• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Rajon

Evropa Perëndimore përfshihet nga i nxehti ekstrem

Në Britaninë e Madhe, shërbimi kombëtar i motit tha se e premtja ishte dita më e nxehtë e vitit. Shumëkush në kryeqytet u ngjit në trena për t’iu drejtuar brigjeve të detit. Austria dhe bullgaria po ashtu raportuan ditën më të nxehtë të këtij viti, me Vjenën që iu afrua 40 gradëshit para se një stuhi verore të sillte pak freski. Ndërsa në Spanjë mërkuri në termometër u ngrit në mbi 40 gradë celcius dhe pishinat ishin të shumëkërkuara pavarësisht kërkesës për mbajtjen e maskës.

01/08/2020
| Rajon, Spektër

E gjithë Evropa perëndimore është përfshirë nga i nxehti ekstrem. Nga Britania në Itali, temperaturat mbi 40 gradë celcius i kanë bërë maskat thuajse të padurueshme ndërkohë që gjithnjë e më shumë qytete i kanë bërë të detyrueshme ato për të parandaluar rritjen e rasteve të koronavirusit.

14 qytete italiane janë vënë në gjendje alarmi për shkak të të nxehtit, ndërsa Franca ka lëshuar paralajmërime për rreth një të tretën e vendit. Zyrtarët në Paris kanë kufizuar qarkullimin e makinave për të kufizuar ndotjen e ozonit ,ndërsa dhjetëra e mijëra francezë nisën udhëtimin për pushime drejt zonave me klimë më të freskët.

Në Holandë, plazhistëve iu kërkua të evitojnë disa zona të shumëpopulluara ku nuk mund të ruheshin distancat sociale.

Në Britaninë e Madhe, shërbimi kombëtar i motit tha se e premtja ishte dita më e nxehtë e vitit. Shumëkush në kryeqytet u ngjit në trena për t’iu drejtuar brigjeve të detit. Austria dhe bullgaria po ashtu raportuan ditën më të nxehtë të këtij viti, me Vjenën që iu afrua 40 gradëshit para se një stuhi verore të sillte pak freski. Ndërsa në Spanjë mërkuri në termometër u ngrit në mbi 40 gradë celcius dhe pishinat ishin të shumëkërkuara pavarësisht kërkesës për mbajtjen e maskës.

Në Gjermani, që po ashtu shënoi ditën më të nxehtë të saj për 2020, pishinave publike iu vunë kufizime për numrin e personave në përpjekje për të reduktuar rrezikun e infeksioneve, me biletat hyrëse që shiteshin online, mbylljen e dysheve apo kabinave të zhveshjesh dhe një distance prej 1.5 metrash që duhej ruajtur në pishinë dhe jashtë saj. E njëjta kërkesë edhe për lumenjtë dhe liqenet.

Ndërkohë nga e shtuna e në vijim, Evropa perëndimore mund të marrë frymë pak lirisht pasi sic tregojnë parashikimet, temperaturat do të bien në nivele të pranueshme sërish.

 


Publikimi i mëparshëm

Pandemia si inspirim

Publikimi i radhës

Amerika e ndalon përdorimin e TikTok-ut

Publikimi i radhës

Amerika e ndalon përdorimin e TikTok-ut

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.