28 dhjetori i vitit të shkuar kur u vendos rrjeti i elektrifikimit ishte datë historike për banorët e Përcës, të cilët dolën nga erësira disa vjeçare. Tani më ata do të mund të shohin dritën dhe kjo do të jetë një symboli i tyre për tu kthyer në fshat. Përcë, sot është fshat mjaft i organizuar funksionon bashkësia lokale e Përcës, e cila posedon vulën është e regjistruar në komunën e Tearcës, si gjithë bashkësitë lokale të tjera
Fshati Përcë gjendet 25 km larg Tetovës, i takon komunës së Tearcës, por njëkohësisht është fshati më i vogël jo vetëm në këtë komunë por edhe më gjërë. Për të shkuar në Përcë, fillimisht duhet të shkosh deri në Odër dhe më pas të përshkosh rrugën e gjatë 5 km për të aritur në Përcë, që dikur ka qenë vendi më i vizituar. Peisazhi dhe pozita gjeografike e bën Përcën, të jetë fshati më tërheqës për vizitorët por edhe për banorët të cilët dikur ikën nga ky fshat për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ishin vitet 70 kur banorët e Përcës, filluan të shpërngulen dhe të vendosen kryesisht në Tearcë dhe në Tetovë. Megjithatë ata nuk e haruan vendin e tyre të parë dhe këtë e bënë duke i ruajtur pronat e tyre. Mirëpo Përcë, sot është fshat mjaft i organizuar funksionon bashkësia lokale e Përcës, e cila posedon vulën është e regjistruar në komunën e Tearcës, si gjithë bashkësitë lokale të tjera. Për të mësuar më shumë për këtë fshat të vogël por mjaft karakteristik ne biseduam me Zemri Elezi, kryetar i bashkësisë lokale të Përcës, njeri i vendosur për të ringjallur jetën në këtë fshat. Ai vazhdimisht troket nëpër dyert e institucioneve të ndryshme për të realizuar projekte për Përcën. Elektrifikimi, uji, infastruktura janë disa nga punët të cilët do të realizohen me nismën e bashkësisë lokale të Përcës. Zemri Elezi, kryetar i bashkësisë lokale të Përcës, tha se ky fshat ka 21 banorë. Fluksi më i madh i shpërnguljes së banorëve regjistrohet në vitet 70-ta për shkak të kushteve të rënda ekonomike, dhe banorët tërësisht vendosen në Tearcë dhe në Tetovë. Përafërsisht në këtë kohë ngelin 15 shtëpi por nuk ngelën asnjë banorë. Po të shkosh sot në Përcë, mund të shohësh se fshati ka filluar të lulëzojë, janë ndërtuar tre shtëpi, është regulluar elektrifikimi, së shpejti pritet të bëhet ndërtimi i rrugës dhe regullimi i rrjetit të ujit për pije. Kryetari i bashkësisë lokale të Përcës, tha se nga pushteti lokal përfituam proejktin për elektrifikimin e fshatit. Si kryetar i bashkësisë lokale iu drejtova zëvendësdrejtorit të elektrodistribucionit në Tetovë, Nadi Sulejmani, i cili më udhëzoi që të bëjë kërkesë dhe atë ta dërgojë në komunën e Tearcës, dhe në elektroekonominë e Maqedonisë. Pas kësaj nga elektroekonomia erdhi përgjigjja se kjo kërkesë duhet të adresohet në komisionin për viset jo të elektrifikuara. Në muajin mars të vitit të kaluar komisioni ishte në terren për të vlerësuar gjendjen duke konstatuar se këtu ka kushte për të vënë elektrifikimin. 28 dhjetori i vitit të shkuar kur u vendos rrjeti i elektrifikimit ishte datë historike për banorët e Përcës, të cilët dolën nga erësira disa vjeçare. Tani më ata do të mund të shohin dritën dhe kjo do të jetë një symboli i tyre për tu kthyer në fshat. Një sukes mjaft i madh vitin e shkuar është edhe hyrja e fshatit Përcë në programin e vendeve jo mjfat të zhvilluara të Maqedonisë. Me komunën e Tearcës jo vetëm tani por edhe në të kaluarën ka patur një bashkëpunim të mirë. Si bashkësi lokale në komunën e Tearcës, kemi bërë kërkesë për realizimin e projektit për rrugën Odër –Përcë. Trasa e rrugës është e hapur , duhet të bëhet ekspropejimi, pastaj të bëhet asfaltimi i rrugës. Shpresojmë se edhe ky projekt me ndihmën e banorëve të Përcës, të cilët çdo herë kanë ndihmuar për fshatin dhe të pushtetit local ky proejkt të realizohet dhe Përca, të ketë rrugën e shtruarme asfalt. Tani po të shkosh në Përcë, duhet të sigurosh në makinë të tipit “Niva” sepse rruga është me baltë , po të ishte me asfalt nuk do të kishte asnjë problem për të shkuar drejt Përcës. Karakteristikë tjetër për Përcën, është se ata pas largimit nga fshati nuk i kanë shitur pronat e tyre duke ruajtur kështu traditën e fshatit. Kjo ka bërë që sot të gjithë banorët të cilët punojnë në botën e jashtme të investojnë në tokën e tyre.
