Aurenc Bebja -“Le Globe” ka botuar, të shtunën e 28 shkurtit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me dekorimin e Ali Pashë Gucisë asokohe nga qeveria austriake dhe reagimin që do të sillte ky lajm.
“Thuhet se qeveria austriake i ka akorduar Ali Pashës, kreut të Lidhjes shqiptare, një dekoratë.
Kemi të bëjmë këtu me një shenjë të mbështetjes morale të kabinetit të Vjenës ndaj shqiptarëve. Rëndësia e këtij lajmi nuk do t’i shpëtojë askujt.”