• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

 Nga të fillojmë me klasikët

18/07/2020
| Opinione

Besarta Ramadani – Klasikët janë librat e përzgjedhur si  më të mirë të shkruar ndonjëherë. Si  thotë dhe Italo Calvino: “Klasikët janë ata libra për të cilët zakonisht dëgjon të thuhet:”Po rilexoj…” dhe kurrë “Po lexoj…”  Përveç ngjarjeve të ndryshme, ato përmbajnë në vete dhe mesazhe të fuqishme mbi njeriun dhe jetën. Por, klasikët po lexohen gjithnjë e më pak. Gjuha e autorit,  trashësia e librave, ndikojnë  që këto libra të jenë të lodhshëm për lexuesit dhe shumica u shmangen.

     Gjatë leximit të klasikëve është e domosdoshme njohuria paraprake për periudhën kohore kur është shkruar libri, sepse mungesa e njohurive për shoqërinë e kohës, gjatë leximit, mund të ndikojë në moskuptimin e drejtë  të ngjarjeve. Ato mund të na duken të pakuptimta për kohën kur jetojmë, mund të dalëm jashtë kontekstit dhe libri mund të duket bosh.  Për herë  të parë kur lexova Xhejn Er nga Charlotte Brontë, libri më pëlqeu shumë, por kur e lexova për së dyti kuptova që personazhi kryesor  nuk ishte një jetime që fati i keq e ka ndjekur gjithë jetën, por një rebele kryengritëse, që me guxim mori çdo gjë që i takonte nga jeta.

    Historitë që i lexojmë për jetët e të tjerëve duke i jetuar paralel, janë një pasuri për shpirtin. Por, një libër nuk duhet lexuar vetëm për ngjarjen që zhvillohet në të por duhet të marrësh çdo gjë prej tij. Sa më shumë të lexojmë  klasikët aq më shumë njohuri do të kemi për çështje të ndryshme jetësore, letrare etj.  Kur lexon klasikët pasurohesh me ide të reja , ke mundësi të shohësh botën në  këndvështrim  të ri, ndryshe nga ajo që jemi mësuar, larg përditshmërisë. Klasikët të ndihmojnë  në pjekurinë intelektuale dhe atë shpirtërore.

  Trashësia e librit dhe numri i faqeve shpesh ndikon që një lexues t’i shmanget leximit të klasikëve. Mua leximi i librit  “Shpresa të mëdha” nga Dickens, po më merr shumë kohë. Edhe pse është një libër 500 faqe, që për një lexues nuk duhet të jetë një numër që e frikëson, por mënyra si shkruan Dickens, ngjarjet e ngjeshura që vijnë një pas një, përshkrimi i personazhëve në detajin më të vogël, përshkrimet e shumta në imtësi, e bëjnë që ky libër të jetë disi i vështirë për mua, dhe  kërkon kohën dhe përkushtimin e duhur. Për ta tejkaluar frikën nga klasikët voluminoz dhe t’u qasemi përfundimisht leximit të klasikëve, mënyra më e mirë është leximi i klasikëve që kanë më pak faqe. Më poshtë do të kemi një list të librave që unë ua sugjeroj si “klasikët më të lehtë për t’u lexuar”.

  Një nga klasikët e parë që kam lexuar është Getsbi i Madh, nga novelisti  amerikan Fitzgerald. Një libër i fuqishëm mbi dashurinë, besnikërinë, problemet bashkëshortore. Fitzgerald, me dhuntinë për të shkruar në mënyrë të përsosur prozën e tij  na sjell personazhin kompleks të Gatsbit, një burrë diku te të tridhjetat, mjaftë i pasur dhe i pashëm, i cili ishte vazhdimisht temë kryesore e thashethemeve të ditës. Ai organizonte festa luksoze dhe madhështore, por  ishte i distancuar nga shoqëria dhe të vetmit njëri që do t’i hapej për jetën e tij, do të jetë Niku i cili ishte dhe  rrëfyesi i veprës.

“Dhe kështu vazhdojmë të lundrojmë, me varka kundër rrymës, të shtyrë papushim drejt së kaluarës”

 

 Një mënyrë tjetër për të shijuar leximin e një klasiku të mirë është leximi i komedive . Mund të nisim me Tartufin e Molierit, që  është  një satirë e hipokrizisë fetare dhe asaj morale. Mburrja, interesi, fodullëku, janë tema të cilat do t’i gjeni gjatë leximit të Tartufit.

“Hipokrizinë nga devocioni?

Njësoj u duket e një vlerë u jepni?

