• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës e vlerëson të suksesshëm procesin mësimor të realizuar gjatë kohës së pandemisë

11/06/2020
| Arsim, Maqedoni, Rajon

Universiteti i Tetovës, pavarësisht rrethanave të krijuara nga pandemia globale COVID-19, në vazhdimësi u është përmbajtur rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive në vendin tonë, me qëllim të mbajtjes së distancës.

Deri më tani, në të gjitha njësitë akademike janë realizuar me sukses 39.500 orë mësimore online, në ciklin e parë dhe të dytë, me 223.000 pjesëmarrës aktivë (studentë) në të gjitha orët mësimore gjatë semestrit veror, ndërsa në lëndët praktike dhe laboratorike orët janë organizuar me pjesëmarrje fizike.

Pavarësisht se Universiteti i Tetovës i realizoi të gjitha përgatitjet për mbajtjen e provimeve me pjesëmarrje fizike, si rezultat i keqësimit të situatës në vend, kufizimeve të shumta të qarkullimit të lirë të studentëve nga vendi dhe rajoni, aktualisht, prej 8 qershorit, në mënyrë të suksesshme është duke u realizuar mbajtja e provimeve nga distanca, në të gjitha lëndët mësimore, përveç lëndëve me përmbajtje praktike, të cilat realizohen me pjesëmarrje fizike. Mbajtja e provimeve në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë nuk realizohet, sepse natyra e lëndëve dhe e punës në spital e vështirëson mbarëvajtjen e provimeve.

Universiteti i Tetovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke përgatitur udhëzime dhe trajnime konkrete për studentët dhe mësimdhënësit, në lidhje me realizimin e testimit online, me platformë adekuate e praktike dhe mban kontakt intensiv me studentët dhe mësimdhënësit, të cilët kanë nevojë për përkrahje teknike.

Platforma online e provimeve siguron përkrahje për të gjitha lëndët mësimore dhe sipas natyrës së provimeve. Pavarësisht skepticizmit të vlerësimit online në vendin tonë, shqetësimi nga e panjohura, kjo formë e testimit është një përvojë e re dhe në përputhje me universitetet tjera prestigjioze, krijimin e shprehive të reja të punës, ngritjen e një niveli më të lartë profesional akademik, ndërkaq, pavarësisht se sistemi ofron kontroll të vlerësimit me të gjitha mekanizmat në dispozicion të mësimdhënësve, testimi online është njëkohësisht edhe provim për ndërgjegjen dhe sistemin etik të vlerave morale në botën akademike. Shumë arritje akademike filtrohen në bazë të ndërgjegjes profesionale, andaj gjykojmë se studentët dhe mësimdhënësit tregojnë nivel të lartë të përkushtimit dhe sinqeritetit ndaj kësaj forme të testimit, ku në vlerësimin final sigurisht se do të përfshihen edhe aktivitete të tjera mësimore në lëndët përkatëse.

Universiteti i Tetovës e vlerëson shumë angazhimin e studentëve dhe të mësimdhënësve për punën e suksesshme të kryer gjatë të gjithë situatës së pandemisë, duke uruar që sa më shpejtë situata të kthehet në normalitet për të gjithë. Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, realizimi i procesit mësimor në Universitetin tonë vlerësohet i suksesshëm gjatë gjithë situatës së pandemisë.

 


Publikimi i mëparshëm

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

Publikimi i radhës

Kadare, fitues i çmimit “Prozart”

Publikimi i radhës

Kadare, fitues i çmimit “Prozart”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.