• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Dr. Omer Xhemali: Studentët e Universitetit të Tetovës më kanë impresionuar

Intervistën e zhvilloi gazetari Berat Azizi

02/07/2020
| Arsim, Maqedoni

Unë jam në kontakte të mirë me vendlindjen time dhe kam nderin që shumë pacientë me përkatësi të ndryshme kombëtare të kërkojnë ndihmë, por edhe mendimin tim profesional, gjë që kjo mua më bën shumë krenar. Sa i përket numrit të saktë nuk mundem të jap informata, por përafërsisht mund të them se në vit nga vendlindja ime operojë më shumë se 30-pacientë” është shprehur gjatë një interviste Dr. Omer Xhemali .

Dr. Omer Xhemali, një emër mjaft i njohur ne lëmin e mjekësisë. Mund te na flisni pak për biografinë e Juaj, nga fëmijëria, shkollimi i mesëm, studimet, kushtet e jetesës në vendlindje?

Përshëndetje, së pari shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj për respektin që shprehni ndaj meje. Unë jam i lindur në fshatin Tearcë, ku edhe kam kryer shkollën fillore, ndërsa shkollimin e mesëm e kam kryer ne Tetovë. Studimet e mjekësisë i kam filluar në Sarajevë, të cilat nuk munda ti përfundojë për shkak të luftës, dhe më është dashur që t’i ndërpres. Më vonë kam kaluar në Gjermani, ku fillimisht mësova gjuhën gjermane dhe më pas vazhdova studimet në mjekësi, por që nga fillimi. Sa i përket jetës sime në vendlindje, unë kam mjaft kujtime të mira, kam jetuar një fëmijëri me pak brenga, por me një edukim shumë konservator familjar, pasi prindërit e mi ishin punëtor në arsim.
Kam qenë fëmijë i vetëm në familje dhe për këtë shkak ndoshta ata e kanë pasur më lehtë që të sakrifikojnë gjithçka për mua, më kanë kushtuar shumë kohë dhe më kanë dhënë edukimin e duhur. Pra sot me krenari mund të them se prejardhja ime dhe vendlindja ime, kanë qenë dhe janë një pjesë shumë e vlefshme në jetën time.

Qëndrimi Juaj në Sarajevë, nuk zgjati shumë. Pse ?

Siç e ceka më lartë, studimet e mjekësisë i kam filluar në Universitetin e Sarajevës në vitin 1990, por isha i detyruar që të njëjtat t’i ndërpres pak para se të përfundoj më vitin e dytë të studimeve, pra në vitin 1992. Këta ishin kohëra turbulente, dhe në biografinë time apo në jetën time kanë lënë një mbresë të pashlyeshme. Pra ishte koha kur i gjithë vendi ishte i përfshirë nga fillimi i periudhës së tranzicionit e cila do të shoqërohej me konflikte.

Keni punuar dhe vazhdoni të punoni në spitalet më të njohura evropiane. Mund ta na e përshkruani punën tuaj?

Unë me profesion jam kardiokirurg dhe momentalisht jam udhëheqës i Repartit të Kardiokirurgjisë në spitalin Triemli në Cyrih. Nga Janari i vitit 2015, ky spital dhe spitali i Universitetit të Cyrihut, do të fillojë një bashkëpunim, ku përveç punës së deritanishme, unë do të kem përsipër udhëheqjen e stafit të programit për Transplantim, në kuadër të kësaj aleance. Por para se të transferohem në Zvicër, kam punuar në spitalin Universitar të Mainzit, dhe më vonë në Spitalin Universitar të Frankfurtit, ku ende jam i angazhuar në Fakultetin e mjekësisë si profesor i Kirurgjisë Torakale dhe Kardiokirurgjisë.

Në vitin 2009 keni bërë transplantimin e zemrës tek një paciente. Mund të na e përshkruani hollësisht këtë intervenim dhe a ka qenë intervenimi i parë i këtij lloji për Ju?

Po saktë, ky ishte kulminacioni i edukimit tim si Kardiokirurg. Vet operacioni i transplantimit, teknikisht nuk është shumë i veçantë, mirëpo, parapërgatitja e pacientit, sigurimi i organit për transplantim dhe kujdesi gjatë dhe pas operacionit këtë proces e bëjnë shumë të komplikuar.
Ekipi ynë i përbërë nga unë dhe dy mjekë asistent kemi bërë ndërrimin e zemrës tek pacientja. Operacioni ka zgjatur disa orë.
Operacioni kaloi me sukses dhe pacientja ende është në jetë dhe është duke e shijuar jetën si më mirë. Pas këtij intervenimi rregullisht kam pasur intervenime të këtij lloji të cilat kanë shkuar si duhet.

