• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Angelia Jolie flet për rëndësinë e arsimit për fëmijët anembanë globit

Ylli i filmave “Maleficent”, Angelina Jolie, e cila shërben si e dërguar speciale e UNHCR-s për çështjet e refugjatëve, dëshiron të sigurohet që të rinjve u ofrohet qasje në arsim edhe pas kalimit të pandemisë së koronavirusit, kjo pasi së fundmi në media u raportua se rreth 1.5 miliard fëmijë anembanë globit, aktualisht nuk janë duke shkuar në shkollë.

14/07/2020
| Bota, Spektër

Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e shënuar para pandemisë, kur 260 milionë fëmijë nuk kishin qasje në shkolla, transmeton KultPlus.

Aktorja Jolie insiston në rëndësinë e arsimit tek fëmijët, dhe jo vetëm për qëllime edukuese.

“Për miliona fëmijë dhe të rinj, shkollat janë dritare e rëndësishme e hapjes së mundësive në jetë, dhe një vend i cili i mbron ata. Klasat e mësimit u ofrojnë atyre mbrojtje ose të paktën i mban larg dhunës dhe rrethanave të tjera të vështira. Dhe pa u ofruar ndihmë urgjente praktike, disa nga këta fëmijë që kanë mbetur pa u shkolluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë të mos kthehen në më kurrë në shkolla. Ne duhet të gjejmë mënyra që të sigurojmë qasje në vazhdimësinë e arsimit, për të rinjtë anembanë botës. Sigurimi i arsimit për fëmijët refugjatë është diçka të cilën mund të bëjmë, nëse të gjithë i bashkojmë forcat,” citohet të ketë thënë Jolie.

Mesazhi i aktores së njohur hollywoodiane, vjen pasi qeveria Britanike u zotua se do t’i dhurojë 5.3 milionë funte për organizatën UNHCR, me qëllim të mbrojtjes së edukimit të fëmijëve refugjatë.

Lajmi, po ashtu vjen pas raportit të organizatës, “Save the Children”, e cila paralajmëroi për urgjencën e fshehtë të arsimit, me të cilën përballen kryesisht fëmijët më të varfër të botës. Sipas këtij raporti, rreziku i dëmtimit të sistemit arsimorë pas pandemisë, i prek vendet e varfra të tilla si: Nigeria, Mali, Chadi, Liberia, Afghanistani, Guinea, Mauritania, Yemeni, Nigeria, Pakistani, Senegali dhe Bregu i Fildishtë.  KultPlus.com

 


Publikimi i mëparshëm

Pse nuk respektohet më fjala?!

Publikimi i radhës

Bota që dikur më frymëzonte …

Publikimi i radhës

Bota që dikur më frymëzonte ...

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.