Në shkrimin e buletinit zyrtar të këtij komiteti mësojmë më shumë mbi historinë e këtij çifti dhe në fund të tij, gjejmë poezinë e veçantë të Znj. Stavro Stavri, për mbretin Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“…Znj. Stavro Stavri është franceze, madje Burginjone; ajo mbart shpirtin dhe elegancën e kësaj toke, buqetën dhe vlerën e saj. Kjo martesë është një roman, ai i dy ‘Promessi sposi de Manzoni’; student dhe studente në Sorbonë, të ardhur në Paris, njëri nga thellësitë e Shqipërisë dhe e fejuara e re, nga Dukata e vjetër e Burgonjës, ata i premtuan njëri-tjerit, se do të martoheshin sapo të kishin marrë bashkë, diplomat e doktoratës.
Çfarë stimulimi është ky premtim që do të bashkonte shpirtin francez me besnikërinë shqiptare? Të dy bashkëshortët bartën kështu në Shqipëri, ndikimin e shkencës franceze dhe sollën këtu, në Legatën në të cilën është angazhuar nga Mbreti i tij, Shkëlqesia e Tij Stavro Stavri, parfumin e atdheut shqiptar, shkëlqimin e maleve të thyera që vlerësonte Lamartine dhe të gjitha aspiratat e një race krenare, të drejtë dhe fisnike midis të gjithë atyre të Lindjes…”
Zogu i Parë
Kur njëzet vjet më parë, ngrihej flamuri
Në Vlorën e gëzuar dhe që Ismail Qemali
Plaku me flokë të bardha, këndonte përtëritjen
Në Atdheun e çliruar, një burrë i ri, mbi kalë,
Përshkonte Matin, djepin e fëmijërisë së tij…
Ai ëndërronte, i mahnitur nga qielli i tij i magjepsur,
Madhështinë, bukurinë, forcën, fuqinë,
Dhe, në mbrëmje, flinte në një pallat të mallkuar
Me rrëqethjen e fuqishme të zhurmës së fluturimit të shqiponjave
E quanin Ahmet, ishte djali i madh
I një Familje të lashtë që jeton në mal;
Nëna e tij, një heroinë, kishte ditur ta stërviste
Me guximin që pushton dhe afshin që fiton.
Fati i lidhur me racën e pafrikshme
Që gjithmonë dëshiron të rritet dhe të arrijë majën,
U dhuroi Shqiptarëve, një shef, një shpirt, një zemër
I lindur për t’u sjellë atyre zhvillimin që asgjë nuk ndal.
E thërrisnin Ahmet, djali i Zogut, fitimtar!
Ishte ai, dhjetë vite më vonë, që tashmë Sovran,
Njëzet herë, ndoshta njëqind, gjithmonë me të njëjtin guxim,
Për të shpëtuar vendin e tij, rrezikoi me zemër të qetë,
Jetën bashkë pasuritë e tij, duke vështruar vdekjen ballë për ballë.
Skënderbeu e frymëzonte, ky luftëtar i shquar,
Që çliroi Krujën nga zgjedha e tiranisë.
I gjithë populli i tij, njëzëri, brohoriti: “Zog i Parë!”
Mbret i Shqiptarëve, djalë i kësaj Shqipërie
Që e deshti të bashkuar e të lirë, në tokën Evropiane.
Paris, 13/2/33.