(The Guardian) – JK Rowling, Salman Rushdie dhe Margaret Atwood, janë në mesin e nënshkruesve të një letre të hapur që tërheq vërejtjen se përhapja e “cenzurës” po çon drejt “jotolerancës ndaj pikëpamjeve ndryshe” dhe “modës për poshtërim publik e ostracizëm”.
Rowling, bindjet e të cilës mbi të drejtat e transgjinorëve së fundmi kanë bërë që një numër adhuruesish të Harry Potterit të distancohen prej saj, ka thënë se ishte krenare të “nënshkruajë këtë letër në mbrojtje të principit fundamental të shoqërisë liberale: debati i hapur dhe liria e mendimit dhe të shprehurit”.
Rowling e ka krahasuar klimën e sotme me vitet e McCarthyt, për të shtuar: “Që të citojmë të rrallën Lillian Hellman: ‘Unë nuk mund dhe nuk do të pres ndërgjegjen për t’iu përshtatur modave të këtij viti’”. Koha.net