• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Etnomuzikologu Bekim Ramadani: Kënga e bilbilit, një nga meloditë më të bukura në natyrë, janë shkruar me qindra libra, poezi, opera ….

02/05/2020
| Kulturë

Jam në pritje të dritës së aurorës sepse e dua këtë dukuri natyrore që lind nga përplasja e grimcave qiellore me ato të shtresës më të lartë tokësore. Qëndroj në ballkonin e kuzhinës i shoqëruar nga heshtja e natës. Vështroj yjet dhe flas me to përmes shikimit, por ja që ca mjegulla më dalin përpara dhe ma rëndojnë frymëmarrjen. Ma kufizojnë lirinë e cunguar nga vallja e murtajës. Eh! Sapo mallkova veten që nuk jam durimtar, shpërthejnë nga të katër anët ftesat për lutje, për shpëtim. I çoj duart dhe pëshpëris: “O Arkitekt i gjithësisë, na bën të ditur, të ndershëm, të përgjegjshëm, të drejtë…! …Lejo që paqja dhe mirëkuptimi të sundojnë mbi ne!… I mposhtur nga ndjesia e nënshtrimit dhe e mëshirës, u dalldisa për një kohë të gjatë derisa nuk dëgjova këngën e bilbilit që qëndronte mbi krahun tim të djathë. Çfarë befasie! Po më përsëritet legjenda për lindjen e poezisë…

Kënga e bilbilit është e zëshme, me një gamë mbresëlënëse, prekëse, me trilerë. Kjo këngë, kjo ndjenjë, përjetohet rrallë. Nga emocionet morra frymë thellë dhe kjo sikur e trembi këtë zog shtegtar, të cilit poetët romantikë i dhanë cilësi të muzës. Iku, iku, e më të iku edhe pamja ime përrallore. Vazhdoj të nuhasë puhizën e mëngjesit duke evokuar për Viliam Vordsvortin dhe Samuel Kolrixhin të cilët bilbilin e kanë parë si model i poetizimit natyror, pastaj Xhon Kitsi i cili atë e ka paraqitur si poet ideal… Se ç’më ra ndërmend edhe përralla e Hans Kristian Andersenit për zogun e mahnitshëm dhe perandorin kinez.

Ka shkencëtarë që pohojnë se edhe muzika ka lindë (Çarls Darvin) nga kënga e bilbilit dhe gjallesave të tjera në procesin e afrimit, bashkimit, si mjet për tërheqjen e qenieve të gjinive të kundërta.

Për bilbilin kënga është jetë, ndërkaq për artistët kënga e bilbilit është frymëzim. Për të kanë shkruar Aristofani, Virxhili, Shekspiri etj. Kënga e bilbilit është përshkruar si një nga meloditë më të bukura në natyrë, andaj për këtë dhuratë të perëndisë janë shkruar me qindra libra, poezi, opera e vepra të tjera artistike. Edhe gjeniu shqiptar ka thurë përplot këngë mbi këtë motiv, si: “Bylbili në çabrat”, “Shkon bilbili për hava”, “Kno mor zogu i malit”, “Këndo bilbil fushave”, “Erdhi bilbili”, “Ç’po këndon bilbili moj”, “Bilbili në maj ja thotë”, “O bilbil i malit o” etj.

Ky motiv më frymëzoi edhe mua që ta përpunojë për kor mikst këngën popullore nga zona e Pollogut “Knon bilbili”.

Dëgjim të këndshëm!

https://www.facebook.com/margaritaretBeko/videos/3497819526911462/


Publikimi i mëparshëm

Dy vëllime për Skënderbeun në shumë dimensione

Publikimi i radhës

3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Publikimi i radhës

3 Maji - Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.