• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Universiteti i Tetovës i përmbylli me sukses “Ditët e hapura”

16/05/2020
| Aktuale, Arsim, Maqedoni

Organizimi i “Ditëve të hapura” (13 -15 maj 2020) nga Universiteti i Tetovës, përmes komunikimit online, zgjoi interesimin e madh të maturantëve nga vendi ynë dhe më gjerë. Edhe pse në kushte pandemie, stafi akademik dhe ai administrativ i Universitetit tonë, bashkë me Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe dekanët e fakulteteve, u angazhuan që përmes platformës online t’i prezantojnë para maturantëve programet studimore të 13 njësive akademike. Maturantët, gjatë tri ditëve u njoftuan me ofertën arsimore – shkencore për vitin akademik 2020/2021, hapat që duhet ndjekur për të aplikuar, dokumentacionin e nevojshëm për t’u regjistruar, kushtet dhe mundësitë që Universiteti i Tetovës i ofron për ata gjatë studimeve, rëndësinë e kredive dhe të bursave, si dhe shumë informacione të tjera, që kanë të bëjnë me organizimin e procesit arsimor – shkencor.
Sipas përgjegjësit të Zyrës për Arsim të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri, organizimi i “Ditëve të hapura”, përmes versionit online, duke u inkuadruar maturantët përmes faqes https://ut-openday.com/index.html , në këto kushte, ka qenë mënyra më e mirë dhe më efikase për ta prezantuar ofertën akademike për të gjithë maturantët e interesuar, që karrierën e tyre profesionale dëshirojnë ta ndërtojnë duke i ndjekur studimet në Universitetin e Tetovës.
Maturantëve të këtij viti,  me një mesazh u është drejtuar edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Përveç përshkrimit për rrugëtimin e Universitetit të Tetovës në dy dekadat e kaluara, ai rëndësi i ka kushtuar edhe dekadës së tretë në të cilën Universiteti i Tetovës ofron studime cilësore të pranuara ndërkombëtarisht. “Universiteti i Tetovës, sot konsiderohet vatër dhe alternativë serioze e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që garanton studime cilësore dhe të pranuara edhe jashtë vendit, të cilat mund t’i ndjekin të gjithë ata që duan të studiojnë në këtë institucion, sipas standardeve të kërkuara nga Sistemi Evropian i Transferit të Kredive dhe tregu global i punës. Universiteti ynë, tashmë hapëron drejt dekadës së tretë, me vendosmërinë, vizionin dhe frymën e rilindësve, pishtarëve të arsimit dhe iluministëve të kombit tonë. Ndaj, për të gjithë ju që do të regjistroheni në ndonjërin nga fakultetet dhe programet studimore që ofron Universiteti ynë, zotohemi se do të punojmë me përkushtim për t’ju përgatitur e aftësuar profesionalisht dhe për t’ju bërë të aftë për konkurrim dinjitoz në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës”, shprehet mes tjerash në mesazhin e tij Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Universiteti i Tetovës vazhdon ta ndjekë me shumë vëmendje situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, dhe deri më tani i ka respektuar të gjitha masat e kërkuara nga autoritetet në këtë periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme. Organizimi i “Ditëve të hapura”, si edhe shumë aktivitete të tjera janë realizuar përmes komunikimit online. / Zyra për Informim /


Publikimi i mëparshëm

Si refuzoi Ali Pashë Gucia që Plava e Gucia t’i jepen Malit të Zi

Publikimi i radhës

Albin Kurti: Ukshin Hoti personalitet i shumëanshëm në historinë kombëtare (Video)

Publikimi i radhës

Albin Kurti: Ukshin Hoti personalitet i shumëanshëm në historinë kombëtare (Video)

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.