Sipas kryetarit të bashkësisë lokale të fshatit Përcë, Zemri Elezi, ky fshat ka nevojë që të zhvillohet në sfera. Turizimi, pylltaria dhe blegtoria janë sferat ku mund të mbështeten në të ardhmen banorët e Përcës. Pozita gjeografike, kushtet klimatike, relievi, freskia janë faktorët kryesor për tu zhvilluar turizmi. Këto kushte Përca i ka dhe do të duhet pak punë për ti tërhequr turistët. Blegtoria, të zhvillohet jo sipas modelit një bari një dele, por sipas modelit perëndimor me krijimin e fermave të mëdha. Në këtë mënyrë jo vetëm në përcë, por në tërë rajonin e komunës së Tearcës, shumë shpejt mund të lulëzojë blegtoria. Kushti i tretë për tu zhvilluar fshati Përcë, është pylltaria. Në anën tjetër edhe pse shumica aludonin se Përca, ishte fshati i vdekur për afër më shumë se një decenie, ajo qëndroi në këmbë por jo e vdekur e fortë si asnjë herë më parë. Këtë dhimbje fshatarët e ndienin në zemër dhe në shpirt Nuk qëndronin indifferent ata me këtë ia aritën tia kthejnë dinjitetin e humbur Përcës, tia kthejnë jetën duke e rilidnur. Sot fshati Përcë i komunës së Tearcës, shfaqet si Feniksi. Zemri Elezi, kryetar i bashkësisë lokale thotë se edhe pse jeta në Përcë, ka qenë e vështirë, aty kanë jetuar të parët tanë por edhe gjenerata më e re dhe si vendlindje ata nuk e haruan kurë. Të shkosh në gurbet të fitosh dhe me ato para të ndërtosh një shtëpi në Përcë, është më shumë se dashuria ndaj vendlindjes, ndaj tokës së të parëve tuaj etj. Ky është realiteti i fshatit më të vogël Përcë, të komunës së Tearcës. Sa i përket sigurimit të ujit për pije ekziston një burim uji dhe këtu do të mund të jetë baza e fillimit të ndërtimit të ujësjellsit. Bashkëisa lokale i falenderon të gjithë ata q ëkanë kontribuar, kontribojnë dhe do të vazhdojnë të japin ndihmën për Përcën, në realizimin e këtyre projekteve. Në aksin rrugor Tetovë-Tearcë, ka shumë fshatra që janë rëzë malit Sharr, por Përca, është i vemti fshat që ka mbetur pa infastrukturë. Në periudhën komuniste të gjitha fshatrat e këtij rajoni në përjashtim të Përcës, kanë mundur të ndërtojnë infastrukturën, ujësjellsin, elektrifikimin etj. Fenomeni i prerjes së drurëve që viteve të fundit ka shëndërruar Sharrin, në një lëndinë pa dru nuk e ka prekur Përcën. Zemri Elezi, kryetar i bashkësisë lokale thotë se në rajonin e fshatit tonë njerëzit nuk e kanë dëmtuar malin. Aasnjë lis nuk është prerë në atarin e fshatit për shkak se të gjithë e kanë ditur se në këtë rajon dikur kanë banuar njerëzit dhe se po ata njerëz tani do të kthehen të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Largoshesh nga Përca, duke lënë pas tre shtëpi të ndërtuara dhe një uikend shtëpizë të re. Ndoshta janë pak tre shtëpi por sinjali që lëshojnë ato është shumë domethënës. Këto tre shtëpi të japin shpresë se jeta që dikur ka lulëzuar në këtë fshat do të lulëzojë sërish. Pas pak vitesh Përca, do të jetë e mbushur me shtëpi, rruga do të jetë e asfaltuar, kurse në fund javë do të jenë turistët. Kështu të paktën shpresojnë banorët e Përcës, të cilët si asnjëherë më parë janë të vendosur që të kthehen në fshatin e tyre që është 25 km, larg Tetovës. Apo më mirë të themi 5 km larg fshatit Odër të komunës së Tearcës. Funksionimi i bashkësisë lokale të këtij fshati po dëshmon se Përca, ekziston është e regjistruar në të gjithë regjistrat e institucioneve shtetërore dhe se njerëzit kanë një vend ku mund të drejtohen për të kërkuar informacione për të mësuar më shumë në lidhje me këtë fshat të vogël.
Marrë nga libri 20 VJET GAZETARI, botim i vitit 2018 i gazetarit Berat Azizi.