• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 29 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nuk ndodh asgjë veç dashurisë!

Kolana UETPRESS – 15 vjet / Titulli: Amygdala Mandala / Autori: Loer Kume /

03/06/2020
| Kulturë, Shqipëri

Preç Zogaj – Librat me tregime paraqesin zakonisht një mozaik temash. Përmbledhja që kemi në duar e shkrimtarit Loer Kume, fitues i çmimit “Kadare” për vitin 2019, nuk bën përjashtim. Por ka ndërkaq veçorinë që tërësia e tregimeve të përfshira në të kanë një bosht qendror, rreth të cilit organizohet dhe shtjellohet lënda e tyre. Një bosht që thellë-thellë është vetë shtysa dhe arsyeja pse shkruhen.

Ky bosht është dashuria. “Kur jeton, njeriu s’kupton gjë. Kur do, i sheh të tëra dhe nuk mund të bësh gjë tjetër veçse të jetosh me tërë fuqinë, sepse kupton që s’ka gjë tjetër veç dashurisë”, thotë në emër të shumë të tjerëve personazhi i njërit prej tregimeve të përmbledhjes. Nuk ndodh asgjë veç dashurisë! Dashuria, më e madhja e ngjarjeve, ose, më saktë, e vetmja! Sa sentenca të tilla mund të numërojmë! Rruga për të mbërritur te këto përfundime kalon nga përjetimi dhe krijimi artistik. Dhe është një kalim si për herë të parë për çdo autor, pavarësisht se të tjerë para tij kanë kaluar aty që nga agimi i kohëve. Por duhet patjetër një risi, një nuancë autentike, një kapje apo qasje e re, një vështrim i ri në temën e përjetshme. Përndryshe libri do të mbetej në suazën e sprovës që ka për qëllim të kënaqë ekzigjenca apo eglendisje personale. Tregimet me temën e dashurisë nga vëllimi i Kumes, si “Njeriu i dëborës”, “Mjegulla”, “Prim”, ndër më të mirët, sipas meje, janë realizime të një cilësie të lartë, ku vizionares, kërkimit dhe thellimit në enigmën e dashurisë u përgjigjet një stil dinamik dhe i kultivuar të shkruari, që mbështetet shpesh te dialogu si mjeti që bashkon në një binom rrëfimin me përsiatjen. Më qëlloi t’i lexoja këto tregime, ndërsa kisha nisur të lexoj librin “Revolucioni i dashurisë” të eseistit të shquar francez të ditëve tona, Luc Ferry. Për herë të parë në histori ndoshta, dashuria është bërë principi themelor i një vizioni të ri të botës, vatra e vërtetë që u rijep sens dhe riorganizon sot vlerat që kanë ushqyer qytetërimin perëndimor dhe modern, thotë Ferry. Ai kërkon të tregojë historinë e emocioneve të thella që ndryshojnë raportin tonë me botën dhe që nuk kanë akoma emër. Kërkon t’u gjejë emrat këtyre raporteve. Një ravgim si ky i eseistit elegant e ndesha të tregimi “Prim”, ku rrëfyesi takohet me një poeteshë të shiut dhe jetës së natës dhe të dy kridhen dora-dorës pa qëllim në kërkim të kuptimit që do t’i çojë te magjepsja e dashurisë. Disa dialogë dhe përshkrime sjellin atmosferën e prozave të ngjashme të Murakamit, shkrimtarit japonez. Në tregimin tjetër me titullin “Njeriu i dëborës”, me temë nga Islanda, ku dashurisë së një çifti i atribuohet fuqia e shpërbërjes së zakoneve njëmijëvjeçare, shohim se, përveç teknikave adekuate të rrëfimit të një subjekti me elemente të legjendës, vjen edhe fryma e prozës së Llaksnes-it, shkrimtarit nobelist të atij ishulli, që në gjuhën shqipe pati ardhur herët me romanin madhështor “Njerëz të pamvarun”. Këto analogji mund të jenë rastësore, letërsia i njeh këto, Borges përmendte në listën e autorëve të dashur edhe ata që nuk kishte lexuar, por “që janë tek unë”.

Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tonë, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distancë që nuk di si t’ia vë emrin me realizimin. Dhe kjo mund të vihet re deri te një lloj sfumimi i personazheve të gjalla dhe nxjerrjes në pah të personazheve-ide, apo që ilustrojnë ide të caktuara. Loer Kume e mbush bollëkun që krijon objektivisht kjo lloj proze e predikateve me kulturën që zotëron dhe me stilin e të shkruarit.

Njëherë e një kohë shkrimtarët niseshin si të tillë dhe shkonin drejt përsosjes së stilit. Vetë Tolstoi shkruante në ditarin e tij: “Duke shkruar përsoset stili”. Në kohën tonë dallojmë të kundërtën: autorët startojnë me një stil mjaft të përpunuar drejt shkrimtarit. Në këtë udhëtim, shkrimtarit Loer Kume i vjen në ndihmë dvojniku apo dyzimi i tij në formën e një gjykatësi të rreptë, që shfaqet dhe tërheq natën nga dorëshkrimet e tij poshtë shtratit apo mbi tryezë, tekstin që duhet hequr. Ndërhyrjen e dytsit të tij të brendshëm në procesin e seleksionimit krijues, autori e ka përshkruar në tregimin “LeNonEncore”, shkruar me mjeshtëri të lartë. Tregim i një vetëdijeje që premton ta çojë përpara Loerin.

Burimi: Gazeta Liberale

 


Publikimi i mëparshëm

Mazrreku (sot Mazrreqa) – kryeqendra administrative në Çamëri në shekullin XIV-XVII

Publikimi i radhës

Kosova dhe Shqipëria prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët

Publikimi i radhës

Kosova dhe Shqipëria prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.