• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Maskat standard i jetës sonë të përditshme?

20/04/2020
| Opinione

Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin Corona në Gjermani ka rënë ndjeshëm. Prandaj lande të ndryshme zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave.

Pas lajmeve për zbutjen e masave kufizuese për shkak të epidemisë së Coronës kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, mendon se Gjermania do të përballet me një fazë të gjatë kufizimesh për shkak të krizës së Coronës. Për revistën “Der Spiegel” ai tha se “Ne nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë jetën tonë të mëparshme dhe se mbajtja e distancës dhe masat mbrojtëse do të vazhdojnë të jenë standardi i jetës sonë të përditshme.”

Më pak frikë nga Corona

Por sipas një studimi të bërë nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani frika nga infeksioni me virusin Corona kohët e fundit ka rënë ndjeshëm. Sipas “BfR Corona Monitor” përqindja e të anketuarve që kanë frikë nga një infeksion i mundshëm ra këtë javë në 26 përqind. Javën e kaluar ajo ishte 40 përqind.

Sidomos të rinjtë mendojnë se rreziku i virusit të ri për shëndetin nuk është dhe aq i madh, tha presidenti i BfR Andreas Hensel. Për këtë arsye edhe mirëkuptimi për masat kufizuese, si kufizimi i daljes në mjedise publike ose mbyllja e dyqaneve gjithashtu ka rënë.

Maska me detyrim në mjetet e transportit publik

Për këtë arsye edhe lande të ndryshme të Gjermanisë zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave, kur qytetarët përdorin mjetet e transportit publik. Landi Mecklenburg-Vorpommern ndoqi shembullin e Saksonisë edhe përdoruesit e tramvajeve, metrove, autobusëve ose taksive në këto lande janë të detyruar të mbajnë maska që mbulojnë gojën dhe hundën, ose si alternativë mbrojtje mund të mbajnë edhe shall. Sa u përket blerjeve në dyqanet me pakicë mbajtja e maskave rekomandohet me forcë, por nuk është e detyrueshme. / DW /

 


Publikimi i mëparshëm

“Mrekullia mbi tokë”/ Ja ku ndodhet vendi i pagëzuar si ishulli i Koronës

Publikimi i radhës

Katër vallëzime me absurdin

Publikimi i radhës

Katër vallëzime me absurdin

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.