeshherë edhe të thepisura e me plot pengesa…
Por ja, po të premtoj Profesor se do ta ndjekim idealin tënd, do të vazhdojmë atje ku e latë Ju, sepse “vetëm dritë e Diturisë përpara do të na shpjerë”.
Po ta japim fjalën, sepse fjala e dhënë për ty kishte vlerë, ishte aq e vlefshme sa që bëheshe peng i saj!
Dy amanetet tua: diturinë dhe Universitetin e Tetovës do t’i ruajmë me përkushtimin më të madh ashtu siç vepruat dhe siç na mësuat Ju!
Tani po e përmbyll, jo sepse mbaruan fjalët për Ju, por ngase besoj se je duke pëshpëritur atje dikund lart: Mjaft më o idiot!-ashtu siç e kishe zakon të na thoje sa herë që e zgjatnim duke folur.
Prehu në paqë Profesor!
Jetove në Republikën e Dijes, e tash u përjetësove në Republikën Hyjnore të Zotit!
Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke që aq shumë e deshe…

 


Publikimi i mëparshëm

8 janar 1991 / 23 deputetët shqiptarë në Parlamentin e parë pluralist në Maqedoni

Publikimi i radhës

Nobelisti Bruce Beutler: Nuk do të ketë një valë të dytë të virusit korona

Publikimi i radhës

Nobelisti Bruce Beutler: Nuk do të ketë një valë të dytë të virusit korona

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.