Çdo vit, më 3 maj, festohet për parimet themelore të lirisë së shtypit. Festohet për vlerësimin e lirisë së shtypit, mbrojtjen e medies ndaj pavarësisë së tyre dhe për të kujtuar gazetarët të cilët kanë humbur jetën duke ushtruar profesionin e tyre.
3 Maji u shpall Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në 1993 pas një rekomandimi të miratuar në sesionin e 26-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në 1991.
Kjo ditë shërben si një rast për të informuar qytetarët për shkeljet që i bëhen lirisë së shtypit, duke treguar raste të censurës, gjobave, pezullimeve dhe mbylljen e shumë gazetave, televizioneve dhe të gjithë masmediave. Po ashtu dhe gazetarët, botuesit dhe redaktorët të cilët sulmohen, kërcënohen ose akoma më keq, vriten.
Është një datë për të inkurajuar dhe zhvilluar iniciativa në favor të lirisë së shtypit dhe për të vlerësuar gjendjen e lirisë së shtypit në mbarë botën.
Gjithashtu, shërben si një kujtesë për politikën, për të respektuar lirinë e shtypit.