• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Për pishtarin e arsimit në fshatin Rakovec – Halil Halilin

20/06/2020
| Aktuale, Arsim, Maqedoni

Qazim Memeti | Me datë 18.06.2020 në ora 15 e 30 minuta, pushoi së rrahuri zemra e njërit ndër katër pishtarët e arsimit të fshatit Rakovec. Ky është pishtari më i ri ndër ato katër pishtarë të cilët nxorrën gjenerata e gjenerata nga ky fshat që sot fshati jonë, si fshat i vogël dhe fshat malor njihet në Tetovë dhe rrethinë, si fshat me numër të konsiderueshëm të njerëzve të shkolluar.
Ky pishtar i arsimit është Halil Halili, i cili në familje dhe në fshatin tonë njiheshte me nofkën- BACI.
BACI me profesion ishte mësues, respektivisht profesor i historisë dhe përveç profesionit të mësimdhënies, ai shpesh herë në fshat kryente edhe profesionin e meizinit, pasi që ishte njohës i mirë dhe praktikant i fesë islame, që nga mosha e rinisë.
BACI njiheshte edhe si patriot, duke dhënë kontribut edhe në politikë, si zakonisht në formimin e partisë së parë shqiptare, si dhe gjatë luftës së vitit 2001 në RMV.
Kudo që shkonim ne të fshatit tonë, identifikoheshim me emrin e BACIT, e nëse rastësisht ai mungonte, të gjthë pyesnin “Ku e keni BACIN ?”.
BACI ishte i urtë, i qetë, i vyeshëm, i ëmbël dhe i dashur për të gjithë, si për familjen, bashkfshatarët, shokët, miqtë, dashamirët dhe për të gjithë ata, që e kanë njohur dhe e kanë dëgjuar.
Kontributi i tij do të mbetet i paharuar në fshatin tonë Rakovec, si mësimdhënës, pleqnues i fshatit, pleqnues i xhamisë dhe organizues i dasmave në fshat.
BACI me cilin takoheshte ashtu edhe vepronte, me fëmiun bëheshte fëmi, me të riun i ri dhe me plakun plak. Ishte kënaqësi të bisedoje me të, pasi që ishte njeri i lexueshëm dhe i ditur. Ai aspak nuk nguronte të përgjigjej në pyetjet që i parashtroheshin, qofshin ato të historisë, fesë, politikës ose ndonjë pyetje këshilluese. BACI përveç që përgjigjej me buzëqeshje ai gjithmonë përgjigjes i bashkangjiste edhe ndonjë batutë, tipike e atij. Kështu që ndeja me të nuk të bënte aspask të mërziteshe.
BACI ishte shumë i durueshëm, shembull se si duhet edhe ne të tjerët të durojmë, që është një nga vyrtytet kryesore të njeriut.
BAC, ju nuk dinit cfarë është hidhërimi, ju ishit i drejtë dhe i njëjtë për të gjithë.
BAC, pa ju në fshatin tonë do të mbetet një boshllëk i madh, i cili kurrë nuk do të zëvendësohet.
BAC, të qoftë i lehtë dheu i fshatit, ku linde, u rrite, u shkollove dhe shumë e shumë kontribove.
BACI, përveç familjes tënde të afërm do të na mungosh edhe neve tjerëve, bashkfshatarëve, shokëve, miqve dhe të gjithë dashamirëve që të kanë njohur.
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, e ju BAC iu kthyet Allahut me shumë vepra të mira. Zoti të falt xhennetin FIRDEUS dhe familjes ia shtoftë durimin, ashtu si ishi i durueshëm ju BAC.

Marrë nga faqja në Facebook e Qazim Memetit. 

 


Publikimi i mëparshëm

Angela Martini e kënaqur me librin e saj: Po e vlerësojnë fansat

Publikimi i radhës

21 qershori – dita më e gjatë e vitit

Publikimi i radhës

21 qershori – dita më e gjatë e vitit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.