A keni pasur oferta edhe nga spitale të tjera botërore dhe çfarë ka qenë përgjigjja Juaj në këtë drejtim?

Oferta kam pasur dhe ende kam, por për momentin jam shumë i kënaqur me vendin ku gjendem, pasi këtu mundem të aplikojë një trajtim të sofistikuar për pacientet që unë i kam në kontroll. Spitali ku gjendem për momentin është në vend të tretë në Zvicër, me numrin e operacioneve me Zemër të Hapur. Por vitin e ardhshëm pas fillimit te Aleancës se lartpërmendur me Universitetin e Cyrihut, do të jemi spitali më i madh Kardiokirurgjisë në Zvicër. Pra për momentin nuk besoj se kam arsye për ndryshime të mëdha.
Fillimisht jeni vendosur në Gjermani, më pas keni kalua në Zvicër. Ku është dallimi në mes mjekësisë gjermane dhe asaj zvicerane?
Edhe në Gjermani, si edhe në Zvicër, kam pasur mundësinë të aplikojë një mjekësi bashkëkohore me të gjitha kushtet që sot ofrohen për trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiake dhe kardiovaskulare. Dallime të mëdha në mes dy shteteve nuk ka, por Zvicra është shtet më i vogël dhe sado kudo me mundësi financiare ndoshta pak më të ngritura se Gjermania, gjë që ne e vërejmë në shpejtësinë e pajisjes me materiale, por trajtimi i pacientëve mbetet i njëjti.

Ju merreni edhe me veprimtari akademike në lëmin e Kardiokirurgjisë. Me ligjërata dhe Kumtesa shkencore keni marrë pjesë në Konferenca e Simpoziume, në vende të ndryshme. Cilat prej tyre do t’i kishit veçuar?

Pra, që të mundeni të praktikoni një kardiokirurgjie bashkëkohore, duhet që çdo vit të merrni pjesë në simpoziumet vjetore të shoqatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Unë, jam anëtare i shumë shoqatave të këtilla, por ia vlen te përmenden Simpoziumet e Shoqatës Amerikane, që për çdo vit respektivisht në muajin prill mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe unë jam pjesëmarrës aktiv si dhe Kongresi i Shoqatës Evropiane, që mbahet në muajin tetor, ku edhe aty jam pjesëmarrës aktiv. Brenda vitit, përveç ligjëratave obligative para studentëve të mi, unë mbaj mbase edhe 8-12 ligjërata ose seminare edukative nga më të ndryshmet. Puna ime akademike është e ndarë në dy pjesë: njëra siç referova më lart, pra edukimi, dhe tjetra ka të bëjë me hulumtimet shkencore. Pra të dyja këto janë pjesë e përditshmërisë sime.

Jeni anëtarë i disa shoqatave të cilat në simpoziume apo akademi të ndryshme ndajnë edhe çmime për arritjet në mjekësi. Me sa çmime është shpërblyer puna juaj?

Dr. Omer Xhemaili- Deri tani për punime me te mira kam marrë dy çmime shkencore. Njërin çmim e kam nga Shoqata Gjermane dhe çmimin tjetër nga Shoqata Zvicerane për Kardiokirurgji.

Sa shqiptarë nga Maqedonia, kanë kërkuar ndihmën tuaj në Gjermani dhe në Zvicër?

Nëse unë funksionoj si mjek, kjo pyetje do te ishte më së miri të formulohet: sa pacient kam parë nga vendlindja ime? Unë jam ne kontakte të mire me vendlindjen dhe kam nderin që shumë paciente me përkatësi të ndryshme kombëtare të kërkojnë ndihmë, por edhe mendimin tim profesional, gjë që kjo mua më bën shumë krenar. Sa i përket numrit të saktë nuk mundem të jap informata, por përafërsisht mund të them se në vit nga vendlindja ime operojë më shumë se 30-pacientë.

Cila është pozita e Kardiokirurgjisë në botën shqiptare dhe a mund të themi se Ju jeni kardiokirurgu i parë shqiptar?

