• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 8 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Menaxhimi i rrjeteve sociale, si profesion i ri në komunikim

Suela Laska- studente e Komunikimit me profil Marrëdhënie Publike

26/07/2020
| Aktuale, Opinione, Spektër

“Menaxhimi i rrjeteve sociale “- është një ndër profesionet që mund të praktikosh me mbarimin e studimeve të degës Komunikim me profil Marrëdhënie Publike, Gazetari, Multimedia, Grafikë Dizajn ose Marketing. Mund të jetë menaxhim i rrjeteve sociale të një kompanie, personazhi publik ose dhe një institucioni. Vitet e fundit janë bërë pjesë e B2B ( business to business) dhe janë ndërtuar kompani specifike për ta ofruar këtë shërbim drejt klientëve me profile të ndryshme. Kompanitë e mëdha prestigjoze shpeshherë me shumë biznese nën emrin e tyre shpenzojnë nga 3000$ deri në 7000$ në muaj për menaxhimin dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

Shpenzimet janë të mëdha por nëse e barazpeshojmë me përfitimin që merret, justifikohen. Kjo, për arsye se rrjetet sociale janë kthyer në median e re. Ato kanë arritur të kenë ndikim shumë të madh në botën profesionale veçanërisht. Vitin e kaluar, Instagram-i rezultoi rrjeti social më i përdorur dhe rrjedhimisht u bë realitet thënia ‘nëse nuk je në Instagram, nuk ekziston ). Në kohën në të cilën jetojmë kjo është shumë aktuale dhe e vërtetë. Nëpërmjet Instagramit ne informohemi për çdo të re rreth personazheve të famshëm që ne ndjekim ose rreth produkteve të reja që një markë e caktuar lançon. Tanimë çdo biznes e ka një llogari në rrjetet sociale nga ku promovon produktet dhe shërbimet që ofron. Nëse nuk gjendet në to, ne si konsumatorë ose publikë  nuk mund të informohemi për ç’ka ofron dhe për biznesin ky është një faktor negativ, pra mosinformimi i publikut . Për këtë arsye nevojitet një profesionist i fushës.

Por cilat janë detyrat e një Menaxheri të rrjeteve sociale?

Një menaxhues i rrjeteve sociale krijon, menaxhon, kuron të gjithë përmbajtjen e publikimeve nëpërmjet fotove, videove, audiove, shkrimeve etj. Njohuri rreth shkrimit mund të marrësh nëpërmjet lëndëve si ‘Shkrim Akademik’ apo “Shkrim Raportim Lajmi” dhe ‘Gjuhë Shqipe’ (rregullat e drejtshkrimit dhe formati shkrimit), ndërsa njohuri më specifike në ‘Teoritë e Komunikimit Pamor’ dhe ‘Reklamat (për imazhet), ‘Bazat e Semiotikës’ dhe ‘Analizë Ligjërimi’ (për simbolikat dhe kontekstin) etj. Të gjitha këto janë lëndë që ofrohen në ciklin Bachelor të studimeve në programin e Komunikimit, ndërsa në Master specifikohen e zhvillohen më tej në lëndë të tilla si Menaxhim dhe Dizajn i mediave të reja, apo Gjinitë gazetareske për mediat online, etj. Një menaxher rrjetesh sociale gjithashtu krijon strategjinë e marketingut që duhet ndjekur në median sociale për një projekt të ri që kompania ose personaxhi publik punon ose angazhohet (përfshihen dhe kauzat sociale ,fushatat sensibilizuese që kanë vëmendje të madhe mediatike dhe interes publik ).

Për këtë ndihmojnë leksionet e ‘Bazat e Marketingut’ dhe ‘Mardhënie Publike’ . Ai gjithashtu monitoron , lexon dhe ju kthen përgjigje të interesuarve  në një mënyrë sociale duke iu përcjellë atyre avantazhet e brandit (në varësi të çfarë llogarie sociale është,pasi mund të jetë dhe llogari sociale personale e ndonjë personazhi ) që më pas kthehen në shitje . ‘Teoritë e Komunikimit’ , ‘Komunikim Ndërkulturor’ ,’Logjika’ dhe ‘E folura në Publik’ janë lëndët që të ndihmojnë për t’u aftësuar në këtë detyrë  si Menaxher rrjetesh sociale . Gjithashtu është gjatë gjithë kohës në kërkim të temave (topics) të reja dhe inovative që janë në interes të ndjekësve për të arritur klientët e synuar të kompanisë . Nëpërmjet ‘Metodat e Kërkimit’ mëson mënyrat e duhura për të arritur rezultatet e dëshiruara në këtë drejtim .

Dega e Komunikimit me profilet e ndryshme që UET ofron, është një degë studimi bashkëkohore që të jep mundësinë të ‘eksplorosh’ në shumë fusha dhe drejtime për një karrierë të sukseshme. Mundësitë e punësimit pas mbarimit të studimeve në këtë degë, që në Uet është prej më shumë se një dekade , janë të shumëllojshme dhe çdo student mund ta gjejë vetveten në profile të ndryshme pune. Menaxhues i rrjeteve sociale është një ndër to. Rrjetet sociale janë kthyer në median e re duke i zënë vendin asaj tradicionales duke e kthyer të gjithë vëmendjen tek to. Gjatë kohës së pandemisë ky ishte edhe një ndër profesionet që vazhdoi të prakikohej pa barriera. Për këdo që është një person kreativ, origjinal, i komunikueshëm, inovator etj, ky është profesioni i duhur. Njohuritë e marra përmes praktikës individuale, të ndërthurura me ato që pedagogët e UET ,me shumë vite eksperiencë në fushat e tyre dhe të komunikueshëm, përcjellin dhe ndajnë, të ndihmojnë për t’u aftësuar në këtë profesion (por jo vetëm). Gazeta Liberale

 


Publikimi i mëparshëm

“Naçertania” e Garashaninit – kjo murtajë e zezë e Ballkanit

Publikimi i radhës

…kam harru kur kam marrë para prej punës sime

Publikimi i radhës

...kam harru kur kam marrë para prej punës sime

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.