S’e shquani dot maskën nga fytyra?

Të shtirët nga sinqeriteti vetë?

Të dukurit e rremë nga e vërteta?

Si e ngatërroni hijen me njeriun?

Nga shkrimtari anglez E.M Forster në shqip kemi veprën e tij më të lexuar “Mos e lufto pranverën” (1985). Një libër që gjatë leximit, e përjeton çdo ngjarje sikur të ishe pjesë e personazhëve. Ngjarjet në libër nisin në Firencë, aty ku  takohen personazhët kryesorë, një vajzë e klasës së mesme angleze Lusi dhe një djalë i ri, Xhorxhi. Në këtë novelë arti zë një pjesë shumë të madhe. Gjatë leximit shohim që përmenden disa piktura të njohura  si: La Nascita di Venere të Botticelli-it, Tempesta-n e Giorgione-s dhe Idolino-n, Madonna të Guido Renit etj. Për adhuruesit e piktures dhe artit kjo është një mundësi më tepër . Forster me gjuhën e tij të pasur dhe përshkrimet e peizazheve të Firencës, na tërheq në atë vend dhe lexuesi shëtit nëpër Firencë bashkë me personazhët. Një libër mbi bukurinë dhe dashurinë.

“Qielli ishte i praruar, toka ishte veshur me manushaqe dhe për një çast… m’u duk vetja si nëpër libra”. 

 

Ëndërr (1926) nga autori dhe dramaturgu austriak Arthur Schniztler është   një vepër e shkurtër që mund ta lexosh gjatë mbrëmjes sepse ngjarja e bukur, enigmatike të mba të lidhur. The Guardian për këtë libët shkruan: “ Romani i Arthur Schniztler-it është  teoria e Frojdit e shndërruar në mish e kocka. Ajo tregon se kur seksi, ëndrrat dhe trupi mblidhen së bashku mund të zbulohen shumë e shumë gjëra për kafshën njeri.”

“Në çdo krijesë, besomë, në çdo krijesë që unë mendoja se e dashuroja, të kam kërkuar vetëm ty.”  

Frankenshtajn (1818) nga Mary Shelley, një klasik që është i përshtatur dhe për fëmijë.  Të gjithë e njohim përbindëshin jeshil që  e shohim në filma të ndryshëm të animuar. Mary Shelley filloi të shkruante këtë kryevepër në moshën  tetëmbëdhjetë vjeçare. Një thriller gotik, mbi historinë e Viktor Frankenshtejn një student i përkushtuar në kërkimet e tij shkencore  për të krijuar qënien njërëzore me pjesë të ndryshme të trupit që i kishte vjedhur. E sjell atë në jetë si një ndër krijesat më të shëmtuara ndonjëherë. Ajo që duhet të dihet nga kjo vepër është se shumë filma të ndryshëm ia kanë humbur kuptimin dhe vlerën këtij libri, dhe e vetmja mënyrë për ta kuptuar është duke e lexuar dhe  shijuar  çdo fjalë të shkruar në të. Një histori që nuk mund të quhet e frikshme por një histori zemërthyese, një histori mbi  njeriu që mundohet të luaj rolin e zotit dhe se krijesa e tij, që ai e quan përbindësh, ishte më zemërbutë, më i ndërgjegjshëm, më njeri se vetë njeriu.

“Të mos kesh miq  do të thotë të jesh e të vërtetë fatmjerë, po zemrat e njerëzve, kur nuk paragjykohen nga interesa të ngushta vetjake, gëlojnë nga dashuria vëllazërore e nga mirëbërja” 

Shtëpia misterioze nga Balzaku është një klasik shumë i lehtë për t’u lexuar dhe njëkohësisht shumë i bukur. Një shtëpi misterioze, e izoluar tërësisht, nga një murë shumë i lartë, me një oborr që dikur ka qenë i rregulluar mire, por që tani  e kishte mbuluar bimësia e egër, do t’i ngjall kureshtje personazhit kryesorë për të zbuluar më shumë rreth historisë që mban ajo shtëpi.

“Më dukej sikur e shikoja Rozalinë në këtë histori romaneske; ajo ishte në qendër të ngjarjes dhe të së vërtetës, ajo më dukej e lidhur mu te nyja  e dramës. Ajo ishte kapitulli i fundit i një romani, të cilin, do bëja çmos ta lexoja.”


Publikimi i mëparshëm

Përkujtim / Qani Mehmedi edhe kur na mungon fizikisht është aktual

Publikimi i radhës

Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2020/2021

Publikimi i radhës

Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2020/2021

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.