Fakti që kardiokirurgjia shqiptare hapat e pare i ka bërë që në vitet e 70-ta (Tirane) e mohon atë që unë të jem kardiokirurgu i pare shqiptare. Ne sot kemi shumë kolegë që merren me këtë profesion, dhe kjo mua më kënaq dhe më bën të kem shpresë se kardiokirurgjia shqiptare do të ketë një të ardhme të suksesshme..
Por, sa i përket pozitës së kardiokirurgjisë në botën shqiptare, për fat të keq ende nuk ekziston një institucion i sofistikuar, me punëtore shqiptarë, që do t’i plotësojë kushtet e kardiokirurgjisë moderne. Pra ky është mendimi im, ndoshta edhe gaboj? Unë mendoj se një kardiokirurgji stabile vendin e ka në institucionet shtetërore, siç është një Klinikë Universitare, ndërsa përditshmëria na mëson, se shumica e personave që merren me këtë lloj të mjekësisë (bëhet fjalë për financuesit, jo për punëtoret medicina) në këtë lëmi shohin vetëm një degë që munde te shfrytëzohet për përfitime financiare dhe i takojnë pjesës private të trajtimit shëndetësor.

Para një muaji keni vizituar Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe Spitalin Klinik ku nga afër keni parë kushtet? Cila është përshtypja Juaj, dhe a jeni të gatshëm të ndihmoni personelin e spitalit të Tetovës, në rast se paraqitet ndonjë rast i rëndë?

Se sa shekullore ishte rasti i hapjes së Kardiologjise Invazive në Tetovë, do të vlerësohet ndoshta më vonë. Unë deri tani me te gjitha forcat e mija jam munduar të ndihmojë këtë institucion. Vetë fakti se jam dhe kam qenë mentor i Dr. Valon Asanit, që për mua momentalisht është personi më i plotësuar profesionalisht në këtë lëmi, pra në vendlindjen time, tregon se unë jam munduar por edhe më tutje do të bëj çmos, që të mbijetojë ky institucion. Sa i përket ekspertizës time personale, Tetova tek unë i ka pasur dhe do ti ketë gjithmonë dyert e hapura. Për momentin mendoj se ende nuk janë plotësuar kushtet që të aplikojmë një kardiokirurgji serioze, por kjo nuk do të thotë se ne te ardhmen do të jetë e pamundur pasi me kalimin e kohës gjithçka mund të realizohet.

A keni ndërmend të krijoni ndonjë formë bashkëpunimi me klinikat e kardiokirurgjisë në vendlindje, në Kosovë dhe në Shqipëri?

Sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë, jo. Në disa periudha atje jam munduar të inkuadrohem në këtë lëmi por përpjekjet e mia nuk kanë pasur sukses. Për momentin ekspertizën tim e kërkon Klinika Universitare e Shkupit dhe Fakulteti i Mjekësisë pranë këtij universitet. Në muajin tetor të këtij viti me shpalli “Visiting Professor”, dhe besoj se së shpejti me këtë institucion do të kemi një marrëdhënie të bujshme bazuar në kontratën qe kemi nënshkruar nga ana e të dy institucioneve, pra spitali ne Cyrih dhe në Shkup.

Çfarë i nevojitet mjekësisë shqiptare në Maqedoni?

Sipas mendimit tim, ka ardhur koha që në vendlindje të mendohet pak më shumë për cilësi e jo për kuantitet.

Cila është porosia e Juaj, për mjekët dhe studentët e mjekësisë?

Për mua, ardhmëria u takon studentëve tanë, që më lanë një përshtypje shumë të mirë gjate vizitës në Tetovë. Unë, atje pashe shumë student dhe mjek të ri, të cilët treguan një entuziazëm dhe gatishmëri të bëjnë lëvizje pozitive profesionale, dhe ky fakt më bën të jem shumë krenare me ata. Personalisht gjithmonë do të jem i gatshëm që këta të reja dhe te ri, ti përkrah në çdo aspekt profesional. Sot, pasi mundem të shikoj të kaluarën nga një kënd tjetër, i preferoj secilit student, që të qëndrojë në rrugën e tij, dhe të mos e humb kurrë qëllimin para syve, por gjithmonë duke ditur se ne jemi në shërbim të pacienteve dhe jo e kundërta. Me këtë shpresoje se ata do të jenë personat që do të munden të bëjnë reformat e duhura në sistemin shëndetësor ne vendlindje.

Marrë nga libri “20 VJET GAZETARI” 2018

 


Publikimi i mëparshëm

Fillojnë përgatitjet për Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH

Publikimi i radhës

Lëshohen në qarkullim pullat postare “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”

Publikimi i radhës

Lëshohen në qarkullim pullat postare “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.